Vazhdon rënia e investimeve dhe ndarja e buxhetit për shkencë në vendin tonë. Ashtu sikur viteve të kaluara edhe këtë vit nga buxheti i paraparë, për shkencë nuk do të kalojnë as një përqindëshin nga buxheti i përgjithshëm. Ndërkohë investimet në shkencë janë në rënie të vazhdueshme për 10 vjet me radhë. Në propozim-buxhetin për vitin 2023, i cili është në fazën e miratimit, për shkencën janë planifikuar rreth 4.375.000 euro apo 268.236.000 denarë. Ky buxhet i paraparë për shkencë gjatë vitit 2023 është më i ulëti në 10 vitet e fundit. Ndërkohë në vitin 2014 për shkencën ishin ndarë…
Author: Hamdi Kumanova
Sindikata e pavarur e Qendrës Klinike sot ka arritur marrëveshje me Qeverinë, me të cilën protesta e paralajmëruar për nesër është anuluar, konfirmoi nënkryetari i Qendrës Klinike Predrag Serafimovski. Ai theksoi se oferta e qeverisë është në përputhje me kërkesat e tyre dhe për këtë u mor vendimi për të mos protestuar. “Sot zhvilluam një takim me kryetarët e 56 organizatave sindikale, me rreth 5.000 anëtarë nga Qendra Klinike “Nënë Tereza”. Me insistimin tonë morën pjesë ministri i Shëndetësisë Bekim Sali dhe zv. ministri Vlladimir Rendevski, të cilët ia prezantuan vendimin Këshillit”, thotë Serafimovski. Sot pasdite do të mbahet një…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, gjatë ditës së sotme bëri të ditur se kryesisht është i kënaqur me kursimin e energjisë elektrike nga institucionet shtetërore, por bëri me dije se disa komuna nuk e kanë reduktuar konsumimin e rrymës për 15%, sipas asaj që ishte rekomanduar, por madje e kanë rritur 474%/, siç është komuna e Haraçinës. Për këtë janë përgjigjur edhe nga Komuna e Haraçinës, ku kanë bërë me dije se shpenzimet kanë qenë për shkak se kjo komunë vitin e kaluar kjo komunë ka qenë e vendosur në ambiente më të vogla, përkatësisht nëpër baraka, ndërsa këtë vit…
Qytetarët me orë presin autobus në shi Edhe pse në tabelën informative shkruan se autobusi do të vijë për një ose dy minuta, kjo nuk ndodh, qytetarët presin autobusa me orë, ndërsa ato privat fare nuk kalojnë. “Ka problem edhe me autobusar privat por edhe me ato shtetërorë. Po pritet shumë, ndodh ndonjëherë të shkruan në tabelën informative se do të vjen një autobus ndërkaq nuk vjen fare. Nuk është e sigurtë a do vjen autobusi apo jo për këtë shkak dalim nga shtëpia më herët”, thotë një qytetar. Më rëndë e kanë banorët e fshatrave që shqyrtëzojnë transportin urban.…
Marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të cilat karakterizohen me angazhim në të gjitha fushat me interes të përbashkët, interesi për bashkëpunim në fushën e proceseve integruese evropiane dhe realizimi i aspiratave evropiane për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian si dhe prioritetet strategjike të të dy vendeve ishin tema per të cilat u diskutuan në takimin. Gjithashtu, Ademi e uroi ambasadorin për statusin e kandidat të Moldavisë në BE, duke shprehur vullnetin për të shkëmbyer përvojat e vendit tona në procesin e integrimit evropian.
23 Nëntori 2021, është një datë që do të mbahet mend nga publiku në Maqedoni dhe Bullgari. Që në orët e para të mëngjesit mediat filluan të shpërndajnë informacione për një aksident të rëndë trafiku me autobusin e Besa Transit në rrugët bullgare. 44 pasagjerë vdiqën në aksident dhe shtatë mbijetuan. Por, derisa imazhet e ditës fatale zbehen për publikun e gjerë, kujtimet janë ende të freskëta për të mbijetuarit. Në mesin e tyre janë edhe Lulzim dhe Medina Sulejmani nga Presheva, të cilët folën për emisionin “360 gradë”. Për organet e drejtësisë bullgare arsyet e ngjarjes janë të qarta.…
Drejtori i përgjithshëm i HMV SHA Transport, Majan Vejseli në një postim në profilin e tij në FB ka uruar festën e madhe të shkronjave shqipe. Vejseli në postimin e tij shkruan ”114 vjet shkronja shqipe! Gëzuar Ditën e Alfabetit!”
Autobusët privatë të linjave 9, 12, 22, 23 dhe 45 të “Slloboda Prevoz” edhe sot nuk dolën në qarkullim. Greva e shoferëve vazhdoi edhe sot në shenjë revolte për pagesat e pashlyera ndaj tyre nga ana e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik që është nën kompetenca të Qytetit të Shkupit. Lenin Jovanovski nga “Slloboda Prevoz” tha se kërkojnë takim me kryetaren e Qyteti të Shkupit, pasi sipas tij ajo është informuar gabim për kërkesat e tyre. Borxhi i qyteti ndaj tyre, siç tha Jovanovski, është më shumë se 61 milion denarë. Ai përmendi se shoferët po mendojnë edhe për bllokimin e…
Grupi parlamentar i VMRO – DPMNE -së ka dorëzuar sot 200 propozim amendamente për buxhetin shtetëror për vitin e ardhshëm. Deputeti i kësaj partie, Bojan Stojanovski tha se përmes këtyre amendamenteve, mes tjerash, kërkojnë ulje të akcizës së derivateve, me çka pritet të ndikojë edhe në uljen e çmimeve të produkteve, prolongim për një vit të tatimit progresiv dhe të gjitha ndryshimeve në tatimet për të ardhurat personale, si dhe fundjavë pa TVSH për produktet ushqimore. “Amendamentet i përfshijnë edhe kërkesat e sindikatave, përkatësisht rritje të mjeteve për paga për administratën për 15 përqind. Le të pranohet ky amendament, ndërsa…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi së bashku me një ekip të ngushtë funksionarësh nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ka vizituar sot Likovën, Hotlën dhe Mateçin. Në Likovë është përuruar rruga e riparuar Ropalcë-Mateç, ndërsa në Hotël dhe Mateç janë kryer nderime për dëshmorët me ç’rast janë mbjellur dhe disa fidane të reja. Postimi i plotë në Facebook: “Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryetarin e komunës së Likovës Erkan Arifi, drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi, ministrin e arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri, deputetët dhe banorët e zonës, dita e sotme festive e 114 vjetorit të Kongresit…
Institucionet lokale dhe qendrore në vend kanë obligim përkthimin e formularëve në të dyja gjuhët. Ky proces në disa institucione respektohet por në të tjerat stagnon potencon Drejtori për zbatimin e gjuhës shqipe Ylber Sela. “I inkurajojmnë edhe institucionet tjera, udhëheqësit që Agjencioni është i hapur dhe të përfundojmë fazën që çdo institucion të mos ketë formulare vetëm në gjuhën maqedone që qytetari kur të drejtohet te institucionet pavarësisht a janë lokale apo qendrore formularet ti keët në dy gjuhë dhe shpresoj që duhet inspektorati i gjuhëve të jetë më aktiv që të dal në teren dhe un kam takime…
Përderisa Agjencia për Siguri Kombëtare nuk ngurron dhe për një kohë shumë të shpejtë i pajis me shtetësi oligarkët pro-rusë dhe me kërkim ndërkombëtar, qytetarë të shumtë janë viktimë e procedurave burokratike. I tillë është edhe rasti i familjes Azizi nga Kumanova. Që nga viti 1953 jetojnë në Kumanovë, por pa të drejtë të shtetësisë. “Derisa oligark kontrovers dhe kriminel në kërkim ndërkombëtarë marrin pa problem shtetësi në vendin tonë, këtu ka akoma qytetarë të cilët kanë lindur, janë rritur, punojnë dhe veprojnë por shteti ynë vazhdon t’i llogarisë të rrezikshëm. Një rast i tillë është në Kumanovë”, raporton Adrian…

