Author: Hamdi Kumanova

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, dje (26-shtator) në ora 17:00, në Sllatinë të Tetovës, kanë privuar nga liria 37-vjeçarin J.A. nga ky fshat, i cili duke punuar me eskavator rreth mesditës ka dëmtuar ndjeshëm instalimin elektrik dhe ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike disa banorëve të fshatit. Është kryer kontroll dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit J.A. do të përgatitet një parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, në një intervistë ka deklaruar se do të ketë nxemje për çerdhet. “Nuk duhet që të shqetësohen qytetarët apo komunat se mos ndoshta nuk do të ketë nxemje. Do te sigurohet nxemje për qytetarët dhe për çerdhet sepse për këtë është përgjegjëse qeveria”, thotë Trençevska. Si prindërit që ju paguajnë fëmijëve te tyre çerdhet, ose si çerdhet kanë mjetet e tyre, edhe për çerdhet është dikush përgjegjëse”, thotë ministrja. Ndryshe, në Kuvendin e RMV-së diskutohet për vazhdimin e gjendjes së krizës në sektorin energjetik. Autoritetet kanë siguruar qytetarët se nuk do të…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në konferencën e sotme për shtyp tha se janë alarmante shifrat e largimit të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. “Një e dhënë që sot e dëgjuam, që nga viti 2011, deri në vitin 2019 nga vendi ynë janë larguar 700.000 qytetarë, ose çdo i katërti ka ikur nga shteti. Edhe pse ky trend është ulur në periudhëne kovidit dhe më tej, për fat të keq paraqet problem serioz jo vetëm për bartësit e funksioneve publike dhe krijuesit e politikave, por edhe për të gjithë shoqërinë”, tha mes tjerash Bytyqi. Bytyqi theksoi se…

Lexo më Shumë

Profesorët universitarë në Universitetin Shën Kirili dhe Metodij në Shkup, përsëri kanë paralajmëruar grevë. Pakënaqësia e tyre vjen si shkak i pagave të ulëta, që siç thonë ata nuk janë të denja për një akademik. “Paga e profesorit asistent apo doktor të shkencave në UKM është nën mesataren në nivel shtetëror, sepse merr pagë prej 30.590 denarë”, tha prof. Dr Angel Ristov, kryetar i Sindikatës së UKM-së, në një intervistë për “360 gradë” në Alsat. Kryetari i Sindikatës tha se asnjëherë në historinë e universitetit gjendja e punonjësve nuk ka qenë më e vështirë dhe më e keqe. “Nëse…

Lexo më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për 44-vjeçari nga Shkupi i cili dyshohet se ka vrarë fëmijën e tij tre muajsh, përcjell TV21. Sipas Prokurorisë, i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje”, që dënohet sipas nenit 123, paragrafi 2 i Kodit Penal. “Natën mes datës 25 dhe 26 shtator, derisa i dyshuari ndodhej në shtëpi me katër fëmijë të mitur, mes tyre edhe djalin tre muajsh, ka filluar ta godasë fëmijën me duar dhe këmbë në kokë dhe në trup. Në këtë mënyrë ai i ka shkaktuar lëndime të shumta që kanë shkaktuar gjakderdhje në hapësirën e kafkës, si rezultat i…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 108 gjoba, prej të cilave: 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për mosdhënien e përparësisë gjatë kalimit, 5 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar edhe 8 gjoba për përdorim të telefonit, 3 për makina të paregjistruara, 9 për kalim në të kuqe në semaforë, 3 për vozitje në gjendje të dehur dhe 6 të tjera për mosvënien e rripit të sigurisë.

Lexo më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për 44-vjeçari nga Shkupi i cili dyshohet se ka vrarë fëmijën e tij tre muajsh. “Natën mes datës 25 dhe 26 shtator, derisa i dyshuari ndodhej në shtëpi me katër fëmijë të mitur, mes tyre edhe djalin tre muajsh, ka filluar ta godasë fëmijën me duar dhe këmbë në kokë dhe në trup. Në këtë mënyrë ai i ka shkaktuar lëndime të shumta që kanë shkaktuar gjakderdhje në hapësirën e kafkës, si rezultat i të cilave ka ndërruar jetë foshnja tre muajshe”, thonë nga Prokuroria.

Lexo më Shumë

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini për TV21 sqaroi deklaratën e tij për ngrohje me dru të qytetarëve, përcjell Nistori. “Së pari duhet të sqaroj që ndoshta kam gabuar në shqiptim, nuk kam thënë që të mos ngrohemi me dru, unë kërkova që të mos ngrohemi me lëngje të cilat janë të dëmshme dhe të rrezikshme për qytetarët tanë. Normal që qytetarët ngrohen me rrymë, me dru, me peletë dhe gjëra tjera, por çdo lëndë ka standarde.” – deklaroi Nuredini, ministër i Mjedisit. Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar shprehjen gjuhës së urrejtjes gjatë ditës së djeshme në ndeshjen e futbollit Maqedoni-Bullgari, përcjell TV21. Nga MPJ thonë se pikërisht sporti duhet të jetë shembull për raporte të mira dhe respekt të ndërsjellë. “Ministria e Punëve të Jashtme reagon publikisht dhe e dënon shprehjen e djeshme të gjuhës së urrejtjes, që ka mundur të vërehej gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet përfaqësuesve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ngjarjet sportive paraqesin shprehjen më të lartë të parimeve të fer raporteve, respektit të ndërsjellë dhe ndeshjes në frymën sportive. Keqpërdorimi i këtyre ngjarjeve për përhapje…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme të 85-të do ta shqyrtojë Informacionin për masat e ndërmarra të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për përmirësimin e gjendjes me nivelin e ujit në akumulimin “Liqeni i Tikveshit”. Me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, anëtarët e Qeverisë do të informohen për aktivitetet fillestare në lidhje me Planin nacional për menaxhim të cilësisë në sektorin publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2023-2025.

Lexo më Shumë

Shumica parlamentare është stabile, ndërsa Qeveria është tërësisht e fokusuar në menaxhimin e krizës, deklaroi sot zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska për AIM. “Ato janë punë të brendshme partiake, deklaroi dje kryetari i partisë, unë nuk do ta komentoja. Shumica parlamentare është stabile, ndërsa Qeveria është tërësisht e fokusuar në menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe në procesin e skriningut i cili tani më është duke vijuar”, thotë Kuzeska, duke e përsëritur qëndrimin e partisë pas informacioneve për ngjarjet në partnerin e tyre të koalicionit BDI. Paraprakisht sot për informacionet lidhur me BDI-në, në konferencë për shtyp u…

Lexo më Shumë