Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nesër fillon debati për Propozim-buxhetin e vitit 2023 të cilin Qeveria e miratoi më 2 nëntor. Ministri i Financave Fatmir Besimi preet interesim të madh për diskutim. Në deklaratë për MIA-n, thekson se gjithpërfshirja është gjithmonë e mirëseardhur për t’u përballur argumentet “pro” dhe “kundër” dhe për të zgjedhur më të mirën. “Dialogu, diskutimi dhe dëgjimi i opinioneve të ndryshme që do të kontribuojnë në krijimin e politikave më të mira për zhvillimin e përgjithshëm të vendit është qasja në punën time dhe institucionin që drejtoj. Në këtë drejtim shoh edhe diskutimin që duhet…
Author: Hamdi Kumanova
Televizioni bullgar BTV, në mëngjes ka publikuar video incizim nga incidenti në të cilin persona të maskuar kanë dëmtuar qendrën kulturore bullgare “Car Borisi i Tretë” në Ohër. Në incizimin e kamerave të sigurisë së Klubit vërehen tre persona se si e demolojnë klubin me gur. Nga SPB Ohër, thonë se nuk kanë informacione të mjaftueshme për incidentin përveç asaj që është thënë ditën e djeshme dhe se vazhdojnë me masat për gjetjen e kryerësve. Në lidhje me publikimin e video incizimeve, zëdhënësi i SPB-së Ohër, Stefan Dimoski shkurt u përgjigj se “do të shfrytëzohet gjithçka që mundet të…
Kyetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra do të kërkojnë nga Qeveria që të zgjidhet problemi me krizën energjetike të bizneseve dhe kompanive. Mendi Qyra tha se do të mundohen të gjejmë zgjidhje edhe për të rinjtë që të mos ikin nga vendi. “Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi sidomos mikro dhe biznesi i vogël është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin e energjetikës ne kemi problemin e resurseve njerëzore e cila për fat të keq të…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri të ditur se për ndryshimet kushtetuese përgjegjësi duhet të mbajne të gjithë partitë politike. Sa i takon përfshirjes së Ash në qeveri theksoi se dyert e qeverisë janë të hapura për të gjithë partitë pro evropiane. Marketing Kryeministri Dimitar Kovaçevski sërish ju bëri thirrje deputetëve që të mbështesin ndryshimet kushtetuese duke ju rikujtuar se janë të zgjedhur pikërisht me votat e qytetarëve, dhe se qytetarët dëshirojnë të shohin vendin në Bashkimin Evropian. Ndryshimevet kushtetuese, sipas Kovaçevskit janë përgjegjësi e të gjithë partive politike që janë të përfaqësuara në Kuvend. “Deputetët në Kuvend duhet të kenë parasysh…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka uruar Ditën e Alfabetit Shqip duke u shprehur se bashkëjetesa në një shoqëri multietnike dhe shumëgjuhësore është vlerë e pakontestueshme dhe si e tillë duhet respektuar dhe vlerësuar. Ai nëpërmjet urimit të tij për 22 nëntorin uron shqiptarët për ditën e alfabetit dhe stimulon qytetarët për respekt të ndërsjelltë. “Bashkëjetesa është fryt i besimit, e cila zë rrënjë kur njerëzit respektojnë dhe mbështesin identitetin e tjetrit. Ky lloj besimi është i domosdoshëm për t’i përballuar më me sukses sfidat tona të përbashkëta dhe për të ndërtuat një shoqëri të drejtë me…
Është hera e parë në tridhjetë vitet e fundit që partitë politike bëjnë ndryshime në ribalancimin e buxhetit të Qytetit të Shkupit, theksoi kryetarja aktuale e Shkupit, Danela Arsovska në studio 10 të 24Vesti. “Asnjë parti tjetër nuk e ka bërë këtë, vetëm VMRO-DPMNE. Bllokada nuk do të thotë që Qyteti nuk do të funksionojë, por që nuk do të mund të realizohen shumë projekte të paralajmëruara. Ribalanci nuk është i madh, por problematike është vetë bllokada. Nuk ka asnjë arsyetim pse VMRO-DPMNE bllokon. Janë dorëzuar rreth 12 amendamente. Ndonjëherë kotësia është më e madhe se e mira e Shkupit…
Trendi i uljes së konsumit të energjisë elektrike nga institucionet shtetërore vijon edhe në muajin tetor. Sipas të dhënave të Elektroshpërndarjes për kursimin e energjisë elektrike, rezulton se ndërtesat administrative të Presidentit të Shtetit, Kuvendit, Qeverisë, ministrive, SHA EMV, SHA MEPSO kanë arritur një konsum të reduktuar të energjisë elektrike mesatarisht 29 për qind, që është më shumë krahasuar me kursimin total prej 20 për qind të arritur në shtator, ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. “Të gjitha institucionet në muajin tetor kanë të paktën 15 për qind ulje të konsumit të energjisë elektrike, që është në…
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot përuroi rikonstruksionin e rrugës Ropalcë–Mateç, përcjell TV21. Ahmeti tha se të gjithë funksionarët kanë mbështetjen politike të BDI-së në kryerjen e punëve në infrastrukturë. “I inkurajoj të gjitha autoritetet që kanë përgjegjësi në shtet të vazhdojnë me punët e tyre, të vazhdojnë me infrastrukturë, të vazhdojnë me vepra të cilat e ndryshojnë jetën e qytetarëve dhe çdo veprimtari dhe çdo aksion i të gjithë funksionarëve ka mbështetje të fortë politike nga BDI”, deklaroi Ahmeti. Ahmeti nga këtu bëri thirrje për luftë të pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit, por edhe…
Qytetarët mund të lëvizin në parkun kombëtar të Malit Sharr. Por, kjo do të jetë me leje të posaçme në zonat e kontrolluara rreptësishtë të këtij parku. Kështu thotë ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit Jetësor, Naser Nuredini, i cili i ka quajtur dezinformata informacionet se me shpalljen e një pjese të Malit Sharr për Park Kombëtar dhe me përcaktimin e kufijve, qytetarët nuk do të mund të lëvizin në parkun kombëtar, qoftë edhe për shëtitje apo për piknik. Sipas tij, Parku Kombëtar është krijuar pikërisht për qytetarët dhe për zhvillim ekonomik. Më tej, ai tha se nuk krijojmë muze,…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se kohëve të fundit opozita nuk po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kovaçevski tha se kërkesa e tyre është e luhatshme. “Kohën e fundit nuk e shoh që kërkojnë, kanë amplituda në kërkesën dhe mos-kërkesën e zgjedhjeve të parakohshme, para dy javësh thanë se nuk do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme, pas dy javëve thanë se do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme”, tha mes tjerash Kovaçevski. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Kovaçevski theksoi se kjo është përgjegjësi e të gjithë partive politike që janë të përfaqësuara në Kuvend. “Shumica e 2/3 për ndryshimin e Kushtetutës…
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi me rastin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe – 22 Nëntori dërgoi urim deri te pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Më lejoni që në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim, me gëzim të veçantë t’ju dërgoj urime të përzemërta me rastin e një prej festave më të rëndësishme shqiptare, 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit, me urime të sinqerta për sukses dhe përparim të pafund për shqiptarët kudo që janë”, thuhet në urim. Kryetari i Kuvendit rikujton rëndësinë e festës.…
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, konfirmoi edhe njëherë se kreu i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK), Viktor Dimovski do të raportoj në mbledhjen e sotme të qeverisë lidhur me shtetësinë e Onishçenkos, megjithatë ishte i prerë se nuk do të ketë detaje nga ky raportim, shkaku se seanca është e mbyllur. – Advertisements – “Do të ketë seancë të mbyllur të Qeverisë dhe nga ajo seancë unë nuk do të mund t’ju informoj sepse është e karakterit të mbyllur”, tha Kovaçevski.

