Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një deklaratë për TV21 tha se ministritë e jashtëm të NATO-s në Bukuresht dolën edhe më të bashkuar në dënimin e agresionit rus në Ukrainë, përcjell TV21. Osmani tha se edhe Maqedonia e Veriut do të vazhdojë mbështetjen financiare për Kievin. “Komunikova qëndrimin tonë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të ndihmojë financiarisht paketën gjithëpërfshirëse të asistencës për Ukrainën me mjete jovdekjeprurëse siç është çështja e uniformave ose e pajisjeve tjera të nevojshme për Qeverinë e Ukrainës por natyrisht edhe masat që ndërmorëm për të dënuar agresionin rus siç është masa…
Author: Hamdi Kumanova
Zgjidhet problemi me Ngrohtoren Shkup-Veri, njoftojnë nga drejtoria e kësaj shoqërie aksionare. Sot në mesditë Bordi i kreditorëve i ka dhënë dritë jeshile drejtorit Bogolub Makrevski, i cili është udhëheqës i procedurës së falimentimit të kompanisë amë, që të firmosë bashkëpunim tekniko-afarist me EMV-në, shkruan Alsat. Sipas tyre, brenda ditës pritet që të formatizohet marrëveshja e kalimit të Ngrohtores nga privati në menaxhim të shtetit, përkatësisht të Elektranave të Maqedonisë së Veriut dhe ndërkohë të furnizohen me gaz natyrorë që më së voni deri nesër të ketë energji termike, ngrohje, në gjithë zonën e Çairit dhe Butelit.
Gjykatën Themelore Penale ka dënuar me 18 vjet burg Anxhelo Gjorgievskin, Klementina Levkovska gjithashtu me 18 vjet, ndërsa Andrej Kostovskin me 16 vjet. Këtë vendim me lot në sy e dha gjyqtarja Elena Ilievska Josifoviq. Vendimi i gjykatës vjen pothuajse katër muaj pas seancës së parë të gjykimit për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot, i cili u rrah për vdekje para një klubi nate në parkun e qytetit në Shkup. Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se më 7 prill, para një lokali nate në parkun e qytetit në Shkup, së bashku e kanë privuar nga jeta të dëmtuarin Denis…
Këtyre ditëve doli nga shtypi vepra e njëzettë e prof. Dr. Ali Pajazitit, Publicistikë sociale, një përmbledhje kolumnash dhe recensionesh ku vjen në shprehje zanati sociologjik dhe ligjërata specifike e këtij intelekuali dhe autori të mirënjohur shqiptar. Në të trajtohen tema të ndryshme nga përditshmëria jonë lokale, ballkanike dhe globale, me një qasje të thellë analitike, kritike, duke shfrytëzuar edhe instrumentariumin shkencor, teoritë dhe paradigmat e ndryshme të shkencave sociale. Teksti shoqërohet dhe fuqizohet edhe me të dhëna kuantitative-statistikore, që narrativit dhe eksplikacioneve të autorit u japin një bindshmëri më të lartë. Autori vë si objektiv shoqërinë e lirë, në…
Kryetarja e DOM dhe deputetja Maja Moraçanin në interes të shëndetit të qytetarëve, kërkon që ngrohtoret në Shkup të vazhdojnë të punojnë me gaz. Moraçanin, e cila të dielën e mori mandatin e dytë si kryetare e kësaj partie, në një intervistë për MIA-n tha se do të insistojnë në respektimin e qëndrimit të tyre dhe do të kërkojnë që ngrohtoret të vazhdojnë me gaz dhe të mos kalojnë në naftë apo mazut, të cilat vërtet ndotin shumë, sepse do të ndikojë shumë në ndotjen e ajrit në Shkup. “Situata është e vështirë dhe prandaj them se këto janë çështjet…
Prej sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut fillon debati i amendamenteve për Propozim buxhetin për vitin 2023. Janë parashtruar 263 amendamente, prej të cilave 199 nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. Ditën e hënë përfundoi diskutimi i përgjithshëm, ku qeveria dhe opozita paraqitën qëndrimet e tyre. Sipas mazhorancës parlamentare, zërat e parashikuar të buxhetit do të mundësojnë rimëkëmbjen ekonomike dhe përballimin e pasojave të krizës energjetike dhe opozita mendon se është një buxhet historikisht më i lartë dhe shpërdorues.
Presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnamer, në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në vend, sot do të shëtit nëpër Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ndërsa në Çifte Haman do të takohet me ekipin e filmit dokumentar maqedonas “Toka e mjaltë”. Ai do të ketë edhe një takim me të rinjtë që vizitojnë Shkollën politike të Qendrës presidenciale për edukim politik. Pasdite, Shtajnmaer do të vizitojë parkun e erës në Bogdanci, i pari i këtij lloji në Ballkanin Perëndimor dhe më pas fabrikën “Dreklmaer” në Kavadar. Kreu i shtetit gjerman dje pati takime me nikoqirin e tij, presidentin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Dimitar…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka regjistruar gjithsejtë 116 shkelje të rregullave të trafikut vetëm në Shkup. Prej tyre: 5 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për makina të paregjistruara. Nga MPB njoftojnë edhe për 5 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 6 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes…
Disa nga furrat e bukës bëjnë të ditur se nga nesër, 1 dhjetor, qytetarët do të kenë mundësi blejnë bukë 32 denarë. Në periudhën e ardhshme, do të ketë korrigjim i çmimeve të produkteve të tjera buke, ndoshta me rreth 10 për qind. Zbritje mbi 10 për qind janë të mundshme edhe për produktet e mishit nëse Qeveria mori një vendim që do të heqë detyrimet për lëndët e para të importuara. siç kërkohet nga kompanitë e këtij sektori. Çmime të reduktuara në dhjetor mund të pritet në produktet e qumështit të cilat, sipas përpunuesve, do të jetë më e…
Edhe pse është përfolur në të kaluarën se pritet që disa institucione të kulturës do të kalojnë në menaxhim të komunave. Por, edhe sot e kësaj dite, që kur janë ndarë disa kompetenca për komunat, deri më tani nuk është shtuar asnjë kompetencë edhe në këtë sferë. Pushteti qendror disa vite më parë ka thënë se ka në plan të fillojë edhe zgjerimin e kompetencave për komunat, por edhe këta paralajmërime kanë mbetur vetëm në letër. Në këtë drejtim, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, thotë se procesi i decentralizimit është i mangët dhe se pushtetit lokal i mungojnë…
Në pjesën e tretë të Programit 200, i ftuar ishte zv. ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, me të cilin u zhvillua biseda në lidhje gatishmërinë e shtetit për tu dalë në ndihmë viktimave të dhunës familjare. Nuhiu theksoi se pavarësisht numrit të madh të denoncimeve në polici, një numër shumë i vogël përfundon në gjykatë. “Që nga viti 2016 kemi regjistruar 846 krime, që kanë të bëjnë kryesisht me dhunën në familje, për të arritur në vitin 2022, kur këto vepra janë rritur në 1129 dhe në këtë drejtim ka paraqitje. Fakti që na shqetëson është se vetëm një e…
Një forum ndërmjet përfaqësuesve të biznesit nga Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, i planifikuar gjatë takimit të ministrave të jashtëm të dy vendeve në kuadër të Presidencës bullgare të Iniciativës së Evropës Qendrore, do të mbahet në fillim të dhjetorit në Shkup. Të dhënat për tregtinë dypalëshe tregojnë se në vitin 2022 ajo do të kalojë 1 miliard euro, tha kryeministri në detyrë bullgar Galab Donev në fillimin zyrtar të punimeve ndërtimore në segmentin hekurudhor lindor të Maqedonisë së Veriut (që lidh Kumanovën, Beljakovcën dhe Kriva Pallankën) të Korridorit 8 Pan-Evropian në fund të tetorit. Të dhënat…

