Author: Hamdi Kumanova

Bashkimi Demokratik për Integrim informon se investimet kapitale në Buxhetin për vitin 2023 janë parashikuar të jenë 800 milionë euro, një buxhet zhvillimor, ose thënë në përqindje 52,3 për qind më shumë investime kapitale në krahasim me buxhetin e këtij viti. Investimet kapitale synojnë projekte infrastrukturore brenda vendit por edhe lidhjet me vendet e rajonit që do të sigurojnë rritje dhe zhvillim më të shpejtë ekonomik, kushte më të mira për zhvillimin e kompanive vendore dhe investimeve të huaja, përfshirë këtu edhe zhvillim më të mirë të biznesit, investime në projekte kapitale në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, bujqësi, mbrojtje të mjedisit,…

Lexo më Shumë

Lenin Jovanovski nga “Sloboda Prevoz” deklaroi se bllokadat do të vazhdojnë deri në zgjidhjen e problemit. Sipas tij nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit të tyre. Për momentin janë të bllokuara udhëkryqi tek Mavrovasja dhe Kryqi i Kuq si dhe bulevardi Ilinden. “Bllokadat do të jenë të përhershme, deri në arritjen e një zgjidhje ligjore dhe adekuate të të gjithë këtij problemi. Bllokadat mbeten në të tria udhëkryqet, por nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit të tyre. Ka mjaftueshëm autobusë, nuk janë vetëm 50 siç pretendon Arsovska, janë afro 20 autobus që kanë për qëllim që të tërheqin vëmendje dhe qytetarët të…

Lexo më Shumë

Anëtari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Gerasimoski, ka paraqitur dorëheqje të parevokueshme nga pozita e ushtruesit të detyrës drejtor i Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, transmeton Portalb.mk. Këtë gjë Gerasimovski e bëri të ditur në fillim të seancës së sotme të Këshillit Gjyqësor, në rendin e ditës së të cilit është zgjedhja e kryetarit të Këshillit Gjyqësor dhe u tërhoq nga votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri. “U zgjodha unanimisht ushtrues detyredrejtor i Akademisë, deri në zgjedhjen e drejtorit, që do të ndodhë të mërkurën, me qëllim për të mos e çuar në…

Lexo më Shumë

Para pak çastesh policia ka rrethuar objektin e qytetit të Shkupit, që protestuesit gjegjësisht transportuesit privat ti afrohen objektit, raporton Klan M. Kryetari i shoqatës së transportuesve privat, Lenin Jovanovski deklaroi se autobusar do të ngelin nëpër rrugët e Shkupit ditë e natë. Ai shtoi se Shkupi do të jetë i bllokuar deri sa të arrihet marrëveshje me qytetin e Shkupit, informon KlanMacedonia.

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë nga drejtimi jugor. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8 deri në 13 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me vranësira të ndryshueshme dhe me erë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 12 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

SH.A. EVN Maqedoni kumtoi se sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike disa konsumatorë nga komunat Saraj, Karposh, Kisella Vodë, Gazi Babë dhe Aerodrom. “Prej atje kanë bërë me dije se në periudhën nga ora 08:30 deri në ora 10:30 do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike konsumatorët nga fshatrat Gllumovë, Shishevë dhe Matkë. “Në periudhën prej orës 09:00 deri në ora 12:00, konsumatorët nga një pjesë e fshatit Bardovci – vendi i quajtur Selo, në periudhën nga ora 08:30 deri në ora 14:00, konsumatorët nga rruga Kiro Fetak (nga kryqëzimi me rrugën Ivan Mazhuraniq deri në kryqëzimin me…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se pas bllokadës së transportuesve privatë në Shkup, qëndron Hristijan Mickoski. Nga kjo parti thonë se me bllokadën e transportuesve privatë Mickoski i hakmerret Danella Arsovskës. “Mickoski personalisht ka shpallur 100 autobusë për qytetin e Shkupit në emër të Arsovskës. Sot nuk kanë ikur as autobusët e as fabrika e lajmëruar Mickoski”. “Dëmin nga e gjithë kjo e paguajnë qytetarët që mëngjesin e sotëm janë zgjuar në një qytet të bllokuar dhe pa transport publik. Mickoski dhe VMRO-DPMNE po përgatisin një fatkeqësi të re për Shkupin”, thonë nga LSDM.

Lexo më Shumë

Kërcënime për bombë janë pranuar sot në mëngjes në pesë shkolla në Kavadar, informacion e konfirmoi Riste Samarxhiev, zëdhënës i SPB Veles. “Sot rreth orës shtatë në Stacionin Policor të Kavadarit është denoncuar se në adresat elektronike të pesë shkollave, dy shkollave të mesme dhe tri shkollave fillore në Kavadar është dërguar kërcënim për vendosjen e eksplozivit. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga nëpunësit e policisë janë ndërmarrë masa për evakuim të sigurt të shkollave dhe në vijim janë kontrollet antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, informoi Samarxhievi.

Lexo më Shumë

Nesër (më 6 dhjetor) do të mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Tiranë. Ky është samiti i parë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, transmeton Portalb.mk. “Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë të BE-së”, thuhet në njoftimin e Këshillit Evropian. Temat kryesore të diskutimit do të jenë: pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, intensifikimin e angazhimit politik, përforcimin e sigurisë dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja adresimin…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsejtë 172 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 37 për tejkalim të shpejtësisë, 20 për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Janë shqiptuar dhe 7 gjoba për makina të paregjistruara, 7 për kalim në të kuqe në semaforë, 7 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

Lexo më Shumë

Rroga mesatare bruto në Qeveri do të rritet për 5.350 denarë dhe vitin e ardhshëm do të jetë 64.200 denarë, ndërsa për 6.600 denarë do të zvogëlohet mesatarja në Kuvend dhe në vitin 2023 ajo do të jetë 66.900 denarë. Portalb.mk në vazhdimin e dytë të “Analizës javore ekonomike” i rendit rrogat në ministri, gjyqësor, agjenci… Në shumicën e ministrive, rroga mesatare bruto për punonjës do të rritet… Në Ministrinë e Arsimit, ku rrogat mesatare bruto janë më të larta në krahasim me disa nga ministritë tjera, vitin e ardhshëm është planifikuar rritje prej 13.500 denarë, ndërsa mesatarja do të…

Lexo më Shumë

“Ndryshimet kushtetuese duhet sa më shpejt të bëhen temë në Parlament. Apeloj për konsensus shtetëror lidhur me çështjet evropiane dhe për arritje të marrëveshjes midis të gjithë partive politike se për çështjet evropiane, kushdo që të jetë në pushtet nuk do të kemi dallime“, tha sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Lexo më Shumë