Author: Hamdi Kumanova

Pas përfundimit të ndërtimit të pjesës së fundit të gazsjellësit nga Negotina në Manastir Kryeministri Dimitar Kovaçevski pret që vitin e ardhshëm të fillojë ndërtimi i gazsjellësit ndërlidhës me Greqinë. Sipas tij, me këtë projekt vendi do të ketë qasje në gazin natyror nga Azerbajxhani. Në vend që të varemi nga një burim i gazit dhe një çmim, ne kemi parashikueshmëri për ekonominë tonë, tha Kovaçevski, duke shtuar se tashmë do të mund të ndërtohen elektrana me gaz në REK Manastir. “Projekti është në përputhje me qëllimet dhe prioritetet kombëtare dhe me politikat e Bashkimit Evropian. Me këtë projekt dhe…

Lexo më Shumë

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), HIV edhe më tej mbetet problem global i shëndetit publik. Më shumë se dy milionë njerëz në Rajonin evropian të OBSH-së janë të prekur nga HIV. Vlerësimi i OBSH-së është se në vitet e fundit nuk ka pasur asnjë përparim drejt arritjes së objektivave për HIV. Janë zvogëluar burimet dhe si rezultat, shumë jetë janë në rrezik. Në vend, deri në vitin 2022, nga HIV/SIDA kenë vdekur 123 persona, ndërsa 451 persona jetojnë me këtë sëmundje. Gjatë muajit tetor, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik, janë regjistruar pesë raste të…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sonte në emisionin “10 minuta” në TV 21, tha se Inspektorati Shtetëror i Tregut ka të gjithë listën e kompanive nga industria ushqimore që EMV do t’i furnizojë me energji më të lirë elektrike dhe se në bazë të kësaj Inspektorati do të kryejë kontrolle të intensifikuara në tregjet ku së shpejti duhet të shiten produktet ushqimore bazë me çmime të reduktuara, transmeton Portalb.mk. Ministri theksoi se nga nesër prodhuesit e produkteve ushqimore bazë, të cilat janë të mbuluara nga masa e qeverisë për energji të subvencionuar elektrike, do të fillojnë tu ofrojnë marketeve çmime…

Lexo më Shumë

Për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit F1 në rrugën “Kuzman Shapkarev” 3b, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e rrugëve “Kuzman Shapkarev”, “Gostivarska”, “Boris Serafov”, “Zhedenska”, “Smilevska” dhe “Cërnogorska”. Furnizimi me ujë, siç informojnë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup, është ndërprerë prej orës 9:10 deri në përfundimin e defektit. Për shkak të një defekti në ujësjellës në rrugën 7 numër 242 në fshatin Batincë, pa ujë sot prej orës 9:00 e deri në përfundimin e defektit do të jenë shfrytëzuesit e fshatrave Batincë dhe Lubosh.

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nga tribuna në Kumanovë, i drejtoi pyetje kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. A u thotë politikanëve të huaj që vijnë në vend, përfshirë edhe politikanë të brendshëm, në takimet që ka me ta: “Më jepni pushtet dhe do të ndryshoj Kushtetutën”, le të përgjigjet që të dëgjojnë të huajt dhe qytetarët tanë. “, tha Kovaçevski, transmeton InfoShqip. Kovaçevski tha se “Hristian Mickoski është i lodhur dhe nervoz, prandaj vazhdimisht kërkon zgjedhje të parakohshme, sepse me kalimin e kohës Apasiev po i merr votat dhe dje këtë e ka pranuar personalisht Mickoski”. “Guximi nuk është të…

Lexo më Shumë

Moti sot në vend do të jetë i vranët me reshje të shiut, ndërsa në male të borës ku shtresa e borës do të rritet. Në disa vende, veçanërisht në pjesët jugore, reshjet do të jenë më të mëdha. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të jenë në interval prej dy deri shtatë, ndërsa ato maksimale prej katër deri nëntë gradë. Në Shkup do të mbizotërojë mot i vranët me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 102 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 4 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për makina të paregjistruara. Nga MPB njoftojnë gjithashtu për 8 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 4 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 5 të tjera për mosvënien e rripit të sigurisë.

Lexo më Shumë

“Ndërtimi i kapaciteteve mediatike në luftën kundër lajmeve të rreme dhe dezinformimit si dhe mbështetje ndaj mediave të pavarura në Maqedoninë e Veriut gjatë procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”. Ky është një projekt që është realizuar nga ana e Ambasadës së Çekisë me Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Me këtë rast, në këtë universitet është mbajtur edhe ceremonia e mbylljes së këtij projekti. Rektori i këtij universiteti, Abdylmenaf Bexheti, falënderoi Republikën e Çekisë për mbështetjen që ka dhënë në luftën kundër lajmeve të pasakta, që janë kërcënim për rajonin dhe jo vetëm. “Në këtë drejtim universiteti paraqitet si…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, do të hapë sot në Bruksel skriningun bilateral për kapitullin 23, “Drejtësia dhe të drejtat themelore”. Në dy ditët e ardhshme, Grupi Punues për Negociata, përmes 24 prezantimeve, do të prezantojë pozicionin dhe nivelin e përputhshmërisë së sistemit juridik të Maqedonisë së Veriut në raport me të drejtën evropiane në fushën e gjyqësorit, politikës kundër korrupsionit, të drejtat themelore, të drejtat dhe mbrojtjen e pakicave dhe të drejtat e qytetarëve të BE-së, para ekspertëve të Komisionit Evropian. Sekretarja shtetërore e Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Zëvendës kryenegociatorja me…

Lexo më Shumë

Sipas një raporti të ri nga Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi i titulluar “Ndikimi i Zonave të Zhvillimit Industrial dhe Teknologjik në zhvillimin rajonal”, investimet e huaja në zonat e lira ekonomike (ZLE), në vend se të nxisin zhvillimin të të gjitha rajoneve, ato vetëm se kanë thelluar hendekun zhvillimor rajonal. Rajoni lindor, i cili është rajoni i pestë më i pasur sipas kriterit të PBB për kokë banori, i prinë listës së investimeve me 338 euro investime për kokë banori (9.2% e totalit), pasuar nga Pellagonia, rajoni i katërt më i pasur, me 270 euro investime për kokë…

Lexo më Shumë

Në ditën e dytë të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht të Rumanisë, është folur për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, dhe nevojën e rritjes së vëmendjes evropiane për këtë rajon. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri të ditur se prej shteteve të Ballkanit që ka më shumë presion rus është Bosnje e Hercegovina. “Unë mendoj se për të qenë në gjendje t’iu rezistojmë përpjekjeve të ndërhyrjes dhe ndikimit rus, një nga gjërat më të rëndësishme që duhet bërë është të përfundojë formimi i qeverisë pas zgjedhjeve”, tha Stoltenbergu për BeH-në. Bosnja ka kaluar…

Lexo më Shumë

Popullsia në vendin tonë konsumon të paktën dy herë më shumë kripë krahasuar me dozat e rekomanduara nga OBSH-ja. Konsumimi i kripës përmes bukës së bardhë është më karakteristik sepse ajo bukë kryeson në ushqimin e popullatës sonë dhe është vërtetuar se sasitë e kripës në këtë lloj të bukës janë ndër më të lartat, jo vetëm tek ne por edhe në botë. Sot u prezantua draft Programi me planin e veprimit për reduktimin e konsumit të kripës përmes ushqimit në Maqedoninë e Veriut (2023-2027). Pas fjalimeve të ministrit të shëndetësisë, Bekim Sali, si dhe të Dr. Ane Johansen, përfaqësuese…

Lexo më Shumë