Author: Hamdi Kumanova

Javën e kaluar një grup prej më shumë se 80 eurodeputetësh nga grupe të ndryshme politike i janë drejtuar me letër Komisionit Evropian duke i kërkuar që të hiqen barrierat e roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor, përcjell TV21. Eurodeputeti austriak nga Partia e Gjelbër Evropiane, Thomas Waitz thotë se kjo do të ndihmonte që shumë mërgimtarë nga Ballkani të komunikonin më lehtë me familjet e tyre. “Ne kemi nevojë urgjente për një integrim më të ngushtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe një hap drejt kësaj do të ishte shembja e barrierave të roaming. Kjo jo vetëm…

Lexo më Shumë

Pas paralajmërimit se me mosmarrëveshjen me qytetin e Shkupit në lidhje me autobusat privat, sot shoferët kanë dalë në protesta para qytetit të Shkupit duke bllokuar hyrjen kryesore me parkimin e autobusëve, përcjellë Klan M. Ndërsa dje kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska u bëri thirje përfaqësuesve të shoqatave private të autobusave privat “ Slloboden prevoz dhe “Makekspres” të protestojnë para selive të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së pasi drejtorët e tyre kanë gjeneruar borxh, ndërsa duan ta paraqësin si dështim të tanishëm të Qytetit. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Maqedonia merr këstin e parë prej 110 milionë euro nga huamarrja e fundit e miratuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar prej 530 milionë euro përmes Instrumentit për maturi dhe likuiditet, njoftojnë nga Ministria e Financave. Më parë, Bordi i Drejtorëve të FMN-së miratoi kredinë për Maqedoninë në kuadër të Instrumentit për maturi dhe likuiditet. Sipas Ministrisë, fondet janë për përballimin e “goditjes që vjen nga jashtë, për mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive dhe stabilitetin në furnizimin me ushqime dhe energji”. Këto 110 milionë euro do të tërhiqen menjëherë dhe do të përdoren deri në fund të këtij viti kalendarik dhe kësti…

Lexo më Shumë

Në protestën që po mbahet nga shoferët e autobusave privat para qytetit të Shkupit, të cilët nuk arritën marrëveshje me kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovskën. Shihet edhe prania e policëve, por diçka e pazakontë vërehet parkimi i kësaj veture të policisë në vendin e siguruar për personat me karroca para komunës së qytetit, gjë që është kundër rregullave të parkimit dhe merret gjobë. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Nga 1 dhjetori i këtij viti do të vihen në funksion të gjitha kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike që disponon SHA EMV, njoftoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ai siguron se nuk do të ketë probleme si në furnizimin me energji elektrike ashtu edhe në atë termike. Llogaritjet janë bërë edhe për çmimin e energjisë elektrike nga 1 janari, por Bekteshi nuk pret rritje të ndjeshme për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. Mbeten apelet për kursim të energjisë elektrike nga të gjithë, të cilat në institucionet shtetërore në tetor arritën në 24 për qind. Qytetarët dhe kompanitë të jenë të…

Lexo më Shumë

Në Malin Sharr mbrëmë ka rënë bora e parë. Nga fotot dhe video të shpërndara në rrjetet sociale shihet se majat e Malit Sharr janë mbuluar nga bora Sipas DPHM-së, sot në vendet malore të vendit do të ketë reshje të borës. Moti sot në vend do të jetë pjesërisht i vranët me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Pozharane 34 litra në një metër katror, në Tetovë 31, Mavrovë 29, Krushevë 27, Pretor 22, Kriva Pallankë 17, Ohër 14, Prilep 13, nga 12 litra në metër katror në Manastir dhe Kumanovë, ndërsa 11 litra në Shkup. Më ftohtë në mëngjes është në Kodrën e Diellit me -2 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë në Strumicë nëntë gradë Celsius, informon DPHM. Gjatë natës moti ishte me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në pjesët më të larta malore në veriperëndim me reshje të dëborës. Në mëngjes është me vranësira…

Lexo më Shumë

Një vajzë 26 vjeçare thuhet se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj dhjetë vite më i madh. Nga ana tjetër 36 vjeçari ka paraqitur në polici se është sulmuar fizikisht nga nëna e të dashurës së tij. Ngjarja ka ndodhur në Çair. Nga MPB thonë se po hetojnë rastin, ndërsa pas zbardhjes do të merren masat e nevojshme ligjore. “Me datë 20.11.2022 në ora 17:50 në Stacionin Policor Çair, 26 vjeçare nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 13:00 në një parking në zonën e Çairit, pas një debati të mëparshëm është sulmuar fizikisht nga i dashuri i…

Lexo më Shumë

Në sheshin “Maqedonia” në Shkup sot sërish është “fundosur” një kamion në hapësirën e shatërvanit. Automjeti është me targa të huaja. Kjo nuk është hera e parë që një kamion bie në shatërvanin që nuk funksionon ndërsa apelet e autoriteteve për të mos lëvizur automjetet në atë hapësirë duket se kanë qenë të kota. Ekipet e MPB-së ndodhen në terren.

Lexo më Shumë

Abdul-Selam Selami i cili humbi motrën dhe dhëndrin në tragjedin me Autobusin në Bullgari përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ju bën Apel organeve kompetente: Ky mëngjes i sodit para 1 viti ishte mëngjesi më i rënd që mund ta përjeton një trup njeriu,ishte mëngjes i errët për mua, familjen time si dhe familjarët e 45 engjujve tjerë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bulgari! Dita ditës dhimbja më e rëndë për juve motër dhe dhëndër, u takofshim aty ku është jeta e përhershme dhe Xheneti të jetë vendëtakimi jonë i ardshëm! Organeve kompetente për…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 136 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 11 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për mosdhënien e përparësisë. Janë shqiptuar dhe 5 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 3 për vozitje në gjendje të dehur.

Lexo më Shumë