Author: Hamdi Kumanova

Rëndësia e partneritetit dhe bashkëpunimit mes Evropës dhe Azisë në këto kohë dhe sfida kritike, pas pushtimit rus në Ukrainë, ishin riafirmuar në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të “Treshes” kryesuese të OSBE-së – Maqedonisë së Veriut, Polonisë dhe Suedisë, Bujar Osmani, Zbigniev Rau dhe Tobias Billstrom dhe sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Shhmid me Grupin e Partnerëve Aziatikë për Bashkëpunim të OSBE-së. “Dëshiroj t’i përshëndes përpjekjet e Suedisë, si kryesuese e Grupit të Partnerëve të Bashkëpunimit Aziatik të OSBE-së, në këtë vit veçanërisht të vështirë, për të hartuar një program që synon një dialog të…

Lexo më Shumë

Një burrë është arrestuar në Graqanicë, pasi i njëjti është raportuar se kishte rrahur gruan. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje. “Graqanicë 29.11.2022 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gradskos, Kiro Nackov, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se ka shkarkuar nga detyra drejtorin e shkollës fillore komunale “Dame Gruev” në këtë komunë, ku një nxënës i mitur për një kohë të gjatë është maltretuar nga shokët e klasës, tranmseton Portalb.mk. Në postimin në Facebook, ai bën thirrje që të gjitha palët të marrin përgjegjësi, pasi siç thotë ai, edhe pse është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qendrën për punë sociale, ende nuk ka asnjë reagim lidhur me këtë rast. “Në kuadër të kompetencave të mia, menjëherë njoftoj se…

Lexo më Shumë

“Po bëhen të gjitha kontrollet pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar – se bëhet fjalë për raporte të rreme, por ka një protokoll që duhet respektuar plotësisht, për sa i përket evakuimit dhe kontrollit të plotë”. Këtë e tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në “Kanal 5”. Ai sqaroi se thuajse të gjitha mesazhet e dërguara janë të njëjta, identike, edhe pse “ka një variacion të subjektit në lidhje me këtë aktivitet”. “Resurset e MPB-së po shpenzohen”, theksoi Spasovski, dhe më e rëndësishmja është se po shkaktohet ankth. “Kam bërë të ditur se hetimi…

Lexo më Shumë

Sfidat kryesore për integrimin në Bashkimin Evropian dhe barazia gjinore në rajon, leksionet e mësuara nga zbatimi i Konventës së Stambollit për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje dhe shënimi i Ditës Ndërkombëtare të KB-së për eliminimin e dhunës ndaj grave (25 nëntor), janë disa nga temat për të cilat do të diskutohet në Konsultimin rajonal të sotëm që do të mbahet në Shkup, në organizim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Konsultimi Rajonal, njoftuan nga MPPS, zhvillohet pas takimit rajonal të Forumit Evropian për Demokraci dhe Solidaritet. Siç informuan nga MPPS, krahas ministres…

Lexo më Shumë

Për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, pa ujë nga ora 12 do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Krimska” dhe “Kosta Abrasheviq”, si dhe Gjinekologjia Çair. Furnizimi me ujë do të jetë në ndërprerje deri në riparimin e defektit, informon NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.

Lexo më Shumë

Investimet direkte në ekonomi, infrastrukturë, telekomunikime, media, bashkëpunimi akademik me universitetet dhe funksionimi i institucioneve Konfuçi janë instrumentet strategjike të ndikimit kinez jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në vendet e tjera. Për “fuqinë e butë” kineze në vendin tonë nëpër mediat maqedonase nuk informohet mjaftueshëm, ndërsa tek qytetarët krijohet një perceptim abstrakt i idealizuar mbi Kinën. Këto janë konkluzionet e panel-diskutimit të sotëm “Të kuptuarit e mjeteve, narrativeve dhe ndikimit të “fuqisë së butë” kineze në Maqedoninë e Veriut, në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer dhe Shoqatës ESTIMA, raporton Meta.mk, përcjell Portalb.mk. Ana Kërstinovska nga ESTIMA në…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme(MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka regjistruar gjithsejtë 130 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për kalim në të kuqe në semaforë, 4 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve, tre gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se paaftësia e pushtetit lokal në qytetin e Shkupit, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ka shkaktuar kaos dhe mosfunksionim të transportit publik. Nga kjo parti thonë se kryetarja Arsovska me ndërprerjen e kontratave dhe bartjen e fajit vetëm sa e përkeqëson gjendjen me transportin publik. “Shkupjanët detyrohen të përdorin vetëm linjat e NTP-së, të cilat nuk janë të rregullta, gjë që shkakton bezdi dhe vonesa. NTP po zhytet më thellë në borxhe dhe për më tepër po lidh kontrata të dëmshme për blerjen e karburanteve me çmime shumë më të larta se ato reale. Për…

Lexo më Shumë

Koalicioni i fshehtë Kovaçevski-Arsovska doli në sipërfaqe. Këtë edhe vetë Kovaçevski e ka pranuar duke theksuar se ka pasur takim me Arsovskën në Qeveri. LSD dhe Arsovska qëndrojnë pas kaosit në Shkup, thonë nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. “Kvaçevski dhe Arsovska janë fajtor për vjedhjen ndaj shkupjanëve. Koalicioni i tyre është vetëm për biznes dhe tenderë në katër sy. Arsovsa ka emëruar kuadër të LSD-së për drejtor të NQP-së. Drejtori i NQP-së, Stojkovski personalisht e ka nënshkruar furnizimin prej 27 milion eurove për naftë me çmim prej 2 euro për litër”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, në fjalimin e tij në seancën e pestë plenare të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KNBE-MK) theksoi se vendi nuk do të pësojë asnjë dëm nëse përmbushim kushtin për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të filluar negociatat me BE-në. Kolegu i tij nga Komiteti Nacional për Çështje Evropiane, deputeti nga VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski tha se partitë kryesore politike në Maqedoni kanë konsensus për çështjen e zgjerimit të Unionit dhe kërkoi që ky proces të mos keqpërdoret. Ademi tha se jemi para një sfide të madhe që ka…

Lexo më Shumë

Në Dibër ku në listën e familjeve me probleme sociale zyrtarisht ka afro 800 familje me mbi 4 mijë anëtar, megjithatë ushqimet e tepruara hidhen. Edhe pse jetojmë një kohë krizë ekonomike, gjatë festave të nëntorit vazhdoi dukuria e hedhjes të ushqimeve. Prezenca masive e dibranëve nëpër restorante dhe objekte të tjera shërbyese, duke festuar 22 dhe 28 nëntorin, tregoi se një pjesë e madhe e ushqimeve përfunduan në kontejnerët të mbeturinave. Kjo ndodh në situatë kur një pjesë e theksuar e dibranëve për shkak të problemeve të varfërisë mbijeton duke siguruar shumë pak ushqime. Të dhënat zyrtare në vendin…

Lexo më Shumë