MPB njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një i moshuar nga Kavadari pasi në shtëpinë e tij janë gjetur armë dhe municione, përcjell TV21. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të cilit do të bëhet kallëzimi përkatës. “Zyrtarë policorë të stacionit policor Kavadar kanë privuar nga liria O.T.(73) nga Kavadari. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në ambientet ndihmëse, të kryera me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë tip “Crvena Zastava” me këllëf dhe dy karikatorë me gjithsej nëntë fishekë të kalibrit 7.65 mm, një pistoletë “Gesichept” me një…
Author: Hamdi Kumanova
Ulje e dukshmërisë nga 50 në 70 metra për shkak të paraqitjes së mjegullës në qafën malore të Strazhës, njofton Auto Moto Lidhja e Maqedonisë. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në vend të rrugëve me lagështirë. Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. AMLM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.…
Përmes formës elektronike, studentët e Maqedonisë së Veriut edhe sot do të mund të aplikojnë për të fituar mbështetjen financiare mujore prej 2400 denarë për ushqim, transmeton Portalb.mk. “Gjatë parashtrimit të aplikimit, studentët duhet të bashkëngjisin edhe formularët e plotësuar dhe të nënshkruar Fletëparaqitje për marrjen e të drejtës së subvencionimit të racionit për student dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitje për marrjen e të drejtës së subvencionimit të racionit për student ndërsa gjithashtu bëjmë thirrje që të shikojnë dokumentin – Udhëzime për bashkëngjitjen e llogarisë rrjedhëse gjatë aplikimit për subvencionimin e racionit për student”,…
“Gjatë ditës së djeshme (02.12.2022) në periudhën prej orës 12:00 deri në ora 16:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, është kryer aksion kontroll në automjetet që kryejnë transport publik të nxënësve, për rritjen e sigurisë së nxënësve. nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi. Gjatë kontrollit janë konstatuar 47 kundërvajtje në komunikacion, ndërsa dy vetura janë përjashtuar nga qarkullimi. Kontrollet e qarkullimit për të rritur sigurinë e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot do të zgjedhë kryetarin e ri përmes Kuvendit Zgjedhor të këtij institucioni, transmeton Portalb.mk. Përmes Kuvendit Zgjedhor sot do të zgjedhet edhe anëtarësia e Bordi Drejtues, Bordi Mbikëqyrës dhe Këshilli i Nderit. Kuvendi fillon në ora 11:00 në hapësirat e hotelit “Aleksandar Palace” në Shkup. Pas votimit do të publikohen rezultatet dhe do të vijojë fjalimi i kryetarit të zgjedhur. Përveç kryetarit aktual, Mlladen Çadikovskit, kandidaturë kanë dorëzuar edhe gazetarët Filjana Koka, gazetare e Radio Televizionit të Maqedonisë dhe nënkryetare aktuale e SHGM-së, por edhe Marjan Nikollovski, redaktor në televizionin “Sitel”.
Një grua në Gjakovë ka pranuar tretman mjekësor, pasi është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Policia sot ka informuar se viktima është strehuar në në shtëpi të sigurt, ndërsa nuk është raportuar për të arrestuar. “Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti i saj). Nuk raportohet për të arrestuar.”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të PK-së. Rasti ka ndodhur më 28 nëntor. Detaje tjera nuk janë dhënë.
Shoqatat “No pasaran”, “Njeriu mbi fitimin” dhe “Stop për vjedhjen” sot protestuan para Prokurorisë themelore publike duke kërkuar nga prokurorët të reagojnë pas zërave dhe pas dëshmive materiale për vepra të kryera penale. “Qëndrojmë para Prokurorisë themelore publike, e cila është organ i pavarur dhe duhet t’i ndjekë kryesit e veprave penale. E dimë se në Maqedoni ndodhin shkelje të pandëshkueshme për të cilat ka edhe dëshmi materiale. Ato dëshmi materiale janë dëshmi nga gjykatat – Gjykata e Apelit Shkup, Gjykata e Apelit Gostivar, nga Shtipi, nga gjykatat themelore ku janë dëshmuar parregullsitë në pagesën e tepërt të borxheve”, deklaroi…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës mirëpret vendimin e kryetarit të komunës së “Gradsko” për shkarkimin e drejtorit të shkollës fillore komunale ku është konstatuar rast i dhunës së bashkëmoshatarëve. “Inkurajojmë pushtetin vendor që të vazhdojë dhe intensifikojë aktivitetet për ndërtimin e një mjedisi shkollor të qetë dhe harmonik në të cilin çdo fëmijë do të jetë në gjendje të arrijë potencialin e tij të plotë. Ky është në fakt një mesazh për të gjitha komunat dhe menaxhmentin e shkollave në vend, sepse sjelljet e dhunshme tek të rinjtë nuk duhet të jenë opsion. Ddënojmë çdo dhunë brenda dhe jashtë shkollave…
Gjithnjë e më e sigurt është se të punësuarit në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodi” deri në fund të këtij viti do të nënshkruajnë marrëveshje të re kolektive, që do të thotë se në 4 vitet e ardhshme rroga e të gjithë 2.400 të punësuarve, do të rritet për 25%. “Sot realizuam një takim konstruktiv dhe frytdhënës me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me kënaqësi konstatuam se më së voni deri më 29 dhjetor do të nënshkruhet marrëveshja kolektive përfundimtare.”- deklaroi Angell Ristov, sindikata e USHKM-së. Avokatja Mimoza Salltirova, ndërmjetësuese në zgjidhjen e kontesteve të…
Më shumë se 2.100 orë luksoze të falsifikuara në një dërgesë tranzit për në Maqedoninë e Veriut janë konfiskuar të enjten në aeroportin e Frankfurtit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Pas konfiskimit, u ngritën dyshime për vërtetësinë e sendeve të tilla të vlefshme që mbërritën me dërgesë nga Hong Kongu. Dymbëdhjetë pako ishin rrugës për në Maqedoninë e Veriut dhe u transportuan përmes aeroportit në Gjermani. “Po të ishin origjinale, orët do të kushtonin rreth 176 milionë euro, sipas njoftimit të shërbimit doganor, shkruan Dojçe vele. Doganierët i gjetën orët në muajin tetor, por cilësia e orëve të falsifikuara…
Sipas të dhënave të vlerësuara të Entit Shtetëror të Statistikës, shkalla e rritjes së Bruto Prodhimit të Brendshëm (BPB) për tremujorin e tretë të vitit 2022 është 2.0 për qind. Në tremujorin e tretë të vitit 2022, rritje më e madhe është shënuar në sektorët – Art, zbavitje dhe rekreacion; Veprimtari të tjera shërbyese; Veprimtari në amvisëri si punëdhënës; veprimtari të amvisërive të cilat prodhojnë mallra të ndryshme dhe kryejnë shërbime të ndryshme për nevojat e tyre prej 11.8 për qind. Në sektorin Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; përmirësim të automjeteve motorike dhe motoçikletave; Transport dhe magazinim; Objekte…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti fjalim në ngjarjen me rastin e 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Në ngjarje u promovua draft-strategjia për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara 2023-2030, e cila u përpilua në organizim të Trupit Koordinues Nacional për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetjen e Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ). Në ngjarje përveç Kryeministrit Kovaçevski, fjalim kanë mbajtur edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana…

