Author: Hamdi Kumanova

KOVAÇEVSKI: JU MOTIVOJ TË DENONCONI PRAKTIKA KRIMINALE DHE KORRUPTIVE Nga 5,3 miliardë eurot e planifikuara, sa është planifikuar buxheti për vitin 2023, edhe më tej do të ndahen mjete për kompensimin e çmimeve të larta të energjensëve, në mënyrë që kriza globale sa më pak të pasqyrohet në faturat e rrymës dhe ngrohjes qendrore të qytetarëve. Qeveria do të duhet të gjejë mënyrë që nga buxheti t’i mbulojë edhe borxhet e më shumë institucioneve shtetërore, si Qendra Klinike, Hekurudhat dhe dhjetëra të tjera të cilat në mënyrë kronike nuk arrijnë t’i paguajnë faturat. Kryeministri Kovaçevski shpreh bindjen se askush nuk…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që ka gjetur autoambulancën e vjedhur, pronë e Spitalit të Përgjithshëm në Koçani. Rasti është paraqitur në Prokurori, transmeton Portalb.mk. “Me 3 dhjetor, rreth orës 03:40, në Stacionin Policor në Koçani, nga Spitali i Përgjithshëm në Koçani u raportuar që nga rrethi i spitalit është marrë një veturë special zyrtare “Toyota”, pronë e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Koçani”, raportojnë nga Policia. Në ora 08:30 në rrugën “Kiril dhe Metodi” në Koçani është gjetur vetura nga policia dhe është kthyer në hapësirat e spitalit.

Lexo më Shumë

Pesëmbëdhjetë muaj pas rastit tragjik në modularin e Tetovës, sot kanë filluar punimet për heqjen e mbetjeve të objektit të shkrumbuar. Mos heqja e modularit për kaq kohë të gjatë, nga drejtuesit e spitalit arsyetohej me ndalesën nga ana e prokurorisë, leje kjo që Spitalit klinik të Tetovës iu dha para vetëm një muaji, ku u deklarua se objekti nuk është më pjesë e provave materiale për hetimin. Punimet për heqjen e modularit pritet të zgjasin dy ditë, ka informuar drejtori i Spitalit klinik të Tetovës. Në vendin e modularit, pas heqjes së mbetjeve, pritet të krijohet një park të…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë vizitës së sotme në Butel ka kritikuar MPB-në e udhëhequr nga Oliver Spasovski. Mickoski tha kriminelë nga Haraçina mbrohen nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Të gjithë e dimë se funksionon në territorin e komunës së Haraçinës dhe që sillen si pronarë të këtij shteti ndërsa MPB për atë se kreu i MPB-së është bashkëpunëtor i tyre, janë të pafuqishëm që tu kundërvihen. Këta njerëz, flas për policët, janë në gjendje të pakëndshme, kanë mundur shumë lehtë të jenë viktima të kësaj narko-bande që i gjithë Shkupi e di se kush është, ku jeton…

Lexo më Shumë

MPB ka demantuar lajmet se në Haraçinë janë sulmuar dhe kërcënuar zyrtarë të policisë, përcjell TV21. MPB thotë se tre policët e përfshirë në rast kanë mohuar se kanë qenë të sulmuar apo të kërcënuar. “Nga kontrollet e kryera rezultoi se më datë 30.11.2022 tre punonjës policie kanë ndaluar një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga një i mitur, por nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme zyrtare, për çka ndaj tyre janë ngritur nisma për procedim disiplinor, ndërsa në intervistat zyrtare të kryera, tre punonjësit e policisë mohojnë se dikush i ka kërcënuar apo ka ushtruar presion ndaj tyre”, thonë…

Lexo më Shumë

Me qëllim të përmbushjes së detyrimeve të Operatorit të Sistemit Distributiv për parandalimin e keqpërdorimeve dhe manipulimeve në tregun e energjisë elektrike, Elektrodistribuimi dërgoi informacion tek institucionet shtetërore përkatëse në lidhje me atë se cilat biznes konsumatorë nuk i përmbushin kushtet për furnizim nga Furnizuesi Universal në treg të rregulluar. – Advertisements – Kjo është në përputhje me Vendimin e Qeverisë së RMV për ndërmarrjen e masave në kushte të ekzistimit të situatave të krizës në furnizimin me energji elektrike. Informacioni është dërguar deri te Qeveria, Ministria e Ekonomisë dhe Komisioni Rregullator për Energjetikë. Përveç institucioneve, Elektrodistribuimi në mënyrë aktive…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në Strumicë është arrestuar 37-vjeçari F.Q. nga komuna e Zelenikovës pasi ai është kapur me duhan për të cilin nuk kishte asnjë dokumentacion, përcjell TV21. MPB njofton se duhani po transportohej me kamion me targa të Shkupit. “Gjatë kontrollit të kamionit “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, në bashkëpunim me inspektorin shtetëror nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, janë gjetur dhe konfiskuar 25 kuti kartoni me duhan të papërpunuar në gjethe me peshë të përgjithshme. të rreth 500 kilogramëve, për të cilat nuk kishte…

Lexo më Shumë

Kryeministri Kovaçevski sot ka prezantuar buxhetin e vitit 2023 ku tha se në fillim kishim frikë se do kemi mungesë të produkteve bazë dhe energjisë elektrike ndërsa sot kemi mjaftueshëm por edhe rritje pagave dhe pensioneve. “Në fillim të krizës nuk dihej nëse do të ketë bukë, miell, ushqim dhe rrymë elektrike, ngrohje e naftë. Nuk dihej nëse do të kemi para mjaftueshëm, nëse do të paguheshin pensionet, por unë premtova se askush nuk do të mbetet vetëm dhe këtë edhe e bëmë. Qeveria u përgjigj në mënyrën e duhur ndaj krizës dhe sot kemi ushqim, energjenca dhe rrymë elektrike.…

Lexo më Shumë

“Për pyetjet e bëra publikisht për të tretën ditë po vazhdon heshtja e Hristijan Mickoskit. Me kë është takuar Mickoski nga skena politike e brendshme dhe e jashtme dhe ka kërkuar pushtet dhe premtim për ndryshim të Kushtetutës?”, pyet LSDM. “Cili është qëndrimi real i Mickoskit për ndryshimet kushtetuese? Ai që e thotë publikisht apo ai që e thotë në takime me politikanë vendas dhe të huaj? Mitkoski, i cili po mbahet peng nga Dimitar Apasiev, të mos fshihet pas ekzekutorit të tij Dragan Kovacki, por të dalë publikisht dhe t’u përgjigjet pyetjeve. Hipokrizia e Mickoskit për interesat shtetërore dhe…

Lexo më Shumë

Statusi i BDI-së në këto dy dekada është rezultat i një qëllimi të qartë, organizimit të kuadrove dhe prioriteteve politike të përshtatura në kohë reale, në një skenë dinamike politike të brendshme dhe të jashtme, thotë analisti politik Ivon Veliçkovski, duke folur për dominimin absolut të BDI-së në skenën politike shqiptare përballë gjithë partive tjera shqiptare. “Politikisht, ky qëndrim i BDI-së është reflektim i konsistencës drejt integrimit dhe barazisë mes qytetarëve si synim i brendshëm dhe integrimit të vendit si synim kombëtar. Sociologjikisht, BDI në periudha të ndryshme adresoi me sukses nevojat e votuesve të saj të gjeneratave të ndryshme,…

Lexo më Shumë

Takimi dyditor bilateral i skriningut për kapitullin 23, “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, tregoi se kemi kapacitet sistematik dhe gatishmëri për ta përmirësuar atë me rregullat evropiane të funksionimit, vlerësoi zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq, pas përfundimit të skrining takimit në Bruksel. “Zbatimi i reformës në drejtësi do të jetë vendimtar në negociatat me BE-në. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është qëllimi ynë strategjik dhe ne i marrim të gjitha obligimet që duhet të përmbushim për të pasur sukses në këtë, në mënyrë që t’u ofrojmë qytetarëve institucione efikase që do të punojnë në standardet dhe parimet evropiane”, tha…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut përkundër se janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje, në disa komuna të saj kemi shtim natyror të popullsisë, transmeton Portalb.mk. Enti Shtetëror i Statistikave ka njoftuar që në Saraj kemi 140 lindje më shumë sesa vdekje, Çair 108, Tetovë 96, Studeniçan 83, ndërsa në Haraçinë 47 lindje më shumë sesa vdekje, gjatë tremujorit të tretë. Ndërkohë në Manastir kemi 107 lindje më pak sesa vdekje, në Prilep 83, Shtip 42, në Karposh 41 lindje më pak sesa vdekje. Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të tretë janë regjistruar 4 956 lindje të gjalla, 33…

Lexo më Shumë