Pas mesnate do të ndryshohen çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut. Çmimi i benzinës BS-95 do të lirohet për gjysmë denarë, ndërsa çmimi i BS-98 do të lirohet për një denarë. Çmimi i naftës do të shtrenjtohet për një denarë. Çmimet sipas vendimit të fundit: EUROSUPER BS–95 (84 den/l) EUROSUPER BS–98 (86 den/l) EURODIZEL (91 den/l)
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se sot (26.09.2022) me rastin e zhvillimi të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nga Liga e Kombeve ndërmjet reprezentacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Bullgarisë, me fillim në ora 20:45 minuta në Arenën “Todor Proeski”, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut nëpër rrugët në afërsi të stadiumit, gjatë të cilave trafiku do të zhvillohet nëpër rrugët e afërta. Sektori i Punëve të Brendshme Shkup apelon deri te të gjithë qytetarët ti respektojnë urdhërat të cilat…
Dje (25 shtator) në ora 12:15 në SPB Tetovë është raportuar për një zjarr i cili ka shpërthyer në një barakë të improvizuar prej druri për shitjen e produkteve bujqësore në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, në pronësi të 57-vjeçarit E.B. nga Reçica e Vogël e Tetovës. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa është dëmtuar një automjet i parkuar pranë një objekt banimi. Ispektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.Ts
Koordinuesi i “Ballkanit të Hapur” në Qeveri, Marjan Zabërçanec për gazetën beogradase “Politika” paralajmëron se së shpejti do të aktivizohet numri i identifikimit për qytetarët e Maqedonisë së veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, falë të cilit do të mund pa pengesa të punojnë në sektorin privat në cilin do prej këtyre tre vendeve. “Shumë shpejtë do të aktivizohet numri i identifikimit për qytetarët e ‘Ballkanit të Hapur’ (BH ID numri), falë të cilit ata do të mund të punojnë pa pengesa në sektorin privat në cilin do prej këtyre tre vendeve, pa nostrifikim të diplomave, pritje të lejeve të punës dhe…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, shkëlqesinë e tij, Florian Qehaja me të cilin bashkëbiseduan mbi momentumin politik në të cilën ndodhet rajoni, rëndësinë e ruajtjes së orientimit properëndimor të vendeve tona dhe përgjegjësitë e së ardhmes evropiane. Në takim po ashtu u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës duhet të bashkëpunojnë ngushtë në eliminimin e çdo pengese burokratike në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat tjera të jetës për mirëqenien e qytetarëve tanë. Po ashtu u bisedua mbi zhvillimin e komunave…
Këtë fundjavë, një grup prej mbi 30 gazetarësh dhe kameramanësh nga transmetuesi publik, gjegjësisht: MTV1, MTV2 dhe Radioja Maqedonase, morën pjesë në një trajnim treditor për ngritjen e standardeve në raportim dhe punë në betejën kundër dezinformatave, njoftoi SHGM, transmeton Portalb.mk. Siç thanë nga atje, trajnimi është organizuar bashkërisht nga IREX, me mbështetjen e USAID-it, Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut, Institutit Maqedonas për Media dhe RTVM-së. Punëtoria mbuloi tema aktuale në fushën e jetës gazetareske, rrëfim të historive, tema për krijimin e një “storyboard” dhe paragraf përmes sekuencave, si të krijohen podcasts, si dhe u trajtua edhe tema…
Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp në MPJ ka komentuar pakënaqësitë e fundit në Bashkimin Demokratik për Integrim, përcjell TV21. Osmani tha se në BDI fjalën e fundit e ka kryetari Ali Ahmeti, i cili sipas tij foli gjatë ditës së djeshme dhe se me këtë ka mbaruar ky debat. “Në BDI është e njohur që ka demokraci të brendshme, ku secili ka të drejtë ta thotë qëndrimin e tij, por fjalën e fundit e ka kryetari Ahmeti, dhe ai e kishte atë fjalë dje, dhe e tha qëndrimin e tij, kështu që pas kësaj, këtu mbarojnë debatet…
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se sot më mëngjes policia ka arrestuar një të mitur nga rrethina e Gostivarit i cili akuzohet për dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij. “Sot (26-shtator) në ora 09:30, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë-DPB Gostivar kanë privuar nga liria të miturin nga një fshat i rrethit të Gostivarit, i cili dje ka qenë i denoncuar nga nëna e tij 38-vjeçare se në shtëpinë e tyre familjare, ai ka sulmuar fizikisht atë dhe motrën e tij dhe i ka kërcënuar me mjet të mprehtë. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit,…
Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022 është raportuar zhdukja e një 43-vjeçari i cili ka probleme shëndetësore. “Më 25.09.2022 në orën 08.50 pasdite në Stacionin e Policisë Tetovë Z.F (73) nga Tetova raportoi se nga shtëpia është larguar djali i saj B.F (43) nga Tetova, i cili kishte probleme shëndetësore. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit”, informojnë nga SPB Tetovë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se vetë fakti që në diskursin e përditshëm politik flitet për luftë nukleare, duhet ta alarmojë të gjithë komunitetin ndërkombëtarë, përcjell TV21. Osmani tha se se Maqedonia e Veriut nuk do të njeh rezultatet nga i ashtuquajturi referendum që po realizohet nga Rusia në territoret e okupuara të Ukrainës. “Atë që e theksoj dhe e kam theksuar në Nju Jork, fakti që lufta nukleare ka hyrë në diskursin e përditshëm të politikës, kjo është e rrezikshme në vetvete, pasi vetëm përmendja në këmbimet ditore të qëndrimeve politike në luftë nukleare është tejkalim…
Komisioni për Çështje Evropiane sot do të mbajë seancë në Kuvend. Në rend dite janë Projektligji për procedurën civile, Projektligji për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal dhe Projektligji për Avokatinë. Anëtarët e këtij Komisioni duhet të analizojnë edhe projektligjin për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale për qëllime të parandalimit, hetimit, zbulimit apo ndjekjes së krimeve apo për ekzekutimin e sanksioneve penale.
Qeveria ende nuk i është përgjigjur nismës së punëdhënësve për të zgjatur masën për subvencionimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore edhe pas datës 31 tetor. Ligji për subvencionimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore në bazë të rritjes së pagave u miratua në nëntor 2019 për të motivuar kompanitë që të rrisin pagat. Sipas statistikave, paga mesatare nga nëntori 2019 deri në korrik 2022 është rritur me 23%, dhe për të njëjtën periudhë, paga minimale është rritur me 24%. Nga Organizata e Punëdhënësve thonë se subvencionet variojnë mesatarisht nga 10 deri në 15% të kontributeve të llogaritura ose rreth 5% të…

