Author: Hamdi Kumanova

Dezinfomatat shpërndahen shpejtë dhe kanë efekt më të madh sesa përgënjeshtrimi i tyre Natasha Buleska nga USAID në Klan Debat duke folur për temën e “shkrim – leximit mediatik”, ka analizuar fenomenin e shpërndarjes së dezinformatave dhe përpjekjet për t’i përgënjeshtruar ato. Sipas Buleskës, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se nëse lexojnë diçka shokuese në rrjet, të kontrollojnë emocionet e të mos e besojnë menjëherë, përcjell Nistori. Duhet të kontrollohen faktet dhe të bëhet dallimi mes fakteve dhe mendimeve personale të autorit, thotë Buleska. Shpërndarja e një dezinformate, fatkeqësisht sipas Buleskës, arrin efekt më të madh sesa përgenjeshtrimi i…

Lexo më Shumë

Oligarku ukrainas Oleksandr Onishchenko synonte të blinte një bankë në Maqedoni. Ai tha për “Sloboden Pechat” se nuk i intereson biznesi i gazit, por tani dyshon nëse do të vazhdojë me procedurën e regjistrimit të një kompanie, pasi qeveria vendosi t’i heqë shtetësinë, të cilën e ka marrë më 31 maj të këtij viti, transmeton InfoShqip. Nuk jam i interesuar për asnjë biznes energjetik. Kam pasur disa plane për të blerë një bankë në Maqedoni, por nuk do ta bëj, nëse gjërat vazhdojnë kështu. Tani merrem vetëm me biznes financiar, nuk merrem më me biznesin e energjisë – tha Oleksandr…

Lexo më Shumë

Gjithnjë e më shumë pacientë po kërkojnë ndihmë nga mjekët amë me temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe dhimbje eshtrash. Mjekët thonë se simptomat janë dramatike, të infektuarit përfundojnë në shtrat, disa marrin edhe bronkopneumoni. Virusi përhapet më së shumti te qytetarët e moshës së re dhe të mesme, sepse më të moshuarit imunizohen rregullisht kundër gripit sezonal, thonë mjekët. “Tipike për këta pacientë që nuk mund të ngrihen nga shtrati për dy deri në tre ditë, ata kanë dhimbje koke, temperaturë të lartë, këta pacientë zakonisht vijnë për kontrolle në ambulancat tona.”,- theksoi mjekja amë, Ankica Stanoevska. Ka edhe…

Lexo më Shumë

Ndërpritet tatimi progresiv i të ardhurave personale që duhej të fillojë nga 1 janari dhe nuk parashikohen taksa të reja, as rritje të atyre ekzistuese, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski pas seancës qeveritare në të cilën ishte miratuar koncept i ri i reformës tatimore. Me konceptin e ri, tatimi i të ardhurave personave mbetet 10 për qind, tatimi i fitimit mbetet 10 për qind, tatimi i vlerës së shtuar mbetet 18 për qind dhe nuk do të tatimohen as interesi i depozitave dhe depozitat e kursimeve. “Ky koncept i ri nënkupton rishikimin e përjashtimeve tatimore, zgjerimin e bazës tatimore dhe…

Lexo më Shumë

Një nënë 36 vjeçare nga Ohri e ka pësuar keq pasi djalin e saj të mitur e ka lënë nën kujdesin e një 17 vjeçareje. “SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër S.G (36) nga Ohri, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale ‘neglizhim dhe malltretim të fëmijës’. Më datë 11.11.2022, ajo ka punësuar një të mitur 17 vjeçare për t’u kujdesur për djalin e saj të mitur, duke vepruar në kundërshtim me vendimin e Qendrës për Çështje Sociale, sipas të cilit djali i është caktuar për kujdestari dhe edukim”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në panel-diskutimin “Bazat e integrimit evropian: Qeverisja e së drejtës dhe reformat e zbatuara” në kuadër të Sesionit të pestë plenar të Konventës kombëtare për BE-në në Maqedoninë e Veriut, që mbahet në Kuvend, i pyetur për atë se si përballemi si shtet me kanosjet hibride, veçanërisht nëse merret parasysh fakti se shumë shkolla kanë marrë alarme për mjete të vendosura shpërthyese, tha se në këtë kontekst janë edhe alarmet për vendosjen e mjeteve shpërthyese në shkollat e mesme të Shkupit dhe se në MPB çështja është duke u trajtuar me seriozitet maksimal.…

Lexo më Shumë

Kriza energjetike doli të ishte më e keqe se pandemia e koronës, thonë hotelierët e Ohrit dhe Strugës. Interesimi për festat e fundvitit në bregun e liqenit të Ohrit është zvogëluar dukshëm. Sipas analizave të shoqatës së hotelerisë, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit një pjesë e madhe e hoteleve nuk janë as gjysmë të rezervuara. E kjo po ndodh për shkak rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, por edhe uljes së fuqisë blerëse të turistëve. Shumica e hoteleve tashmë janë mbyllur, disa prej tyre nuk do të hapen as për festat e Vitit të Ri. “Sipas disa përqindjeve…

Lexo më Shumë

Prezantimi i versionit të ri të Projekt-Strategjisë së Reformave të Administratës Publike (2023 – 2023) dhe diskutimit në lidhje me këtë temë, ishte qëllimi i organizimit të sotëm i Debatit Publik të MSHIA-së, i mbështetur nga Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA). Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, theksoi se në mënyrë aktive po punohet në reformat, për të siguruar administratë moderne dhe efikase, të bazuar në digjitalizim, me shërbime kualitative dhe të shpejta për qytetarët dhe për subjektet afariste. ,,Jemi të vetëdijshëm se rëndësia e Reformave të Administratës Publike, e cila në përputhje me…

Lexo më Shumë

Në disa shkolla të mesme të Shkupit sot sërish ka pasur alarme për bomba të vendosura. Janë evakuuar nxënësit në shtatë shkolla, ndër të cilat edhe nga “Josip Broz-Tito”, “Nikolla Karev”, “Orce Nikollov”, “Pançe Karagjozov”… Nga MPB-ja thonë se janë duke i kontrolluar informacionet për alarmet e reja për bomba të vendosura.

Lexo më Shumë

Vullneti politik për sundim të së drejtës nuk duhet të jetë vetëm deklarativ, por real dhe prezent në fazën e zbatimit të ligjeve dhe jo vetëm gjatë miratimit të tyre në Kuvend, kështu është shprehur presidenti, Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në sesionin e pestë plenar të konventës nacionale për Bashkimin Evropian, duke theksuar se, është kyçe zbatimi joselektiv i ligjeve dhe respektimi i drejtë i pavarësisë së institucioneve në këtë fushë. Ai tha se, mungesa e sigurisë juridike dhe ndjesia se përkatësia partiake dhe etnike janë më të rëndësishme se njohuria dhe aftësitë që i posedoni, janë ndër…

Lexo më Shumë

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona nga Kumanova, përcjell TV21. Të njëjtit dyshohet se kanë kryer vjedhje në stacion hekurudhor të Kumanovës. “Me datë 30.11.2022 në ora 15:30 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB-Kumanovë i kanë privuar nga liria K.A.(24) dhe O.J.(30), të dy nga Kumanova. Ata dyshohet se kanë kryer një vjedhje në stacionin hekurudhor të Kumanovës, gjatë së cilës nga kontejnerët e trenit kanë marrë sende të ndryshme teknike. Personat janë ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

GJYKATA KUSHTETUESE: INICIATIVA E ODËS EKONOMIKE E PABAZË Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar si të pabazë iniciativën e Odës Ekonomike të Maqedonisë, me të cilën kanë kontestuar Ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për marrëdhënie pune, përkatësisht ligjin që e diela të jetë ditë jopune. Gjykata vendosi që të mos ngritët procedurë për këtë lëndë, me çka mbetet në fuqi ligji i cili rregullon të drejtën e punëtorëve që të mos punojnë të dielën, përpos në veprimtarët që përbëjnë përjashtim sipas ligjit aktual. “Kjo lëndë u vendos në seancë para se të vijnë dy gjykatësit e ri, para se…

Lexo më Shumë