Author: Hamdi Kumanova

Gjykata e Apleti ka shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Thesari”, në të cilin njëri nga të dënuarit ishte edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov. Ai në këtë rast është dënuar nga Gjykata Penale me 8 vjet burg. Gjykata njofton se janë respektuar ankesat e të akuzuarve, të shprehura përmes avokatëve të tyre, me çka është anuluar aktgjykimi i shkallës së parë dhe lënda është kthyer në rigjykim dhe vendimmarrje në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme të qeverisë propozim-projekti për një projekt investimi strategjik në qendrën e skijimit Kodra e Diellit ka marrë dritën e gjelbër. Nga Ministria e mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor thonë se ky investim do të bëj Kodrën e Diellit qendër skijimi ashtu siç e meriton të jetë ”Është një projekt i madh investimi që është rezultat i përpjekjeve tona për të mbrojtur vlerat natyrore në një mënyrë që përveç mbrojtjes maksimale, të ofrojë kushte për zhvillim socio-ekonomik dhe mundësi që bukuritë tona natyrore të jenë tërheqëse, evropiane dhe për të tërhequr turistë nga e gjithë bota, për…

Lexo më Shumë

“Viti i Ri nuk do të nisë me rrymë më të shtrenjtë, ndërsa nga 1 dhjetori pritet të ketë ulje të çmimeve të produkteve bazë”. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në një intervistë për DW, siguron se Qeveria ka një zgjidhje për të qetësuar krizën. Ai paralajmëron forcimin e kontrolleve inspektuese që të mos ketë abuzime dhe pretendon se importi i energjisë elektrike gjatë kësaj periudhe ka qenë një opsion më i lirë se prodhimi vendas. “Nuk do të ketë rritje drastike të çmimeve nga 1 janari, janë të mundshme edhe lëvizje në rënie. Gjithçka varet nga ajo që do…

Lexo më Shumë

Nga MPB njoftojnë se me datë 23.11.2022, në ora 13:40, në Policinë e Kërçovë është raportuar se S.I. (66) nga Kërçova në një shtëpi në rrugën “Ljubica Bogeska” në Kërçovë ka ndërruar jetë pasi mbi të ka rënë konstruksioni i tavanit. Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar për obduksion.

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në sesionin e Asamblesë Parlamentare mbajtur në Varshavë të Polonisë, në sesionin kushtuar konsekuencave ekonomike të agresionit rus në Ukrainë, theksoi se me këtë agresion u ndryshua i tërë koncepti i mirëqenies në rajonin evropian. Nëse deri tash mirëqenia varej nga çmimi i lirë i energjisë që vinte nga Rusia dhe çmimet e lira të produkteve që vinin nga kina, sipas deputetit Halil Snopçe, agresioni rus në Ukrainë ndryshoi këtë fakt. “Tani është koha që Evropa të gjejë burime vetjake për prodhimin e energjisë. Kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të bëhet me…

Lexo më Shumë

Kanë nisur dy aksione të reja të Sport Life të cilat do ta ngrohin periudhën e ardhshme me dhurata dhe përfitime, ekskluzivisht për anëtarët e SL klubit. “ Shansi i dytë për dhuratë ” është për tiketat jo fituese me një ndeshje të pa qëlluar. Ato do të renditen sipas lartësisë së koeficientit të qëlluar. Për tiketat më të mira janë të siguruara- celular „Apple Iphone 14“, televizion „Samsung“, trotinet elektrik, biçikleta, ora smart, topa futbolli Adidas dhe SL vauçer në vlerë prej 2000 denar.  Në lojë hynë tiketat me një kombinim, si dhe miks tiketat dhe tiketat e paguara…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se buxheti për vitin 2023, i cili është në procedurë parlamentare, është hartuar dhe është përgjigje ndaj pasojave të krizës energjetike dhe ekonomike. Nga LSDM thonë se në të parashikohen 250 milionë euro për masa të reja ndihme. “Krahasuar me vitin 2022, në Buxhetin e ri të ardhurat janë rritur me 14,8 për qind, ndërsa deficiti është ulur me 0,7 pikë përqindje krahasuar me parashikimet për vitin 2022. 75 miliardë denarë ose 10 për qind më shumë rriten mjetet për pagesën e pensioneve, ndërsa 12,5 miliardë denarë janë planifikuar për pagesën e beneficioneve për…

Lexo më Shumë

Në këtë moment, mendoj se Ali Ahmeti është një nga politikanët më me përvojë të skenës politika, theksoi avokati Nikolla Todorov, ish-ministër i Arsimit dhe Shkencës dhe Shëndetësisë, në debatin e mbrëmshëm në “Win-Win” në televizionin Telma. “A i pëlqen apo jo dikujt, nuk e di. Por në këtë moment njeriu është duke luajtur një lojë politike që, mendoj, partitë e tjera të mëdha maqedonase, si VMRO-DPMNE dhe LSDM, nuk mund ta luajnë në nivelin që janë tani. Dhe kjo është e trishtueshme”, ka theksuar Todorov. Qëndrimi i tij lidhur me pyetjen “Kujt i përshtaten të gjitha këto” është identik…

Lexo më Shumë

Nëpunës policorë të Ekipit Operativ për Ndjekje pranë SPB Shkup dje në orën 23.30 në rrugën “Gvadalahara” në Shkup e kanë privuar nga liria A.R. (48). “Ai ka qenë i dënuar me nëntë vjet e gjashtë muaj dënim me burg për vepra penale të kryera “plaçkitje” sipas nenit 237 dhe “neglizhim dhe keqpërdorim të personit të mitur” sipas nenit 201 të Kodit Penal, kurse ka qenë i kërkuar me urdhërarrest nacional në bazë të urdhëresës së Institucionit Ndëshkues-Përmirësues Burgu Kumanovë për vazhdimin e vuajtjes së dënimit prej dy vjetëve e pesë muajve të dënimit”, kumtoi MPB-ja. Personi do të dërgohet…

Lexo më Shumë

Në Ohër sot do të realizohet demonstrimi i Stërvitjes së përbashkët Operative-teknike “HARPUN 2022” nga ana e pjesëtarëve të Njësisë speciale antiterroriste “Tigri” nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Aradhës speciale për luftë kundër terrorizmit nga MPB e Republikës së Bullgarisë, në bashkëveprim me Sektorin për njësi ajrore pranë MPB-së së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Stërvitja, paralajmëruan nga MPB, do të mbahet në brigjet e Liqenit të Ohrit, deri tek Stacioni policor për Mbikëqyrje kufitare “Liqeni i Ohrit”.

Lexo më Shumë

Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet sot duhet të vazhdojë diskutimin për Propozim-buxhetin për vitin 2023. Komisioni ka nisur pardje debatin dhe sot është i dyti nga 10 ditët e planifikuara për diskutim. Në buxhetin e propozuar për vitin e ardhshëm rritja është parashikuar në 2.9 për qind, ndërsa inflacioni 7.1 për qind. Të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8 për qind në krahasim me vitin 2022, kurse shpenzimet në nivelin prej 324,8 miliardë denarë ose janë 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022.…

Lexo më Shumë