“Në këtë kohë sfidash të sigurisë, fillon një epokë e re e respektit reciprok edhe më të madh dhe bashkëpunimit reciprok edhe më të fortë. Ne duhet të zhvillojmë bashkërisht dhe kolektivisht shoqëri rezistente ndaj të gjitha llojeve të ndikimeve dhe kërcënimeve të jashtme. SHBA – Karta e Adriatikut është një platformë e shkëlqyer rajonale për bashkëpunim nga e cila përfitojnë më së shumti të gjithë qytetarët tanë”, tha ministrja Petrovska në takimin ministror të Grupit A5, që po mbahet në Budva të Malit të Zi. Ministrja tha se duke marrë parasysh sfidat e sigurisë, veçanërisht kërcënimet kibernetike dhe hibride,…
Author: Hamdi Kumanova
“I hapëm negociatat inkuadruese, ndërsa në zemër të këtyre negociatave është respektimi i ligjit dhe parandalimi i korrupsionit, por gjithsesi rëndësi më kyçe kur flasim për këto reforma ka që edhe Qeveria edhe opozita të punojnë së bashku më zbatimin e agjendës evropiane”. Këtë e deklaroi sot shefi i Delegacionit të BE-së në vend David Geer, pas promovimit të projektit “Clean AirDrom – zero mbetje të ngurta në Komunën e Aerodromit”. I pyetur ta komentojë atë “që Qeveria e akuzon opozitën se gjoja është proruse, ndërsa u jep shtetësi dhe i mbështetë biznesmenët apo kriminelët prorusë”, sikurse biznesmenin ukrainas Oleksandar…
Agjencia për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar më 17 nëntor në buxhetin e Ministrisë së Financave ka transferuar 374.638.383 denarë ose 6,14 milionë euro. Për herë të parë në historinë e saj, Agjencia e Konfiskimit transferon një shumë kaq të madhe parash në buxhet. Deri më tani, pasuria e konfiskuar përbëhej kryesisht nga makina që u shpërndaheshin më tej autoriteteve shtetërore, ose sekuestroheshin pasuri të paluajtshme me një procedurë të komplikuar të mëtejshme për shitje nga gjykata. Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar, Faton Asani, tha për “Faktor” se këto para i janë marrë ish-drejtorit të policisë…
Disa ditë pas njoftimit të Odës së Gjeodetëve se shërbimet kadastrale po rriten jashtëzakonisht shumë, sot drejtori i Agjencisë për Kadastër, Boris Tunxhev, i thirri gazetarët në një konferencë për t’u sqaruar se nuk është kështu. Në brifing ka tentuar të marrë pjesë edhe kryetari i Odës së Gjeodetëve, Nikolla Ribaroski, i cili të premten publikoi çmimoren e re. Por sigurimi i Kadastrës, siç thotë ai, nuk e ka lejuar të marrë pjesë në mbledhje. “Unë hyra dhe më nxori në mënyrë të vrazhdë sigurimi i Agjencisë së Kadastrës, dhe kjo ishte me urdhër të drejtorit, me arsyetimin që të…
Vizita e presidentit gjerman, Shtajnmajer në vend është arsyeja që protesta të shtyhet dhe të vazhdojë të premten, thotë drejtori i Ndërmarrjes Private “Slloboda Prevoz”, Lenin Jovanovski. Siç thotë, kryetares Arsovska i japin afat që deri të premten ta paguajë borxhin prej 2 milionë eurove. Në qoftë se mjetet financiare nuk transferohen në xhirollogari, në të gjitha udhëkryqet kryesore në Shkup të premten do të parkohen mbi 200 autobusë të transportuesve të të dyja shoqatave “Slloboda Prevoz” dhe “Makekspres”, duke paralizuar gjithë kryeqytetin, paralajmërojnë transportuesit privatë.
Është e paarsyeshme që administratorët e punësuar në ministri dhe sekretariate të kenë 10.000 denarë paga më të larta se administratorët e tjerë të punësuar nëpër institucione, konstatoi Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi. Komisioni kërkon nga Qeveria dhe Ministria e Shoqërisë Informatike që të tërheqin dispozitën nga propozimi – ligji për nëpunësit administrativ, sepse është diskriminues dhe ka dallim të madh në paga për punëtorët që bëjnë të njëjtën punë. Marketing “Punonjësit që do të merrnin paga më të ulëta do të humbnin motivimin për të punuar, do të humbiste efektiviteti dhe efikasiteti i funksionimit të institucioneve dhe…
THIRRJE PËR NDËRGJEGJËSIM, PËR TË MOS PASUR NDOTJE TË AJRIT GJATË MUAJVE TË DIMRIT Ministri i Ambientit Jetësor, Naser Nuredini, ka shprehur bindjen se pas dy viteve shtyrje, përfundimisht shihet fundi i procedurave për ndërtimin e stacioneve të pastrimit të ujërave të zeza dhe deponive bashkëkohore në disa qytete dhe rajone në vend. Nuredini bën thirrje, krahas krizës energjetike, qytetarët dhe kompanitë në mënyrë të ndërgjegjshme të zgjedhin burimet e ngrohjes, që të mos vijë deri te shkalla e lartë e ndotjes së ajrit gjatë muajve të dimrit. Procedura për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e stacionit të pastrimit për…
PENDAROVSKI: NËSE NEGOCIATAT NUK BAZOHEN NË HISTORI, DO TË PËRFUNDONIN SHUMË SHPEJT Vendi juaj ndodhet para një vendimi të rëndësishëm nëse përmes ndryshimit të Kushtetutës do t’i hap rrugën çeljes së kapitujve në fushën e politikës ekonomike dhe sundimi të së drejtës dhe të vazhdojë rrugën në procesin eurointegrues. Kështu ka porositur sot nga Shkupi, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier. Ai, gjatë konferencës së përbashkët me presidentin, Stevo Pendarovski tha se, me anëtarësimin në NATO dhe me procesin rrjedhës për anëtarësim në BE, Maqedonia e Veriut ka sjell vendim kyç për ardhmëri në paqe dhe liri dhe tani duhet të përmbush…
MPB ka parashtruar kallëzim penal kundër 33-vjeçarit T.K. nga Shkupi, pasi i njëjti është paraqitur rrejshëm si nëpunës policie, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se ai e kishte bërë vetë kartën e identifikimit. “Më datë 25.05.2022, i raportuari është ndaluar nga punonjësit e policisë për kundërvajtje në komunikacion, teksa drejtonte automjetin e pasagjerëve. Njëkohësisht është paraqitur në mënyrë të rreme si punonjës policie dhe është identifikuar me kartë të rremë të MPB-së, të cilën e ka bërë vetë”, thonë nga MPB./tv21.tv
Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski, sot sërish ka kërkuar nga Kavadari mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai thotë se është “fyer nga kryeministri Dimitar Kovaçevski”. “Përderisa Maqedonia ka shumë probleme, ai me guxim vendos si humorist të më ofendojë mua dhe VMRO-DPMNE-në gjatë shfaqjeve të tij. Nëse është kaq trim, le të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që populli të vlerësojë se kujt do t’i besojë”, tha Mickoski. Ai e përshkroi Kovaçevskin si një “stand-up komedian”. “Do të mbetemi të fokusuar në zgjidhjen e problemeve aty ku kemi mundësi. Populli është i zhgënjyer me të gjithë politikanët. Ne…
Ministria e Financave në muajin tetor të vitit 2022, përmes zbatimit të masave për kursim të energjisë elektrike, ka evidentuar konsum më të ulët për 44%, krahasuar me konsumin e energjisë elektrike në muajin e njëjtë të vitit 2021. Kursimi është si rezultat i zbatimit të masave, jo vetëm në objektin qendror të Ministrisë së Financave, por edhe në 34 njësitë rajonale dhe 17 zyrat e thesarit në të gjithë vendin. Të dhënat tregojnë se gjatë muajit tetor të vitit 2022, janë shpenzuar 100 mijë kWh më pak. Zbatimi i masave siguroi kursim të energjisë elektrike gjatë muajit shtator të…
Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi (KPMD) paralajmëron se sot skadon afati për përmbushjen e rekomandimeve për heqjen e të gjitha elementeve kontestuese nga emri dhe përmbajtja e klubit bullgar “Vanço Mihailov” në Manastir. Hapi tjetër, tha anëtarja e KPMD-së, Vesna Bendevska, është mbledhja e Komisionit dhe përcaktimi i procedurës së mundshme kundërvajtëse, transmeton Portalb.mk. Lidhur me këtë dhe rekomandimin për largimin e përmbajtjes kontestuese nga rrjetet sociale të klubit, afati i së cilës tashmë ka skaduar, Bendevska theksoi se Ministria e Drejtësisë duhet të dorëzojë shkresë sepse ka kompetencë të zbatojë dispozitat e Ligji për shoqatat dhe fondacionet.…

