Author: Hamdi Kumanova

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, sot i priti në kabinetin e tij,  Gadaf Memedin dhe Lavdrim Veliun, studentë të Universitetit të Tetovës. Studentët shprehën vlerësime pozitive për kushtet që ofron Universiteti i Tetovës, për menaxhimin teknik të vështirësive me të cilat ballafaqohet kjo kategori e studentëve, si dhe për mbështetjen që ofrojnë shërbimet administrative dhe stafi i Universitetit gjatë procesit mësimor. Studentët pranuan si dhuratë Monografinë e Universitetit dhe disa libra shkencorë, dhe u vlerësuan shumë për rregullshmërinë në studime dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, sot prezantuan Propozim-buxhetin për sektorin bujqësor për vitin 2023. Në kushte të krizës botërore, sektori bujqësor është një nga shtyllat kyçe të sigurisë se ushqim do të ketë mjaftueshëm për të gjithë. Pas nesh është vit në të cilin me sukses i tejkaluam të gjitha sfidat, realizuam shumë masa intervent për mbështetjen e bujqve. „Për vitin e ardhshëm e kemi buxhetin më të lartë për bujqësinë me të cilin realizohet reforma më e madhe bujqësore për…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, për mbrojtjen e fëmijëve dhe civile për muajin korrik të vitit 2022. “Përdoruesit e të drejtave në të holla të cilët posedojnë një kartelë debiti do të mund t’i tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i përdorin mjetet për pagesa pa para në dorë në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular nga dita e sotme, 5 dhjetor të vitit 2022”, njoftojnë nga MPPS-ja. Me qëllim që të shmanget turma para dhe në banka gjatë pagesë së të drejtave që nuk përdorin…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp tha se me shumë gjasa pas 1 janarit çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë për bllokun 1 dhe 2 të tarifave, përcjell TV21. Bekteshi tha se çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet vetëm për ata që harxhojnë më tepër energji elektrike, respektivisht për blloqet tjera tarifore. “Nuk është në rregull që në kohë krize disa amvisëri të caktuara të cilat kanë të ardhura më të larta, të cilët mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike të kenë çmim të njëjte me ata qytetarë të cilët kanë…

Lexo më Shumë

DAMEVA: NUK DO TË KETË SHANS TË DYTË PËR GJYKATËSIT E KORRUPTUAR Me dhjetë vota “pro” dhe një “kundër”, Vesna Dameva është zgjedhur kryetare e re e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dameva vjen në krye të këshillit gjyqsor pasi Pavlina Cërvenkovski dha dorëheqjen e saj të parevokueshme nga posti i për shkak të presioneve që siç I quajti ajo nga “elita gjyqësore – biznesore”. Me 10 vota për dhe një kundër, anëtarët e Këshillit Gjyqësor votuan Vesna Damevën për kryetare të re të këtij këshilli. Në deklaratën e dhënë për media pas zgjedhjes, Dameva premtoi se,…

Lexo më Shumë

I pyetur për praninë e shtuar të policisë në rajonin e Haraçinës dhe për atë se çfarë po kërkohet në këtë komunë, i pari i Policisë, Oliver Spasovski tha se bastisjet e fundit në këtë vendbanim po bëhen pasi po kërkohen persona të arratisur nga drejtësia, përcjell TV21. Spasovski tha se këto aktivitet të policisë janë të planifikuara. “Këto janë urdhra për arrest sepse janë në arrati, këto persona që janë…në bazë të këtyre urdhrave janë realizuar bastisje dhe është siguruar njëri prej personave që po kërkoheshin, në objektin tjetër të personit tjetër u gjet armë pa leje, kështu që…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Anke Holstein tha se qytetarët duhet ta kuptojnë se për praninë e korrupsionit në vend nuk janë fajtor vetëm politikanët, përcjell TV21. Holstein tha se vetë qytetarët duhet ta kuptojnë se nuk duhet të lënë para te mjekët gjatë kontrolleve ndërsa edhe mësueset nuk duhet të marrin dhurata për “8 Mars”. “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me politikanët por edhe me të gjithë njerëzit, të gjithë njerëzit duhet ta kuptojnë që kur të shkojnë në mjek, nuk duhet të vendosin para në mantelin e mjekut ose mësuesja duhet ta dijë se nuk duhet të…

Lexo më Shumë

Në këtë vit të vështirë të krizës ekonomike e asaj energjetike që po kalojmë, institucioni më i kritikuar dhe më i atakuar në vend është KRRE (komisioni rregullator i energjisë), një institucion që e kanë karakterizuar shumë skandale dhe afera, një institucion totalisht i papërgjegjshëm dhe i papregatitur profesionalisht. Gjatë kësaj kohe eksponentët e këtij institucioni kanë dhënë deklarata kontradiktore për opinionin publik, deklarata që nuk përkojnë me realitetin, pasi ata: -janë fajtorët kryesorë që krijuan dhe aprovuan fashat tarifore për tarifin e lartë për konsumatorët familjar të energjisë elektrike, – janë fajtorët kryesorë që hoqën tarifën e lirë në…

Lexo më Shumë

Nga Agim Vinca, Prishtinë Në Prishtinë, e as në Tiranë, askush nuk e shtron pyetjen se përse Vatikani nuk e njeh Republikën e Kosovës? As politikanët, as diplomatët, as ministrat e jashtëm, as kryetarët e komisioneve për politikë të jashtme dhe as ministrat e deputetët e tjerë shqiptarë kudo që janë, nuk e prekin fare këtë çështje. Madje, as analistët e shumtë në të dy anët e kufirit që na bombardojnë për çdo natë me “analizat” e tyre “kompetente” për politikën e jashtme e të brendshme, nuk i referohen fare çështjes së (mos)njohjes së Kosovës nga Vatikani. Heshtin si…

Lexo më Shumë

Me datë 05.12.2022 në ora 03.45 në rrugën për në Bërvenicë të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personi E.M.(42) nga Tetova, për shkak se është sjellë në mënyrë agresive në shtëpi dhe e ka kanosur gruan e tij të pamartuar 32 vjeçare nga Tetova. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë nparashtresë përkatëse.Ts

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot akuzoi VMRO-DPMNE-në dhe kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska për bllokadën në Shkup, përcjell TV21. Duke e komentuar protestën e transportuesve privatë, Kovaçevski tha se të njëjtit njerëz që bënin fushatë për Arsovskën sot mbajnë konferencë për shtyp pas bllokadave me autobusë në kryeqendër. “Atë çfarë i bënë Shkupit me “Shkupi 2014″, për të cilin tani duhet të kthehet eurobondi, atë që e paguan, mbi gjysmë miliardë euro, tani duhet të kthehet, për atë Besimi informoi se vitin e ardhshëm duhet të sigurojmë 1,5 miliardë euro për kthim, epo mbi gjysmë miliard euro është stiropori…

Lexo më Shumë