Author: Hamdi Kumanova

Për vitin akademik 2022/2023, Fondacioni “Trajçe Mukaetov” ka ndarë 40 bursa të reja, nga të cilat 20 për studentë të Fakultetit të Farmacisë dhe 20 për studentë të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup. Çmimi i njëhershëm monetar të cilin Fondacioni e ndanë për të dymbëdhjetën vit radhazi për gjeneratën e parë të dy fakulteteve, këtë vit i takoi Filip Goraçinovit nga Fakulteti i Farmacisë (me notë mesatare 9,19) dhe Stefan Nedelkoski nga i Fakultetit të Mjekësisë (me notë mesatare 10,00), bursist i Fondacionit “Trajçe Mukaetov”. “Në maj të vitit 2007 themeluam Fondacionin ‘Trajçe Mukaetov’ me…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, pret që ky vit të mbyllet me numër dyshifror të viktimave nga aksidentet e trafikut. Ai thotë se në vazhdimësi siguria në trafik rritet, ndërsa bashkë me të ulet numri i viktimave dhe aksidenteve me lëndime të rënda ose dëme të mëdha materiale. Spasovski thotë se ky proces është gjithëpërfshirës dhe nevojitet kyçje edhe e institucioneve arsimore në pjesën e kulturës së trafikut. “Ashtu siç rritet numri i rrugëve të rikonstruuara, ose infrastruktura e re, edhe numri i madh i kontrolleve që është vendosur nëpër rrugë, apo aktivitetet e rritura preventive, ashtu ulet…

Lexo më Shumë

Ditëve të fundit jemi dëshmitar se pjesa më e madhe e shkollave me shumicë shqiptare në Shkup, konkretisht në komunat Butel dhe Çair, janë pa nxemje. Shpesh herë pyesim veten, pse çdo herë eksperimentet janë në këtë pjesë? Ndodhemi në krizë energjetike dhe po kërkohen modalitete për të zgjidhur këtë çështje. Pyetja që duhet parashtruar është SE ÇFARË NDËRMORËN INSTITUCIONET që të zgjidhet kjo krizë? Derisa u ndanë 18 milionë euro për ngrohtoret e Shkupit, përse nuk u bë zgjidhje për shkollat dhe çerdhet? Në instancë të fundit, komunat në ingerenca të të cilave janë shkollat fillore, çka ndërmorën? Nuk…

Lexo më Shumë

ZIBERI: SHKELET RËNDË LIGJI PËR ZBATIMIN E SANKSIONEVE Katërmbëdhjetë, i paraburgosur në Burgun e Kumanovës, ku nuk ka kushte që të qëndrojnë persona të mitur. Rezultati i këtij akrobacioni të trupit gjykues përfundoi me ndezjen e qëllimshme të qelisë nga a e personit të mitur, e nga ai zjarr ekzistonte rreziku që të ketë edhe viktima. Fatmirësisht, vetëm një polic ka qenë i lënduar e të gjithë të burgosurit tjerë kanë arritur të largohen në kohë. Menjëherë pas publikimit të lajmit nga Klan Maqedoni se persona të mitur po dërgohen në burgje ku nuk ka kushte adekuate për ta, deri…

Lexo më Shumë

Studentët e Klinikës Juridike të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, me datë 29.11.2022, në garat e pesta me radhë ‘’Ditët e gjykimit të simuluar’’, të organizuara nga Fakulteti Juridik i Universitetit ‘’Goce Dellçev’’ në Shtip, u shpërblyen me mirënjohje “Puna më e mirë ekipore’’ dhe ‘’Shkresat më mirë të përgatitura’’. Në këto gara morën pjesë studentë të katër fakulteteve juridike në vend: Fakultetit Juridik i Universitetit ‘’Goce Dellçev’’ në Shtip, Fakulteti Juridik i Universitetit ‘’Shën Klimenti i Ohrit’’ në Manastir, Fakultetit Juridik i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës. Ekipi…

Lexo më Shumë

Viktimat e dhunës përfundojnë në katër rrugë, veçanërisht ato në rajonin e Pollogut, ku nuk ka asnjë strehimore. Të përndjekura, të përdhunuara, dhe pa mbështetje policore e ligjore, ato kërkojnë ndihmë nga shteti. Edhe ligji i ri për kompensimin e tyre ka mungesa, të cilat kurrë nuk do të baraspeshonin vuajtjet e tyre. “Më binte me grushte nga fytyra dhe veshët. Bile edhe dëgjimin e kam humbur. Ka pas edhe një rast dhe më ka kërcënuar me thikë….. Ishte shumë i dehur, vinte në shtëpi, më përdhunonte nga 2-3 orë rresht. Unë e ngrija zërin të më dëgjonte dikush, por…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, është i prerë se kushdo që shkel ligjin, do të mbajë përgjegjësi. I pyetur rreth rastit kur djali i një funksionari të lartë të MPB-së nuk iu bind urdhrit të policisë, ai tha se rasti po hetohet e se nuk do ketë mbyllje sysh para ligjit për askënd, kushdo qoftë ai. “Më së miri është që t’i presim argumentet dhe faktet që kanë të bëjnë me këtë proces dhe më pas ato argumente dhe fakte t’i plasojmë në opinion. ..Besoni se do të ketë përgjegjësi për secilin që shkel ligjin, këtu nuk ka dilema,…

Lexo më Shumë

Për shkak të mungesës së edukatoreve, përkëdhelëseve por edhe stafit teknik, çerdhet e Tetovës rrezikojnë funksionimin. Drejtuesit e çerdhes thonë se për shkak të mungesës së stafit, shërbimi mund të mos jetë në nivelin e duhur. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) janë kërkuar rreth 30 punësime, por kërkesa është refuzuar. “Është e pamundur me këto numra që kemi të të punësuarve të japim shërbime efikase për më të vegjlit tanë. Ne si institucion jemi drejtuar në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale që punonjësit që kanë dalë në pension dhe ato që kanë ndërprerje të marrëdhënieve të…

Lexo më Shumë

Në tremujorin e tretë të vitit 2022, në vend janë shënuar 4.956 lindje dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, numri i tyre është zvogëluar për 3.0 për qind, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave. Numri i të vdekurve është ulur për 28.9 për qind krahasuar me vitin e kaluar, gjegjësisht 5145 persona, nga të cilët 12 foshnja të vdekura. Rritja natyrore është -189 persona, gjegjësisht për kaq persona është më i vogël numri i lindjeve të gjalla nga numri i personave të vdekur. Në këtë tremujor të vitit janë lidhur 4.614 martesa…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank Valter Shtajnamjer, i cili është në vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut, bashkë me presidentin nikoqir Stevo Pendarovski, sot kanë shëtitur nëpër Çarshinë e Shkupit, njofton Portalb.mk. Koha me shi nuk i pengoi që të dy presidentët të shijojnë arkitekturën, ambientin dhe dinamikën ditore të një prej vendeve më atraktive të Shkupit. Presidenti gjermani vizitoi një pjesë të dyqaneve artizanale, ku të nderuar nga prania e tij, pronarët ia kanë prezantuar punimet e tyre. Frank-Walter Steinmeier – Stevo Pendarovski dhe ekipi i “Toka e Mjaltë” Shtajnmajer gjithashtu sot u takua edhe me ekipin e…

Lexo më Shumë

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, sot mori pjesë në puntorinë e organizuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në bashkpunim me Bankën Botërore për kapacitet e menaxhimit të sigurisë rrugore. Kjo puntori është e organizuar në kuadër të projektit për përmirësin e rrugëve lokale, ku z. Rexhepi ishte panelist gjatë diskutimit për arritjen e konsensusit formal dhe konkluzioneve mbi kapacitetet e menaxhimit të sigurisë në komunikacion si dhe rekomandimet për forcimin institucional të kapaciteteve për menaxhimin e sigurisë në komunikacion. Sfidat e krijimit të një organi ekzekutiv të sigurisë në komunikacion datojnë që në periudhë 2014-2015 pas…

Lexo më Shumë

Indekset e kostos së ndërtimit për objektet e reja të banimit individual kanë për qëllim shqyrtimin ose monitorimin e kostove të ndërmarra nga kompanitë e ndërtimit në procesin e ndërtimit të objekteve të reja për banim individual. Përfituesit kryesorë të të dhënave mbi indeksin e kostove të ndërtimit për objektet e reja të banimit individual janë ndërmarrjet e ndërtimit, të cilat i referohen lëvizjes së kostove të ndërtimit në llogaritjet gjatë lidhjes së kontratave të ndërtimit. Sipas Entit shtetëror për Statistikë, në tremujorin e tretë të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, kostot e ndërtimit për…

Lexo më Shumë