Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, në fjalimin e tij në seancën e pestë plenare të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KNBE-MK) theksoi se vendi nuk do të pësojë asnjë dëm nëse përmbushim kushtin për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të filluar negociatat me BE-në. Ademi tha se jemi para një sfide të madhe që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese dhe parakusht për hapjen e klasterave. Personalisht, por ky është edhe qëndrimi i BDI-së, tha Ademi, “Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do të pësojë asnjë dëm nëse e përmbushim këtë…

Lexo më Shumë

Ne si pushtet qendror nuk mund të kemi impakt të drejtpërdrejtë në administratë, por me ligjet tona përpiqemi të vendosim mekanizma dhe instrumente që do t’ua lehtësojnë institucioneve të jenë më efikas në sferën e punësimeve të reja. Jemi duke tentuar që mënyra e punësimit të bëhet më transparente dhe të mos ketë mundësi që njeriu i parë i institucionit të punësojë militantë partiakë, deklaroi ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti. Ministri konsideron se departizimi është një dukuri në shoqërinë tonë dhe se shumica e punësimeve bëhen para zgjedhjeve edhe atë nëpër komuna, shkolla dhe shëndetësi. Kjo, siç…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nesër (2 dhjetor) SPB Shkup do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në Blv. “Ilinden” për shkak të protestës së paralajmëruar të transportuesve privatë që do të fillojë në ora 06:00. Siç bën të ditur MPB-ja, regjim i posaçëm i qarkullimit do të ketë nga kryqëzimi i Blv. “Ilinden” me Blv. “Shën. Klimenti i Ohrit” deri te kryqëzimet me Blv. “8 Shtatori” dhe rrugët përreth. MPB apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë./populi.mk/

Lexo më Shumë

Rreth dhjetëra kompani nga industria e mishin janë refuzuar për marrjen e rrymës së subvencionuar sepse kanë fotovoltaikë. Ata tashmë i kanë ulur çmimet e 50 produkteve, të mishit të freskët të derrit dhe të një pjese të asortimentit të pulës, por deri kur do të zgjasë lirimi, nuk e dinë. Presin që në afat sa më të shpejtë të mundur të tejkalohet problemi dhe t’i nënshkruajnë marrëveshjet për çmimin fiks të energjisë elektrike, për çka kanë marrë edhe premtim nga EVN. Sipas Grupacionit për përpunimin e mishit dhe produkteve të mishit pranë Odës Ekonomike, çmimet janë ulur për pesë…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thotë se një 42-vjeçar ka raportuar në polici se është sulmuar nga pronarja e banesës, ku ai po qëndronte me qira. Nga SPB-Tetovë thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit. “Dje (30-nëntor) në ora 17:00, personi I.I.(42) nga Tetova ka raportuar se në Tetovë është sulmuar fizikisht nga E.P. (57) nga Tetova, pronare e banesës ku banonte me qira. Sipas raportit, shkak i sulmit janë marrëdhëniet e prishura të borxhit-besimit. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot do të marrë vendim të ri për çmimin e derivateve, i cili do të jetë i vlefshëm nga mesnata. “Janë plotësuar parakushtet, KRRE do të marrë vendim për çmimin e karburanteve nga sonte në mesnatë”, thotë zëdhënësja e KRRE, Marina Uzunov. Sipas vendimit të fundit të KRRE-së të marrë të hënën, çmimi i EUROSUPER BS 95 është 84,50 denarë, EUROSUPER BS – 98 86,50 denarë, EURODIZEL 86,50 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë 82,50 denarë për litër.

Lexo më Shumë

Punonjësit e Spitalit klinik Zhan Mitrev, të udhëhequr nga Dr. Mitrev së bashku me stafin mjekësor dhe jomjekësor dhuruan gjak dhe dërguan mesazh humanizmi dhe sensibilizimi për nevojën e dhurimit të gjakut që do të thotë jetë. Aksioni për dhurim vullnetar të gjakut u organizua nga Instituti i Mjekësisë Transfuzive – Blood Bank TENK dhe në prani të vullnetarëve nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Aksione të tilla, të cilat kryhen rregullisht në Spitalin klinik Zhan Mitrev, kanë ndikim të madh dhe kontribuojnë në rritjen e kulturës shëndetësore dhe ndërgjegjësimit të publikut për nevojën e vazhdueshme…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot, në margjinat e Takimit ministror të OSBEs-së, realizoi takim me Viktorija Nuland, Nënsekretaren për Çështje Politike në Departamentin amerikan të Shtetit. Osmani dhe Nuland, siç njofton MPJ-ja kanë biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së të cilat vazhdimisht pasurohen e në veçanti iu referuan rezultateve të para konkrete Dialogut Politik të mbajtur së fundmi. Në fokus të bisedimeve ishte edhe bashkëpunimi dhe aleanca në kuadër të organizatave multilaterale, siç janë NATO dhe OSBE, nën prizmin e vështirësive të reja botërore, të shkaktuara nga agresioni i paprovokuar rus…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot i kanë dërguar një shkresë Gjykatës Kushtetuese nga ku kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe të refuzoj kërkesën për shfuqizimin e të dielës si ditë jo-pune. “Lidhur me seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë apelon në Gjykatën Kushtetuese që të mbështesë marrëveshjen e partnerëve social – që e diela të jetë ditë jo-pune për numrin më të madh të punëtorëve, përveç për aktivitetet që partnerët socialë i përcaktuan si përjashtim për shkak të domosdoshmërisë së kryerjes së vazhdueshme të proceseve të caktuara prodhuese”, thuhet në njoftimin…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 105-të. Siç informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, në rend të ditës janë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve. Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme, e cila është paraparë të fillojë në orën 13:00, opinioni do të informohet në mënyrë plotësuese.

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se në përputhje me Ligjin për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm, të gjitha tekstet shkollore mund të përdoren më së shumti 5 vjet, me përjashtim të klasës së parë, të dytë dhe të tretë, si dhe tekste shkollore të caktuara nga klasat më të larta në të cilat kanë përmbajtje që nxënësi i plotëson me shkrim, ngjyrosje, prerje dhe ngjitje të cilat përdoren njëherë, transmeton Portalb.mk. “Tekstet shkollore dhe të gjitha materialet e tjera mësimore që i ofrojnë institucionet kompetente në fushën e arsimit të udhëhequra nga Ministria e Arsimit dhe…

Lexo më Shumë

Sot mbushet një vit nga hyrja në fuqi e ndalesës së përsëritur të qeseve plastike. Si edhe gjatë ndalesës së parë nga viti 2013, edhe pas ndalesës nga viti 2021, përdorimi i qeseve plastike vazhdon. Si të mos ekzistojë ligji si dhe të mos ekzistojë problemi i ndotjes me plastikë, bëhet e ditur në kumtesën e Nismës për Lirimin nga Përdorimi i Plastikës. Sipas Entit të Statistikës, në vitin 2021 është prodhuar sasi enorme prej 5.800 tonë qese dhe thasë plastike, gjegjësisht çdo ditë nga 16 tonë të pabesueshme, ndërsa prodhimi i tillë i tepruar dhe konsumi i qeseve plastike…

Lexo më Shumë