Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se të gjitha kapacitetet prodhuese të shtetit për energji elektrike do të jenë në gatishmëri dhe se si rrjedhojë vendi nuk pritet të ketë probleme me energjinë elektrike, përcjell TV21. Bekteshi tha se transformatori për bllokun e 3 të TEC Manastir është në Greqi dhe pritet të arrijë në vend, ndërsa theksoi se momentalisht TEC Negotinë nuk ka llogari të punojë për shkak të çmimit të derivateve. “Mund të ju them qytetarëve dhe kompanive të jenë të qetë. Në Maqedoninë e Veriut pothuajse gjithçka është nën kontroll. Nuk janë paraparë restrikcione. Në vazhdimësi do…

Lexo më Shumë

Me rastin e 114-të vjetorit të Kongresit të Manastirit, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi sot organizon Akademi solemne. Përmbajtja rifillon pas shpalljes Siç informojnë nga kabineti i Grubit, në manifestimin qendror për Ditën e alfabetit të gjuhës shqipe është parashikuar të marrin pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe lideri i partisë politike BDI, Ali Ahmeti.

Lexo më Shumë

Nga ambasada e Gjermanisë në Shkup njoftojnë se aplikimet për termine për muajin janar duhet të bëhen duke u regjistruar në listën e pritjes për termine nga data 05.12.2022 në orën 10:00 deri më 13.12.2022 në orën 15:00. Më tepër në linkun në vijim: Regjistrimi dhe caktimi i termineve sipas “Rregullores për Ballkanit Perëndimor”

Lexo më Shumë

Deputeti i Kuvendit, Kastriot Rexhepi, i ftuar sonte në panelin e emisionit Click Plus, në TV21, tha se ai pasi u nda nga grupi i Lëvizjes Besa, është ftuar nga kryeministri Kovaçevski gjatë formimit të Qeverisë, por ai nuk i ka kërkuar ndonjë funksion publik. “Që kur kam hyrë në Qeveri nuk kam marrë asnjë drejtori. Kryeministri Kovaçevski më ka ftuar edhe mua bashkë me partitë e tjera politike që i thërriste për konsultime për t’iu prezantuar atyre pikat programore, po ashtu më ka ftuar edhe mua. Por, unë në asnjë moment nuk i kam kërkuar ndonjë drejtori për shkak…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi se dakordohet me qëndrimin e Ambasadës së SHBA-së në vend lidhur me zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Derisa ai konsideron se nevojiten reforma shtesë në sistemin e jurisprudencës së shtetit. “Unë dakordohem me deklaratën e Ambasadës amerikane. Më duhet të jem i sinqertë. Këtu mund t’ju them lirisht se si kryetar i Qeverisë dhe si Qeveri, flas për ministrat, ne nuk patëm kurrfarë pjese në zgjedhjen e shefit të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar, duke pasur parasysh atë se bëhej fjalë për…

Lexo më Shumë

Në prag të 114 vjetorit të Kongresit të Manastirit ku u bë edhe unifikimi i alfabetit, gjuha shqipe sot nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Përdorimi i fjalëve nga zhargoni i përditshëm, huazimet apo edhe komunikimi kryesisht në gjuhë të huaj i më të rinjve kanë bërë që gjuha shqipe të mos flitet në formën e saj më të pastër. Profesori Avzi Mustafa thotë se ndjen keqardhje për gjendjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Ai thotë se mësimdhënësit kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në mënyrën se si brezat e rinj shprehin mendimin në gjuhën…

Lexo më Shumë

Me 364 vota “për” dhe 1 “kundër”, sot u zgjodh kryetarja e re e Partisë Liberale Demokratike, deputetja Monika Zajkova. Ajo u shpreh me udhëheqjen e saj do të ndërtohen politika që do të sigurojnë të ardhme më të mirë. “Ju premtoj lidership drejt të ardhmes. PLD-në e shoh si parti që ndërton politika që do të sigurojnë të ardhme ku të gjithë jetojmë më mirë se sot”, u shpreh Zajkova. closevolume_off Sipas saj, tani është koha që të ndërmerren veprime për shkak të brezave të ardhshëm.

Lexo më Shumë

Kodi Penal i miratuar të hënën (21 nëntor) në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me votat edhe të pushtetit edhe të opozitës, pengimin në punë të gazetarëve në këtë vend e trajton si pengim në punë të personave zyrtarë. Gjithashtu veprat penale “vrasje”, “detyrim me dhunë” dhe “cënim i sigurisë” do të trajtohen më ashpër nëse kryhen ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, njofton TRT. Sipas të dhënave të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë sëVeriut, në vitin 2020 ka pasur 14 sulme ndaj gazetarëve, nga të cilat 8 kanë qenë ndaj gazetareve dhe vetëm 2 janë zgjidhur me vendim gjykate. Në…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Shkup. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Kurti do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ndërkohë që për në ora 11:00 është paraparë edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave.

Lexo më Shumë

Pas vendimit të VMRO-DPMNE-së, tani edhe LSDM-ja filloi të publikojë të dhëna për shumën e të ardhurave, por për zyrtarët e pushtetit të kaluar. Ivica Tomovski nga VMRO-DPMNE ishte në fokusin e socialdemokratëve, i cili faktikisht shpalos shumat e udhëheqësisë nga pushteti aktual. Nga “Bihaçka” thonë se ai si ish-udhëheqës i SH.A. ELEM Tours vetëm nga pagat ka marrë 30 mijë euro. Në të njëjtën kohë, siç shtojnë ata, Tomovski para se të merrte detyrën e ka shkelur ligjin, kur përmes një kompanie ku ka qenë udhëheqës nga ELEM-i ka argëtuar fatura në para të gatshme. “Kompania e Tomovskit ka…

Lexo më Shumë

Të martën drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski do të raportojë në mbledhje të mbyllur të Qeverisë mbi gjitha procedurat se si ka ardhur deri tek shtetësia oligarki ukrainas Oleksander Onishçenko. Në fund të dhjetor sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ASK-ja do të ketë drejtor të ri. “Ajo që kërkova unë një raport i hollësisht në përputhje me hetimet ose analizat që i bën ASK-ja dhe drejtori të vjen dhe të shpalos raportin në seancë të mbyllur të Qeverisë. Kjo me gjasë do të ndodh nesër. Siç e dini edhe ju nga seanca e karakterit të mbyllur të Qeverisë…

Lexo më Shumë

Në emisionin Happy Day në Konsullatën Shqiptare të Manastirit, Risto Qirijaz i cili është një shqiptar ortodoks tha se ai nuk ka frikë dhe nuk e fsheh identitetin e tij, siç bëjnë të tjerët. ”Krenohem që jam pjesë e familjes Kirijas, gjyshërit e mi kanë punaur me vizion për prosporitetin dhe përparimin e popullit shqiptar, e dyta un e kam djalin tim dhe nuk brengosem për tjerët ato e fshehin të tregojnë edhe identifikohen se janë shqiptar, tani më erdhi një mbesë ti shikojë varrezat e gjyshërve të tyre në Manastir dhe ishte shumë e kënaqur edhe ajo identifikohet si…

Lexo më Shumë