Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski, sot sërish ka kërkuar nga Kavadari mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai thotë se është “fyer nga kryeministri Dimitar Kovaçevski”. “Përderisa Maqedonia ka shumë probleme, ai me guxim vendos si humorist të më ofendojë mua dhe VMRO-DPMNE-në gjatë shfaqjeve të tij. Nëse është kaq trim, le të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që populli të vlerësojë se kujt do t’i besojë”, tha Mickoski. Ai e përshkroi Kovaçevskin si një “stand-up komedian”. “Do të mbetemi të fokusuar në zgjidhjen e problemeve aty ku kemi mundësi. Populli është i zhgënjyer me të gjithë politikanët. Ne…

Lexo më Shumë

Ministria e Financave në muajin tetor të vitit 2022, përmes zbatimit të masave për kursim të energjisë elektrike, ka evidentuar konsum më të ulët për 44%, krahasuar me konsumin e energjisë elektrike në muajin e njëjtë të vitit 2021. Kursimi është si rezultat i zbatimit të masave, jo vetëm në objektin qendror të Ministrisë së Financave, por edhe në 34 njësitë rajonale dhe 17 zyrat e thesarit në të gjithë vendin. Të dhënat tregojnë se gjatë muajit tetor të vitit 2022, janë shpenzuar 100 mijë kWh më pak. Zbatimi i masave siguroi kursim të energjisë elektrike gjatë muajit shtator të…

Lexo më Shumë

Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi (KPMD) paralajmëron se sot skadon afati për përmbushjen e rekomandimeve për heqjen e të gjitha elementeve kontestuese nga emri dhe përmbajtja e klubit bullgar “Vanço Mihailov” në Manastir. Hapi tjetër, tha anëtarja e KPMD-së, Vesna Bendevska, është mbledhja e Komisionit dhe përcaktimi i procedurës së mundshme kundërvajtëse, transmeton Portalb.mk. Lidhur me këtë dhe rekomandimin për largimin e përmbajtjes kontestuese nga rrjetet sociale të klubit, afati i së cilës tashmë ka skaduar, Bendevska theksoi se Ministria e Drejtësisë duhet të dorëzojë shkresë sepse ka kompetencë të zbatojë dispozitat e Ligji për shoqatat dhe fondacionet.…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski pas takimit që realizoi me presidentin e Gjermanisë, Shtajmaer deklaroi se me homologun e tij gjerman kanë biseduar për raportet bilaterale, për luftën në Ukrainë dhe krizën ekonomike, me çrrastë tha se ka marrë mbështetje edhe për rrugën evropiane të vendit tonë. “Kjo vizitë ka vlerat e saj sepse po ndodh në një kohë kur po ballafaqohemi me një luftë në hapësirën evropiane… Në këtë periudhë senzitive kemi nevojë të patjetërsueshme nga aleatët e mëdhenj, një ndër to është Gjermania. Takimi kaloi në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe pozitive, biseduam për raportet bilaterale dhe…

Lexo më Shumë

Pas lirimit të 3 infermiereve në Kosovë të cilat akuzohen se dhunuan gruan e moshuar brenda azilit, emisioni Uniko nga Spartak Koka ka udhëtuar drejt Pejës. Gazetari Koka ka shkuar drejt banesës së infermieres Aurona Pelaj në Pejë, e cila ishte dhe protagonistja në videon e dhunës brenda qendrës së të moshuarve Orenda. Dera e shtëpisë së familjes së Auronës është e mbyllur. Dritaret të mbyllura e grilat të ulura. Komshinjtë e Auronës thonë se anëtarët e familjes Pelaj nuk janë aty. Ata refuzojnë që të flasin për mediat dhe thonë se babai i Auronës nuk është i interesuar për…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier mbërriti në vend mëngjesin e sotëm, pas së cilës u drejtua për në vilën presidenciale “Vodno”. Atje ai u prit nga nikoqiri i tij, presidenti Stevo Pendarovski. Steinmeier u prit me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore, gjatë së cilës u këndua himni kombëtar gjerman. Kjo është vizita e parë e Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë Steinmeier në Maqedoninë e Veriut. Sipas njoftimeve, të martën në Shkup janë planifikuar takime edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa Steinmeier duhet të mbajë edhe një fjalim në Kuvend, pas së cilës do të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se sot fillon pagesa faza e pensioneve për muajin nëntor. Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe degëve të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit: Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.11.2022 (e martë); Për pensionet me shumë 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 30.11.2022 (e mërkurë); Për pensionet me shumë 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 01.12.2022 (e enjte) dhe Për pensionet me shumë mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 02.12.2022 (e premte)…

Lexo më Shumë

Pavlina Cërvenkovska ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor. Dorëheqjen e ka dhënë para fillimit të seancës së sotme të 421-të të Këshillit. “Po e njoftoj opinionin se po jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të Këshillit Gjyqësor të RMV-së. Menjëherë pas zgjedhjes sime në këtë post, filloi një ndjekje mediatike me qëllimin përfundimtar të dorëheqjes sime, sepse zgjedhja ime për kryetar nuk i përshtatej një grupi të elitës gjyqësore-biznesore. Deri më sot, ndjekja nuk është ndalur përmes shpërndarjes së informacioneve të rreme për gazetarët, ndërsa proceset e brendshme në Këshill, të cilat janë të…

Lexo më Shumë

Me rastin e 20-vjetorit të studimit ndërkombëtar “Sjelljet e lidhura me shëndetin te fëmijët e moshës shkollore në Maqedoninë e Veriut”, Qendra psikosociale dhe e aksionit të krizës – Shkup dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e RMV, Universitetit të Tetovës i ndau mirënjohje për kontribut të vazhdueshëm në qëndrueshmërinë e realizimit të këtij studimi longitudinal, i cili mundëson të fitohet pasqyrë holistike mbi shëndetin dhe sjelljen e të rinjve në RMV, por edhe në raport me të rinjtë e 51 vendeve të tjera. Ky aktivitet u organizua nën mbështetjen e Zonjës së parë të vendit tonë, Elizabeta Gjorgievska, ku…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Zoran Zaev ka reaguar pozitivisht sot pas lajmit për regjistrimin zyrtar të Qendrës së Gjuhës Maqedonase në Greqi. Lajmi u transmetua si një akt de fakto që përfaqëson njohjen e popullatës maqedonishtfolëse në Greqi, siç ishte njoftuar më parë nga qendra. “Këtu janë të frytshëm nga Prespa, sjellin gëzim për të gjithë ata që flasin gjuhën maqedonase, për të gjithë maqedonasit. closevolume_off I përgëzoj themeluesit e Qendrës së Gjuhës Maqedonase në Greqi dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë që mezi presin këtë akt të bukur, i cili është veçanërisht i rëndësishëm si dëshmi e marrëdhënieve…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka informuar se dorëzimi i teksteve shkollore për klasat e parë, të dytë, të katërtë dhe të pestë në arsimin fillor bëhet në përputhje me dinamikën e përcaktuar. Tanimë përfundoi dorëzimi i teksteve shkollore sipas marrëveshjes së parë për botimin, ku përfshihen tekstet shkollore për klasën e katërt gjuhë-maqedonase dhe matematikë, në gjuhën mësimore maqedonase dhe tekstet në gjuhën turke për klasën e katërt dhe të pestë në gjuhën mësimore turke. Dorëzimi i teksteve shkollore sipas marrëveshjes së dytë dhe të tretë do të zhvillohet këtë javë pune”, theksohet në kumtesën e sotme. Siç njofton…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, tha se votimi i fundit në Tetovë i dha sinjal Aleanca për Shqiptarët se duhet të bëjë një hap para për të kaluar në patriotizmin institucional dhe të bëhet pjesë ekezekutivit. “Ne si opozitë kemi përkrahur gjithçka në Kuvend. Prandaj duke qenë në një moment kaq kritik, duhet të bëjmë një hap para, të futemi në ekzekutiv. Votimi në Tetovë na dha sinjalin se ndoshta patriotizmi institucional, për momentin, do të shërbejë më shumë në interesa të popullit dhe të shtetit.”- tha Snopçe.

Lexo më Shumë