Kryetari i Dhomës së Geodetëve, Nikolla Ribaroski, i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, i hodhi poshtë të thënat e drejtorit të Agjencisë së Kadastrës, Borçe Tunxhev, se shtrenjtimi për dhënien e disa shërbimeve të caktuara nga Kadastra është 25-30 për qind. “Absolutisht e mohoj se shtrenjtimi është prej 2- deri në 30 për qind. Ajo është një çfarë mesatare e gjithë çmimores. Rritjet e çmimeve janë drastike, rritje enorme dhe sërish po e them, të pakuptimta”, tha Ribaroski.
Author: Hamdi Kumanova
Mbledhja e Kuvendit të Rregullt Zgjedhor do të mbahet të shtunën më 3 dhjetor në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup, informojnë nga SHGM. Regjistrimi i pjesëmarrësve do të fillojë nga ora 10:00 dhe është paraparë të zgjasë deri në orën 11:00. Është parashikuar fjalim përshëndetës i kryetarit aktual Mlladen Çadikovski. Do të prezantohen edhe raportet për punën e shoqatës por edhe raporti financiar për vitin 2022, pas së cilës do të vijojë paraqitja e kandidatëve. Përveç kësaj, do të zgjedhën edhe anëtarët e Bordit Drejtues të SHGM-së, Bordit Mbikëqyrës dhe anëtarët e Gjykatës së Nderit në SHGM. Pas votimit do…
Në Tetovë dje në ora 11:20, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë i kanë privuar T.J.(48), F.J.(20), D.B.(41), J.F.(35), N.A.(36) dhe një 17 vjeçar, të gjithë nga Tetova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e T.J., ku ajo jeton me vajzën e saj F.J. dhe djalin 17-vjeçar, ku janë hasur edhe personat e tjerë, të kryer me vendim gjykate, është gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe sende me mbetje kokaine. “Më pas, në komisariat F.J. ka raportuar se D.B. në disa raste e ka çuar në prostitucion dhe se së bashku me J.F. dhe N.A. i mundësoi asaj përdorimin e kokainës”, njoftoi sot MPB.…
Qeveria distancohet nga problemet mes Qytetit të Shkupit dhe transportuesve privatë. Nga ekzekutivi thonë se kompetencat për transportin publik bien të gjitha mbi Qytetin e Shkupit. Me këtë qëndrim ekzekutivi lë të kuptohet se kjo nuk do të jetë një nga situata e ngjashme me ato në të kaluarën, kur nga ” Ilindenska” ndanin qindra mijëra euro për shlyerjen e borxheve të komunave. “Është pushteti vendor ai që duhet të punojë për qytetarët. Sipas Ligjit për Qytetin e Shkupit, rregullimi dhe organizimi i transportit publik urban dhe periferik të udhëtarëve është në kompetencë të plotë dhe të vetme të Qytetit…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e Resurseve Energjetike Nacionale, Bajram Rexhepi, morën pjesë në një manifestim me rastin e përfundimit të punëve ndërtimore për ndërtimin e gazsjellësit në aksin rrugor Negotinë-Seksioni Kavadar-Manastir me gjatësi prej 92 km. Në deklaratën e tij për shtyp, Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo nënkupton bashkimin e gjithë aksit rrugor nga Klleçovcë (Kumanovë) deri në Manastir në një gjatësi prej rreth 188 kilometrash. “Në këtë mënyrë realizohet plani për realizimin e kësaj pjese të projektit të madh të gazifikimit të shtetit. Është e rëndësishme që vitet…
“Dje (29-nëntor) në ora 21:30 në rrugën nga Kamnjani për në Jellovjan të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë – Njësia e Policisë Kamnjan kanë privuar nga liria personin B.E. (27) nga fshati Zherovjan i Tetovës, pasi që pas një kontrolli të kryer është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të çështjes, ndaj personit do të përpilohet parashtresa përkatëse.” thuhet në kumtsën e SPB-Tetovë./TS/
Nuk ka ndryshim në qëndrimin e VMRO-DPMNE-së, për ndryshimet kushtetuese, pas mesazheve të djeshme që i dërgoi nga foltorja e kuvendit, presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmaer. I pyetur nëse partia e vlerëson fjalimin e Shtajnmaerit për pjesë të presionit ndërkombëtar, për ndryshim të Kushtetutës, deputeti Bojan Stojanovski u përgjigj se VMRO-DPMNE nuk është parti që i nënshtrohet presioneve. “Ai dje e shprehu qëndrimin e tij personal. VMRO-DPMNE është parti popullore, dhe qëndrimet e veta i artikulon sipas mendimit të popullit, dhe ne gjithnjë do të mbetemi në qëndrimin e popullit të RM-së, sepse kjo është esenca e funksionimit tonë. Në këtë…
Para disa çasteve në autostradën Shkup-Tetovë, afër qarkores së Shkupit ka ndodhur një aksident ku është përfshirë një veturë Porshe Canyenne. Sipas informacioneve nga Klan M, nuk ka të lënduar mirëpo vetëm dëme materiale. Policia gjendet në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin e plotë. /KlanMacedonia/
NË HYRJE TË GALERISË SË ARTEVE “ÇIFTE AMAM” E MIRËPRITI ATIXHE MURATOVA Me çaj dhe me bakllava, Presidenti i shtetit gjerman, Shtajnmaer, sot në mëngjes e shijoi sharmin e çarshisë së vjetër të Shkupit dhe shëtiti nëpër rrugicat megjithë motin me shi. Me nikoqirin e tij, Presidentin Pendarovski, i përshëndetën bizneset e vogla lokale, si këtë agjenci për transport të udhëtarëve. Në hyrjen e galerisë së arteve “Çifte Amam” e mirëpriti Atixhe Muratova, personazhi kryesor i filmit dokumentar “Honeyland”, mesazhin e të cilit për mbrojtje të natyrës Shtajnmaer, që ditën e djeshme, nga foltorja e Kuvendit, e vuri në dukje…
Deri në fund të vitit 2023, qeveria ruse vendosi ndalimin e eksportit të pajisjeve ushtarake, armëve dhe avionëve, duke përfshirë helikopterët Mi-2, Mi-8, Mi-17 dhe Mi-26, për 40-të vende, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Siç njofton AIM, në vendimin e publikuar në portalin zyrtar për informim juridik të Qeverisë ruse, citohet se nga Rusia nuk guxojnë të eksportohen bartës raketor, karburantet për to dhe komponentët e karburantit, mjetet ajrore pa pilot që mund të fluturojnë më shumë se gjysmë ore, kamionë terrenor me të paktën tre sëpata dhe motor me volum prej të paktën 10 litra dhe automjete blinduese të…
PESË DITË PA NGROHJE MBI PESË MIJË PËRDORUES TË NGROHJES QËNDRORE NË ÇAIR Pesë ditë radhë mbetën pa ngrohje mbi pesë mijë përdorues, përfshirë shkolla, kopshte dhe qendra shëndetësore në çair dhe Butel. E për këtë ishin të detyryar të mungojnë në shkollë ndërsa prindërit t’i marrin fëmijët nga çerdhet. E kësaj golgote i erdhi fundi pas marrëveshjes së Ngrohtores Shkup-Veri me Elektranat e Maqedonisë. ”U nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim afarist dhe teknik, me të cilën EVM do të marrë përsipër menaxhimin e termocentralit dhe ngrohjes të përdoruesve” – thonë nga ngrohtorja Shkup-Veri. Ndërkohë kryeministri Dimitar Kovaçevski promovoi ndërtimin e…
Pas dorëheqjes së djeshme të kryetares së Këshillit gjyqësor Pavlina Cërvenkovska ku tha se largohet nga funksioni për shkak të, siç tha, ndikimeve të biznes elitës dhe të gjyqësorit, sot kryeministri Kovaçevski e thirri që t’i denoncojë të gjitha presionet deri tek institucionet. Përveç në gjyqësor, këtë e bëjnë edhe në Prokurori, tha Kovaçevski duke aluduar në tërheqjen e kandidaturës së Burim Rustemit për shef të Prokurorisë së lartë pasi u tërhoq edhe Fatime Fetai. Ai theksoi se Qeveria i plotëson detyrat e saj dhe kompetencat pas sigurimit të kushteve për gjyqësor dhe prokurori të pavarur.

