Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se është rritur numri dhe lëshimi i dokumenteve për udhëtim dhe ato të lëtërnjoftimit për qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit. Sipas tyre janë dhënë 15.978 dokumente udhëtimi për qytetarët tanë në vendet e huaja dhe është rritur numri i kërkesave për dhënien e dokumenteve personale në vitin 2022 në krahasim me vitet e kaluara-vetëm gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht të këtij viti janë parashtruar 91.138 kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve dhe 148.115 kërkesa për dhënien e dokuementeve të udhëtimit. Më se evident është dallimi i madh nga…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se nuk ka pasur kontakte me kryetarin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Slavevski dhe liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskin. Ajo theksoi se nuk mendon se komunikimi i tyre është kyç për realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve. Ajo theksoi se e ka ndjekur Hristijan Mickoskin, në emisionin Click Plus në TV21 para një jave, duke shtuar se Mickoski i njihte shumë mirë shumat për tenderin e Ujësjellësit dhe Bankës Evropiane për Investime në vlerë mbi 130 milionë euro, të cilat…
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se pak pas mesnate ka privuar nga liria 28 vjeçarin A.N. nga Odri i Tetovës pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një sasi e kokainës. “Mbrëmë (23-shtator), gjysmë ore pas mesnate, në Tearcë të Tetovës, pjesëtarët e policisë e SPB Tetovë kanë privuar nga liria 28-vjeçarin A.N. nga Odri i Tetovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer është gjetur kokainë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./Alsat.mk
Sektori për punë të Brendshme Tetovë njofton se mbrëmë (23-shtator) rreth orës 21:00 në dy objekte në Forinë të Gostivarit dhe në fshatin fqinj Çegran, zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, DPB Gostivar kanë ndaluar personat me iniciale: Sh.T.(54), Z.Ç.(61), F.T.(47), M.O.(46), A.R.(37), S.Ç.(42) dhe F. X (53), të gjithë nga Republika e Shqipërisë, të cilët po qëndronin në zonë të padeklaruar. Shtatë shtetasit shqiptarë janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme.
Në amfiteatrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme u mbajt konferenca e 17-të vjetore ndërkombëtare, e bashkëorganizuar nga Kolegji Amerikan i Shkupit dhe UNHCR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me temën PRIORITETET E RIDEFINUARA: REALITETET E REJA PAS KRIZËS UKRAINASE (PRIORITIES REDEFINED: NEW REALITIES AFTER THE UKRAINIAN CRISIS). Në këtë konferencë mori pjesë dhe mbajti fjalim në njërin nga sesionet e saj edhe dr. Ylber Sela, në cilësinë e studiuesit dhe të bashkautorit të një punimi hulumtues, të përgatitur në bashkëpunim me dr. Marina Andevën nga Universiteti Kolegji Amerikan i Shkupit, me titullin e punës “Gjuhët dhe identitetet në…
Rritja e pagave në sektorin publik në periudhën e ardhshme do të varet nga metodologjia e re për rritjen e pagave, rezultateve në vendin e punës, marrëveshjeve kolektive që pritet të nënshkruhen deri në fund të këtij viti, si dhe nga rritja e harxhimeve të jetesës dhe rritja e pagës mesatare. Ekzekutivi ka paralajmëruar se gjatë rritjes së ardhshme të pagave në sektorin publik, do të merret parasysh edhe rritja e produktivitetit së bashku me rritjen e cilësisë së shërbimeve që ofron administrata për sektorin privat, që edhe i siguron mjetet financiare për pagat e tyre. Nga Ministria e Punës…
Përgjatë kësaj fundjave pritet rritje e temperaturave ditore, por kjo nuk do të zgjasë shumë, pasi nga e marta pritet ndërrimi i motit me reshje të rrëmbyeshme dhe vende-vende bubullima, transmeton Portalb.mk. Mëngjesin e sotëm në orën 03:03 të mëngjesit, filloi zyrtarisht vjeshta në hemisferën veriore të Tokës, ndërsa pranvera mbërriti në hemisferën jugore. Vjeshta do të zgjasë deri më 21 dhjetor, kurse dimri do të fillojë në orën 12:07. Dita e parë e kësaj stine të vitit ka nisur me mëngjes të ftohtë, ndërsa gjatë ditës në vend paralajmërohet mot i ndryshueshëm, me vranësira, reshje lokale shiu dhe erë…
Vijon trendi i rritjes së shitblerjeve të apartamenteve në Maqedoninë e Veriut. Të dhënat e Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive tregojnë se interesimi për blerje banesash nuk po zbehet. Në raportin e fundit tremujor të publikuar nga kjo Agjenci, shihet se në tre muajt e parë të vitit 2022 janë bërë më shumë kontrata për shitblerje të patundshmërive në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përcjell INA. Konkretisht, në tremujorin e parë të vitit 2022 në bazën e të dhënave të Regjistrit të Çmimeve dhe Qirave janë regjistruar 8012 transaksione, prej të cilave 5919 janë shitje të…
Në një shtëpi në Shkup është gjetur i vdekur një shtetasi të Gjermanisë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme. “Në SPB-Shkup, mbrëmë në ora 20:37 minuta është denoncuar se në një shtëpi në rrugën “Klenoec” është gjetur i vdekur 57 vjeçari O.D. nga Gjermania, me vendqëndrim në Shkup. Vdekje pa shenja dhune ka kone konstatuar ekipi i mjekëve të ndihmës së shpejtë, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i është dërguar për obduksion”, njoftojnë nga MPB-ja. /Alsat.mk
Presidenti Stevo Pendarovski, dje foli në debatin publik me temë: “Gjuha diskriminuese në mediat digjitale: gjendja aktuale dhe sfidat”, organizuar nga Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi dhe Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike, transmeton Portalb.mk. Në fjalimin e tij, ai tha se bashkëpunimi dhe veprimet e përbashkëta të të gjithë aktorëve në shoqëri, janë kyçe në luftën kundër përmbajtjeve diskriminuese në internet-hapësirën, por edhe në përgjithësi në diskursin publik. “Parandalimi i këtij fenomeni, i cili seriozisht i prish themelet bazike të çdo shoqërie që synon inkluzionin, domosdoshmërisht duhet të jetë prioritet kombëtar. Komunikimi nuk guxon të jetë,…
Në Bruksel vazhdon mbledhja sqaruese për Kapitullin 24, Drejtësi, Liri dhe Siguri, në të cilën Komisioni Evropian do ta prezantojë korpusin e ri të BE-së acquis të miratuar në periudhën pas vitit 2018-2019. Ndërsa në Bruksel deri më 27 shtator do të zhvillohen takimet në kuadër të procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit të Maqedonisë së Veriut. Procesi i shqyrtimit analitik të legjislacionit të Maqedonisë së Veriut, i njohur si “screening” ka të bëjë me plotësimin e standardeve dhe të kërkesave që duhet të përmbushë Maqedonia e Veriut që të bëhet anëtare e BE-së. Procesi i shqyrtimit analitik të legjislacionit…
MPB ka parashtruar kallëzim penal ndaj një 35-vjeçari nga Shkupi, i cili duke përfituar nga ngjashmëria me shokun e tij, të njëjtit i ka marrë letërnjoftimin dhe ka tërhequr 50 mijë denarë nga llogaria bankare. “Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB-Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër M.D.(35) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim i të dhënave personale”. I akuzuari i ka mbajtur pa autorizim një letërnjoftim të shokut të tij dhe duke përfituar nga ngjashmëria fizike me të dhe duke u përfaqësuar në emër të tij, nga llogaria e tij e transaksionit…

