Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot theksoi se janë arritur rezultate të mira në sanksionimin e dhunës ndaj grave, por kemi ende shumë për të bërë në parandalimin e saj. Me rastin e 16 ditëve kundër dhunës me bazë gjinore, ai sot foli në forumin “Qasja multisektoriale për mbrojtje efektive të grave dhe vajzave të ekspozuara ndaj dhunës”, organizuar nga Sindikata e Policisë së Maqedonisë dhe organizata joqeveritare EHO. Nëse i referohemi statistikave të policisë, duket qartë se problemi është ende aktual: vetëm në periudhën nga janari deri në fund të shtatorit të këtij viti, në nivel shtetëror…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij se zgjedhjet e parakohshme ëpr të cilat këmbëngul opozita nuk janë zgjidhje për këtë situatë në të cilën gjendet vendi. “Mendoj që zgjedhjet nuk janë zgjidhje në këtë situatë, mendoj që para nesh ka detyra shumë më të rëndësishme, ne kemi filluar skriningun dhe duhet të vazhdohet bisedimet për integrimin në BE, në këtë proces nuk duhet të ketë unitet etnik dhe ndëretnik sepse bëhet fjalë për ardhmërinë e shtetit dhe gjeneratave të reja dhe të gjithë duhet të investojmë në këtë ardhmëri”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i…

Lexo më Shumë

Më datë 27.11.2022, në ora 16:25 është raportuar se në hekurudhën Manastir – Shkup, në afërsi të urës hekurudhore Markova Reka, një tren pasagjerësh që udhëtonte në linjën Manastir-Shkup ka goditur një këmbësor, mashkull. Në aksident personi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB-Shkup dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Nga MPB thonë se po ndërmerren masa për identifikimin e personit të vdekur.

Lexo më Shumë

Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot filloi rikonstruksioni i objekteve në të cilët do të vendoset Universiteti “Nëna Terezë” . Rektori i Universitetit “Nëna Terezë” në Shkup, Izet Zeqiri informoi se Universiteti lejen për rikonstruksionin e ka marrë në maj, përderisa në nëntor kanë filluar të punojnë në eliminimin e objekteve të cilët konsideroheshin si të rrënuara. Ai potencoi se UNT do të jetë i gatshëm madje kur do të ndërtohet kampusi i ri, për çka, siç paralajmëroi, deri më 5 janar të vitit 2023 pritet të përfundojë projekti i përgjithshëm. “Ne e krijuam UNT-në me tetë fakultete, me mbi…

Lexo më Shumë

Në rrjetet sociale janë publikuar informacione se dy net më parë në Shkup një veturë e llojit Mercedes i është shmangur policisë duke mos respektuar urdhrin e tyre për ndalim. Siç raportohet në rrethana jo zyrtare, shoferi i makinës që nuk ka respektuar urdhrin e policisë ka qenë djali i një funksionari të lartë në MPB. Ministria e Brendshme nuk ka një version zyrtar për rastin pasi i njëjti nuk është evidentuar në raportet policore. Vetura është ndaluar vetëm pas tejkalimit të tre pikave policore dhe ndjekjes për të paktën 10 minuta nga ekipi mobil i policisë.

Lexo më Shumë

Ka filluar seanca e 52-të e Komisionit Parlamentar për Financimin dhe Buxhetin, e cila vazhdoi diskutimin për Propozim-buxhetin për vitin 2023. Kjo është dita e tretë e debatit të përgjithshëm, ndërsa sipas renditjes së të regjistruarve, e para ka folur deputetja Jaklina Peshevska nga OBRM-PDUKM. Peshevska fillimisht përsëriti qëndrimin e partisë, se buxheti i propozuar është historikisht më i larti, inflacional dhe shpërdorues, e më pas paraqiti edhe vlerësime për punën e deritanishme të qeverisë. “Kjo Qeveri ka sukses vetëm në huamarrje dhe me këtë buxhet vitin e ardhshëm do të marrë 1.5 miliardë euro dhe borxhi publik do të…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 41 vjeçarin M.H. i cili ishte denoncuar nga e motra për dhunë fizike. MPB punon në zbardhjen e plotë të rastit. “Dje (27-nëntor) rreth orës 04:20, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 41-vjeçarin M.H. nga Gostivari, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga motra e tij 42-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht dhe lënduar atë dhe djalin e saj të mitur. Sipas raportit, M.H. në sulm ka përdorur edhe mjet të mprehtë. I njëjti është ndaluar në…

Lexo më Shumë

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri sot në ceremoninë me rastin e fillimit të rindërtimit të objekteve në Kazermën “Ilinden” falënderoi të gjithë funksionarët që kanë ndihmuar në realizimin e projekteve për UNT, përcjell TV21. Zeqiri tha se sa herë që ka pasur probleme në lidhje me universitetin, personalisht i është drejtuar funksionarëve të ndryshëm por edhe vetë Ali Ahmetit, me qëllim që të gjenden zgjidhje. “Për këtë dëshiroj të falënderoj, një falënderim të madh dërgoj te gjithë ju që dhatë kontribut për të na bërë me shtëpinë tonë, duke filluar nga ju z.Ahmeti, nga secili ministër, zv/ministër, deputetë.…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nesër vjen për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vizita e Steinmeier , sipas ueb-faqes zyrtare të presidentit gjerman, duhet të fokusohet në situatën në rajon, ndikimin e luftës agresive të Rusisë në Ukrainë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për perspektivat e vendit për anëtarësim në BE. Kjo është vizita e parë e presidentit federal Steinmeier në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në Shkup, siç është paralajmëruar, më 29 dhe 30 nëntor, mes tjerash janë planifikuar bisedime politike me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa Shtajnamer…

Lexo më Shumë

NP Parkingje të Komunës Qendër dhe Komuna Qendër në bashkëpunim me Policinë Rrugore-Shkup, për shtatë ditë kanë sanksionuar 220 automjete të parkuara ilegalisht të cilat kanë penguar qarkullimin normal dhe të sigurt. -111 automjete të parkuara pa leje janë hequr me ndihmën e mjeteve speciale “Spider”. 109 automjete të gjetura në zona të banuara janë sanksionuar me vendosjen e pajisjes mekanike “Bllokues”. Parkingjet e Komunës Qendër dhe Komuna Qendër do ta zbatojnë këtë masë në vazhdimësi dhe do t’u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret dhe t’i lënë automjetet e tyre vetëm në vendet e përcaktuara në…

Lexo më Shumë

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga Shipkovica ka uruar 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve duke thënë se flamuri i shqiptarëve asnjëherë nuk është përkulur, shkruan indeks.mk Ai falënderoi nënat po edhe të gjithë banorët e Shipkovicës që ushqyen ushtarët e UÇK-së. Shtoi se flamuri asnjëherë nuk përkulet sepse është ujitur me gjak. “Ky flamur nuk ulet e përkulet sepse u vadit dhe u ngrit edhe me gjakun e Xhemil Abdurahmanit. Mërgata shqiptare është dëshmuar në vazhdimsi se është e lidhur me tokën arbrore. Ka ndihmuar Ushtrinë Çlirimatre Kombëtare dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe atë të Preshevës…

Lexo më Shumë