Dje (21- shtator) në Stacionin Policor të Tetovës është thirrur një i mitur nga Llërca e Tetovës, i cili në ora 14:30 po ashtu nga një i mitur nga Tetova është raportuar se rreth orës 11:30 në shkollën e mesme të Tetovës, ku të dy kanë mësuar, e ka sulmuar fizikisht. Në sulm, sipas raportit, ai ka përdorur një mjet të mprehtë me të cilin e ka lënduar shuke i shkaktuar preje të miturit. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.Ts
Author: Hamdi Kumanova
Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof. dr. Izet Zeqiri sot priti në takim pune delegacionin e prirë nga kryetari i Akademisë së Shkencës të Shqipërisë, Akademik Skënder Gjinushi. Rektori Zeqiri njoftoi për së afërmi kryetarin e Akademisë së Shkencës të Shqipërisë Akademik Skënder Gjinushi për zhvillimin e UNT-së si dhe falënderoi për pasurimin e bibliotekës Universitare në donacion afër 700 botime shkencore duke dhuruar plaketë ‘Në shenjë falënderimi dhe vlerësimi për kontributin e dhënë në thellimin e raporteve dhe bashkëpunimit midis Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në fushat dhe shkencat e interesit…
Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvend adresoi kritika ndaj opozitës për moskontruktivitet gjatë kohës së krizës ekonomike dhe energjetike. Bytyqi si shembull e përmendi opozitën në Greqi, e cila është solidarizuar me qytetarët dhe po vepron në mënyrë konstruktive bashkë me pushtetin për të tejkaluar krizën. “Si është e mundur që nga EMV-ja, kompani të cilën e keni lënë në suficit, ta sjellim këtu ku e kemi prurë, si është e mundur që kompania nxjerrjen e qymyrit e ka pasur të garantuar për 1,5 vjet, ndërsa nuk ka bërë asgjë për…
Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik pranë SPB-së ka ngritur padi penale ndaj 35 vjeçarit M.D. nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i të dhënave personale”. I denoncuari pa-autorizim ka mbajtur letërnjoftimin e mikut të tij dhe duke përfituar nga ngjashmëria me te dhe duke u prezantuar në emër të tij, në sportel të një banke në Komunën e Butelit, nga llogaria e tij ka nxjerr 50 mijë denarë. Policia punon në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Profesori i Universitetit “Xhons Hopkins” në SHBA dhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Eduard Xhozef, vlerëson se nisma “Ballkan i Hapur” është ide e keqe e cila është bërë për të rritur fuqinë politike të Serbisë, shkruan TV21. Sipas tij, mënyrën se si është dizajnuar “Open Ballkan” i jep Serbisë rritje të lirë ekonomike dhe rritje të ndikimit politik në rajon, gjë që shpie në jo stabilitet. “Pikëpamja ime për “Open Ballkan” është shumë e qartë. Është ide e mirë për vendet e rajonit të tregtojnë, por është ide e keqe për ta bërë këtë gjë në një regjim të…
Mëngjesin e sotëm në Kodrën e Diellit dhe në Lazaropole janë matur temperatura më të ulëta prej -1 gradë. Vijojnë Berova me 0 gradë, 1 në Hanet e Mavrovës dhe Kriva Pallankë, 2 Krushevë, 3 në Shtip, Manastir dhe Pretor, 4 në Ohër, Prilep, Vinicë , Strumicë dhe Dibër, 5 në Demir Kapi, 6 në Tetovë, 8 në Kumanovë, 9 në Shkup-Petrovec dhe Dojran, 10 në Shkup-Zajçev Rid dhe 11 në Gjevgjeli. Sipas DPHM-së, sot moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Gjatë pasdites vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior,…
Hyrje Hamdi Nuhiju Lufta midis Federatës Ruse dhe Ukrainës ka ngritur çmimet në qiell, ka shkatërruar ekonomitë e qindra shteteve si dhe i ka destabilizuar . Kjo krizë erdhi menjëherë pas pandemisë Kovid 19 për të cilën teoritë e ndryshme të konspiracionit alarmuan për një pandemi artificiale, të rrejshme, e krijuar prej laboratorëve biologjike në Kinë. Britania e madhe përmes një referendumi për dalje prej Bashkimit Evropian të organizuar me 23 qershor të vitit 2016 në të cilën votuan 46.501.241 banor të këtij territori, ku 51.9 % ose 17.410.742 vota ishin për dalje[1] prej Bashkimit Evropian, ndërsa 48.1 % ose…
Komunat, ndërmarrjet publike dhe ministritë i detyrohen EVN-së me 35 milionë euro për rrymë të papaguar, shkruan SDK transmeton Portalb.mk. Mirëpo, 35 milionë nuk është shuma totale për rrymë të papaguar nga institucionet tona, për shkak se shumë nga këto institucione janë në tregun e lirë dhe kanë marrëveshje me furnizues tjerë, gjë që e bën borxhin për rrymë shumë më të madh se kaq. Sipas të dhënave që disponon SDK, komunat kanë rreth 17 milionë euro borxh, ndërmarrjet publike rreth 8 milionë dhe ministritë rreth 10 milionë euro. Sipas Komisionit Rregullativ për Energjetikë, në muajin shkurt ky borxh ishte…
“Reuma, dhimja në kyçe, ënjtja, banjat, rrudhat dhe celuliti, largohen më lehtë e më shpejt në VFV Clinic” Zhvillimi i teknologjisë, paisjeve dhe aparaturës së ndryshme, ka bërë që edhe sëmundje të ndryshme të menjanohen dhe shërohen më lehtë e më shpejtë. Për këtë nevoiten paisje dhe aparate bashkëkohore, të cilat i gjen tek Ordinanca VFV Clinic. Largimi i dhimbjeve reumatike dhe dhimbjet e kyçeve, përmes Shock Wave terapisë, zëvendëson përdorimin e injeksioneve dhe terapive tjera konvencionale, duke menjanuar në disa raste edhe intervenimet kirurgjike. Tekar është aparatura e preferuar e Usain Bolt dhe e preferuar…
Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) ka reaguar duke thënë se Qeveria dhe Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) duhet së bashku të gjejnë zgjidhje të pranueshme për tejkalimin ose zbutjen e krizës energjetike në shkolla. “Mësimdhënia nga distanca nuk është opsion i pranueshëm për më të prekurit: nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit”, thekson SASHK. Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, dje theksoi se mësimi me prezencë fizike është në interes të nxënësve dhe shtoi se nuk ka ndryshim në mënyrën e realizimit të tij. Qeveria, siç tha ai, është në komunikim me të gjitha palët e interesuara përmes Ministrisë…
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterineri në Maqedoninë e Veriut ka urdhëruar tërheqjen e produkteve të mishit të përpunuar nga kompania Wudy, përcjell TV21. Nga Agjencia thonë se në produkte është konstatuar prania e bakterit Listeria monocytogenes. “Bazuar në njoftimin e marrë për një produkt të pasigurt të vendosur në tregun e Republikës së Maqedonisë së Veriut, salsiçe hotdog nga marka Wudy, ku në një vend anëtar të BE-së, është konstatuar prania e bakterit Listeria monocytogenes ST 155, me pikë kontakti nga (RASSF) i Bashkimit Evropian, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) urdhëroi urgjentisht tërheqjen e serive të pasugurta të…
Opinioni në këto ditë është dëshmitar i akuzave të ndërsjella në VMRO-DPMNE për krim dhe për tenderin 136 milionë euro në Qytetin e Shkupit, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Nga atje thonë se derisa po vazhdon grindja në relacionin VMRO-DPMNE-Arsovska për para dhe tender, në vetë partinë opozitare po ndodhin përçarje dhe përplasje të brendshme. Nga LSDM shtojnë se ata vetë bëjnë deklarata të ndryshme nga Mickoski për ndryshimin e Kushtetutës dhe kundër referendumit. Ata vetë thonë se Mickoski ka qenë i tretur dhe duhet të japë dorëheqjen. “VMRO-DPMNE ka një numër të madh problemesh që duhet ti zgjedhin, por…

