Ushtruesi i Detyrës, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sot para Komisionit në zyrën qendrore të partisë në Tetovë dorëzoi kandidaturën për kryetar të Aleancës për Shqiptarët. Ai tha se ka mbledhur mbi 400 nënshkrimet nga pothuajse të gjitha degët, dhe se shpreson që do të marrë besimin në Kongresin e partisë.
Author: Hamdi Kumanova
VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pas informacioneve se një grup i armatosur i afërt me pushtetin, kanë përzënë policët nga Haraçina. Zëdhënësi i VMRO-së, Naum Stoillkovski e cilësoi Spasovskin si kërcënimin më të madh për funksionimin e MPB-së dhe ballafaqimin me krimin, dhunën dhe korrupsionin. “MPB akoma hesht, do të përsëris, vetëm sepse është ndaluar një person pa dokumente valide, një grup i armatosur i afërt me qeverinë, një polic dhe një person i njohur i policisë, futen në repartin e policisë në Haraçinë dhe policët duhej, pasi kishin marr urdhër nga një i…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me njoftimin e sotëm nga një shkollë në Kriva Pallankë se në adresën e emailit të shkollës është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një raport i rremë. “Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë u morën masat për evakuimin e sigurt të shkollës dhe pas kontrolleve u konstatua se bëhej fjalë për kallëzim të rremë”, thonë nga MPB. Ky është rasti i parë për denoncim për bombë në Kriva Pallankë, ndërsa më herët gjatë ditës…
PARALAJMËROJNË RADIKALIZIM TË PROTESTAVE NËSE NUK MARRIN PARATË Rreth 200 autobusë dhe 300 shoferë dhe pronarë të autobusëve nga transportuesit privatë të “Slloboda prevoz”-it dhe “Mak-ekpres”-it në Shkup bllokuan anën e djathtë të bulevardit “Ilinden”, për shkak të borxhit të papaguar nga ana e NQP “Shkupi” e cila administrohet nga Qyeti i Shkupit. Qyteti i Shkupit tashmë ka ndërprerë kontratën me dy kompanitë private. E kjo ndërprerje ka ardhur si rezultat I ankesave, sic thonë nga Komuna, e qytetarëve se autobusët nuk janë funksional dhe janë të papastër, por ekipi ynë i televizionit Klan Maqedoni, përmes xhiros në disa autobusa…
“FIDANËT QË JANË REGJISTRUAR PËR KOMPENSIM DËMI JANË MBJELLË NË KULLOTA TË UZURPUARA” Ekrem Jahiu nga Haraçina nga vërshimet e vitit 2016 pësoi dëme tek toka e mbjellë me 350 rrënje molle dhe 250 rrënjë dardha. Demi sipas tij ishte mbi 10 mij euro, por qe nga ajo kohe e deri sot nuk e mori dëmshpërblimin. “Këtu kisha 350 rrënje molla dhe 250 rrënje dardha u shkatërruan, Ministria e bujqësisë e ka vlerësuar demin ndërsa agjencia e pagesave nuk e paguan demin, dhe nuk kam as përgjigje as po as jo, vlerësimi është bere por s’di ku te ankohem më,…
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot në Krems të Austrisë mori pjesë në takimin ministror për bashkëpunim në mbrojtje të Evropës Qendrore dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku u diskutua për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit. Ajo tha se këto kohë sfiduese përfaqësojnë gjithashtu një mundësi unike për të gjithë ne për të forcuar bashkëpunimin e sigurisë dhe për të intensifikuar dialogun e ndërsjellë. “Rajoni i përket Evropës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa vendet tona, veçanërisht Maqedonia e Veriut, kanë treguar se janë të përkushtuara ndaj parimeve dhe vlerave evropiane. Procesi i anëtarësimit duhet të jetë i besueshëm, sepse, integrimi…
Në takimin e organizuar nga Oda Ekonomike Maqedono-Turke (MATTO), përfaqësues nga kabineti i Bytyqit, së bashku me përfaqësues të Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit, mbajtën një prezantim ekonomik para investitorëve turq në të cilin prezantuan mundësitë për investim në vend, por edhe iu përgjigjën edhe pyetjeve dhe dilemave që kishin investitorët për sektorë dhe potenciale të veçanta. Sipas zyrës për shtyp, në fjalimin e tij para delegacionit të investitorëve turq, Bytyqi theksoi se Maqedonia e Veriut ofron një paketë jashtëzakonisht atraktive për mbështetjen e investimeve dhe se për disa aktivitete si sektori i përpunimit, TIK dhe…
Zyra e Avokatit të Popullit në RMV me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, kërkon që shteti të jetë më i kujdesshëm ndaj kësaj kategorie të qytetarëve. Nga Zyra thonë se kriza globale post-kovid, ajo ekonomike dhe energjetike, ka bërë që personat me nevoja të veçanta të jenë të përjashtuar dhe lënë pas dore. “Si hap pozitiv është fillimi i procesit të hartimit të Strategjisë Kombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, proceset e vazhdueshme të deinstitucionalizimit dhe arsimit gjithëpërfshirës, si dhe rregullimi ligjor i vlerësimit funksional sipas Klasifikimit ndërkombëtar…
Ka arritur në shtëpinë e familjes së saj në fshatin Llugaxhi arkivoli i Hamide Magashit, e cila u vra para dy ditësh nga bashkëshorti i saj.Familjarët e së ndjerës mes lotësh janë përshëndetur me të për herë të fundit.Varrimi i së ndjerës do të bëhet në orën 13:00, në varrezat e fshatit. Në vendngjarje ndodhen edhe patrullat e Policisë së Kosovës.Ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari për vrasjen makabër, Sokol Halili, është ende në arrati. /EkonomiaOnline/
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër njoftojnë se gjatë ditës së djeshme ka pasur një aksident nga ku kanë mbetur të lënduar 3 persona, përcjell TV21. Malli i një kamioni është shembur mbi një veturë të parkuar. “Më datë 01.12.2022, në SPB-Ohër është raportuar se në ora 08:40 në rrugën “15 Korpus” në Ohër, nga një automjet për ngarkesë “Man”, me targa të Ohrit, i drejtuar nga A.B.(60. ) nga Ohri ka rënë malli i ngarkuar mbi një me automjet “Shkoda Romster” të parkuar, me targa të Ohrit dhe më pas mbi A.K.(39), U.A.(55) dhe M.N.(50), të gjithë…
Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, mbrëmë në “Rruga drejt” në Alsat, tha se vlerëson se nuk ka nevojë për zgjerim të shumicës parlamentare, pasi që 64 deputetë janë shumicë stabile. “Vlerësoj se nuk ka nevojë për zgjerim të shumicë parlamentare, pasi që 64 deputetë janë shumicë stabile”, tha Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike Ndërsa sa i përket çështjes për përfshirjen e ASH-së në qeveri, Trajanov vlerëson se kjo mund të jetë një ide e Ali Ahmetit, për ta amortizuar “grupin e zjarrit”. “Mendojë se ideja për zgjerim të shumicës me përfshirjen e ASH-së, është e Ali Ahmetit për…
Ka nisur protesta e paralajmëruar e transportuesve privat në Ilindenska në Shkup, në afërsi të Qeverisë, transmeton Almakos. Protesta në Ilindenska është duke u realizuar nga objekti i Qeverisë deri në MI-D dhe para kuvendit komunal ku janë parkuar autobusët. Para Qeverisë trafiku është duke u realizuar pa probleme. Të revoltuar nga trajtimi i Arsovskës, Qyteti i Shkupit ia ka ndërprerë kontratat, transportuesit privat thuan se nga e hëna do ta paralizojnë tërësisht trafikun në kryeqytet.

