Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, dje realizoi takim me ud. shefi i misionit në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Erik Mejer dhe përfaqësuesi i ri i zyrës së USAID-it në vend, Xheri Dajbëll, ku biseduan për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Author: Hamdi Kumanova
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një 64-vjeçar nga Gostivari dje ka raportuar se ka qenë i mashtruar nga dy persona, njëri prej të cilëve ka folur në gjuhën arabe. Sipas raportimit të 64-vjeçarit, personat në fjalë i kanë kërkuar para vendase ndërsa i kanë lënë si garanci një valixhe me valuta të huaja, që kanë rezultuar se janë të falsifikuara. “Gjashtëdhjetë e katër vjeçari V.J. nga Balindolli i Gostivarit, dje (04-tetor) në ora 12:20 në Tetovë ka raportuar se rreth orës 11 në rrugën “Beliçica” në Gostivar, dy persona meshkuj prej të cilëve njëri ka folur…
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në konferencën e sotme për media ka bërë të ditur se raporti i Komisionit Evropian për progresin e vendit do të arrijë javën e ardhshme dhe se pret të jetë pozitiv. “Presim një raport pozitiv që padyshim do të jetë udhërrëfyesi ynë për reformat dhe aktivitetet e ardhshme, me të gjitha notat e tij të mira dhe më pak të mira. Ky do të jetë raporti i parë që nga fillimi i negociatave dhe nuk pres të ketë ndonjë surprizë”, tha Mariçiq. Ai bëri të ditur gjithashtu se nga data 7 nëntor, me…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se sot ka filluar pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe nga mbrojtja civile për muajin shtator të vitit 2022. “Shfrytëzuesit e të drejtave monetare që posedojnë kartelë pagesore, do të mund të tërheqin para nga bankomatët, t’i shfrytëzojnë fondet për pagesa pa para në rrjetin e shitjeve ose në mënyrë elektronike dhe celulare nga sot, 5 tetor 2022”, informojnë nga Ministria. Për të shmangur tollovitë para dhe në banka gjatë pagesës së të drejtave, për shfrytëzuesit që nuk përdorin kartela, pagesa do të kryhet në dy grupe në të…
Nxënësit e Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Jasir Idrizi, Krenar Ahmeti, Dijar Selami, Endrit Shaqiri dhe Andi Ganiu, me mentor Nderim Nagavcin, nga 32 ekipe garuese janë fituesit e garës kombëtare NASA Space Apps Challenge. Të rinjtë të cilët garuan në mesin e shumë ekipeve nga mbarë vendi, jo vetëm që morën vendin e parë, por edhe fituan të drejtën për të vizituar NASA’s Kennedy Space Center në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
SPB-Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër 59-vjeçarit K.L. nga Shkupi. Personi në fjalë sipas MPB-së dyshohet për kryerjen e veprës penale “shkatërrim ose fshehje e lëndës arkivore të papërpunuar”. “I raportuari, menaxher në një filial të Sh.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut”, gjatë vitit 2021 me vetë ka kontribuar në asgjësimin e materialit zyrtar të dokumentuar për vitin 2018 pa pasur leje dhe miratim të marrë nga Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut për asgjësimin e materialit zyrtar në fjalë”, njoftojnë nga MPB.
PLD është absolutisht kundër koalicioneve të gjera që mund të shkaktojnë krizë më të madhe politike, sipas Monika Zajkovës, deputete e kësaj partie. Sipas saj, shumica parlamentare dhe qeveria janë stabile dhe për këtë arsye ajo nuk e ndan mendimin e njëjtë me Pavle Trajanovit nga Lidhja Demokratike se nevojitet koalicion i gjerë dhe zgjedhje të parakohshme. “Nuk do të pajtohesha me këtë deklaratë të Pavle Trajanovit, sepse, sipas asaj që shoh në Kuvend, mazhoranca është stabile, po ashtu shihet se Qeveria po punon me fuqi të plotë dhe po i menaxhon sfidat me të cilat përballet. PLD është…
Ekonomia e Maqedonisë së Veriut mund të hyjë në stagflacion, paralajmëron Banka Botërore në raportin e saj të vjeshtës. Duke marrë parasysh rrezikun e stagflacionit, vendi do të duhet të fillojë zbatimin e reformave që mund të forcojnë përsëri rritjen në afat të mesëm. Banka paralajmëron mundësinë e hyrjes së Maqedonisë në zonën e stagflacionit, gjegjësisht rritje të ngadaltë ose të ulët ekonomike, e ndjekur nga norma të larta të inflacionit. Për këtë vit, Banka Botërore pret që inflacioni në vend të jetë 12.1 për qind, vitin e ardhshëm 6.1 për qind dhe në vitin 2024 të bjerë në tre…
Të dielën mbrëma, në Dübendorf të Zvicrës ka shpërthyer një mosmarrëveshje mes disa personave: Gjatë kësaj ështëplagosur rëndë një 22-vjeçar nga Maqedonia e Veriut. Policia më pas arrestoi dy persona. Në Dübendorf ZH, një mosmarrëveshje mes disa personave është përshkallëzuar mbrëmjen e së dielës. Një shtetas i Maqedonisë së Veriut (22) u plagos rëndë në mosmarrëveshje. Menjëherë pas krimit, Policia Kantonale e Cyrihut arrestoi dy persona. Dy të arrestuarit janë një shtetas irakian 25-vjeçar dhe një 18-vjeçar nga Bosnje-Hercegovina. Të dy dyshohet se ishin përfshirë në debat, siç njoftoi të dielën Policia Kantonale e Cyrihut. Informata se një i ri…
Nëpunës policorë të policisë kriminalistike pranë SPB Manastir e kanë privuar nga liria D.Ç. (26) nga Manastiri. Siç njofton MPB-ja, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, marihuanë dhe sende tjera me mbetje të materies së panjohur. Ai është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, theksojnë nga MPB-ja.
Një grua në Ferizaj ka raportuar në polici se ish i fejuari i saj, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si dhunim. “Ferizaj 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ish i fejuari i saj, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një mjek i ri shqipëtar që të bënë krenar në spitalin shtetëror në Shkup. Bëhet fjalë për D-r. Bujar Ramdani , një mjek i ri , energjik, i vendosur për të arritur majat e suksesit në fushën e Onkologjisë që ka të bëjë me trajtimin e kancerit. Ai menjëherë pas diplomimit në Fakultetin e Mjeksësië në Universitetin më prestiogjoz, “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, arriti që me shumë sukses të sistemohet në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji. D-r Ramadani cdo ditë që nga orët e hershme të mëngjesit e deri pasdite bënë ordinimin tek pacientët që kanë sëmundje…

