Author: Hamdi Kumanova

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e vendit ka regjistruar 166 shkelje të rregullave të trafikut që kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë. Gjatë këtij aksioni policia ka regjistruar 7 makina të cilat kanë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuara, ndërkohë që dy makina të tjera kanë lëvizur madje 70 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuara. Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se janë regjistruar dhe 70 makina që kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime dhe 96 të tjera jashtë mjediseve urbane./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Prodhohen 12.379 MWh në ditën e kaluar dhe plotësohen tërësisht nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël SHA EMV më 05.12.2022 prodhoi 12.379 MWh energji elektrike, duke plotësuar tërësisht nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël. Në termoelektranat janë prodhuar 9.264 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 3.115 MWh. Ditën e kaluar përmes EVN Shitje janë furnizuar 3.350 MWh energji elektrike. Kjo është energji elektrike për spitale, kopshte për fëmijë, shkolla, ndërmarrje publike, kapacitete nga industria ushqimore dhe objekte të tjera infrastrukturore vitale në vend. * Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, i pyetur nëse është i kënaqur me investimet e qeverisë në komunën që ai drejton, u përgjigj se nga qeveria ka ngecje dhe vonesa të pakuptimta në investimet që duhet të kryhen në këtë komunë. “Konkretisht në këtë qeverisje kam vërejtje. Rezultatet në komunën e Sarajit nga ana e Qeverisë janë të dobëta. Komuna bën projekte, pastaj me vendime të qeverisë realizohen këto projekte, por vërejmë se ka ngecje dhe vonesa të pakuptimta.”- tha Bexheti.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 21 vjeçarin S.F nga Kondova ndaj të cilit me urdhër gjyqësor ishte shpallur flet-arrestim. S.F. kërkohej për vuajtjen e dënimit prej 5 viteve për veprën penale “vjedhje” që është e dënueshme në bazë të nenit 238 nga Kodi Penal. Personi në fjalë është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Veçanta – 3 Dhjetori, edhe këtë vit u shënua nga Katedra e Edukimit Special dhe Rehabilitimit e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovë. Për nder të kësaj kategorie të shoqërisë, Universiteti ynë organizoi panel diskutimi, me temë: “Sfidat dhe barrierat e inkluzionit në sistemin arsimor të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Fillimisht, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, bashkë me Kryetarin e Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe Prorektorin për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri, i pritën në takim studentët e kësaj kategorie, Gadaf Memedi dhe Lavdrim Veli. Prodekania për…

Lexo më Shumë

Këshilli i Bashkimit Evropian ka zbardhur agjendën e samitit mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që mbahet sot në Tiranë. Temat kryesore të diskutimit do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, intensifikimi i angazhimit politik, përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave të paraqitura nga migrimi, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Në fund të samitit, liderët pritet të kenë një deklaratë. Aktiviteti do të nisë në orën 10:15, me mbërritjen e delegacioneve dhe pritjen zyrtare. Në orën 11:45 është planifikuar fotoja zyrtare. Në 12:15 programi vijon…

Lexo më Shumë

Ish-zv. kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, sot në Forumin e 22-të Ekonomik të Beogradit deklaroi se rajonit duhet t’i jepet një perspektivë e prekshme për anëtarësim në BE, njofton korrespondenti i AIM-s nga Beogradi. Në një panel mbi ndikimin e luftës në Ukrainë në Ballkanin Perëndimor, ai paralajmëroi se gjatë krizës hendeku ekonomik midis vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor po rritet, pasi rajoni është më i cenueshëm se pjesa tjetër e kontinentit sepse ka më shumë njerëz që jetojnë nën pragun e varfërisë. Ai shtoi se kjo do të sjellë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti ka reaguar për sulmin e djeshëm ndan tifozëve të KF Bashkimi. Në një postim në Facebook ai shkroi se sporti është fushë që duhet t’i bashkojë njerëzit, duke zhdukur çdo dallim! dhe jo të jetë shkas për të bërë ndarjen e madje për të cenuar jetë. “Ngjarja e djeshme që ka ndodhur gjatë ndeshjes sportive mes K.F. Aerodrom dhe K.F. Bashkimi, ku u sulmuan e u lënduan tifoz shqiptarë, është një rast shqetësues dhe  jonjerëzor. Ndihem i zhgënjyer nga sjellja brutale, që më shumë se shkelje ligjore është shkelje ndaj vlerave…

Lexo më Shumë

Hotelet e Maqedonisë së Veriut kanë regjistruar rritje të çmimeve gjatë nëntorit në krahasim me muajin dhe vitin paraprak, transmeton Portalb.mk. Çmimet e shërbimeve hotelerike në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar janë rritur për 17.1 për qind, ashtu që te ëmbëlsirat kemi rritje për 34.3 për qind. Rritje të theksuar kemi edhe te pjekja, sallatat dhe buka. Te pijet joalkoolike kemi rritje për 17 për qind, ndërsa te pijet alkoolike 10.7 për qind. Krahasuar me muajin shtator, rritja e çmimeve te sektori i hotelerisë është 0.1 %, ashtu që te perimet e gatshme është regjistruar edhe ulje e…

Lexo më Shumë

Komisioni Europian, sot ka prezantuar raportin e pestë mbi monitorimin e regjimit pa viza nga Bashkimi Europian me Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, si dhe me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Në raportin gjegjës thuhet se të gjitha vendet në fjalë janë duke bërë përmirësime, për dallim nga viti i kaluar. Megjithatë, pati edhe kritika, respektivisht vërejtje. Këto vërejtje janë për Maqedoninë Veriore e Malin e Zi. KE thekson se Maqedonia e Veriut duhet të ketë vëmendje të shtuar për këtë kërkesë në lidhje me “vendet e treta”. “Maqedonia e Veriut nuk ka ndërmarrë…

Lexo më Shumë