Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, tha se votimi i fundit në Tetovë i dha sinjal Aleanca për Shqiptarët se duhet të bëjë një hap para për të kaluar në patriotizmin institucional dhe të bëhet pjesë ekezekutivit. “Ne si opozitë kemi përkrahur gjithçka në Kuvend. Prandaj duke qenë në një moment kaq kritik, duhet të bëjmë një hap para, të futemi në ekzekutiv. Votimi në Tetovë na dha sinjalin se ndoshta patriotizmi institucional, për momentin, do të shërbejë më shumë në interesa të popullit dhe të shtetit.”- tha Snopçe.
Author: Hamdi Kumanova
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti mori pjesë në ngjarjen publike në temën “Në shërbim të kujt është balansuesi“, nën organizimin e Shoqatës së Qytetarëve CIVIL-Qendra për Liri Shkup, njoftojnë nga kjo Ministri. Ministri, theksojnë nga atje, midis tjerash foli edhe për aktivitetet e MSHIA në pjesën e stopimit të keqpërdorimit të Balancuesit, si në rastet kur për shembull, kandidati në konkurs ka aplikuar për tre vende pune me tre nacionalitete të ndryshme: “Këtë do ta stopojmë me ligjet e reja LNLA dhe LAP, ku do ta obligojmë Agjencinë për Administratë që në sistemin e tyre softverik të…
Mosmarrëveshjet mes Qyteti të Shkupit dhe transportuesve privat ishin në fokus edhe të pyetjeve të këshilltarëve në seancën e sotme të Qytetit. Stefan Andonov nga VMRO-DPMNE kërkoi nga kryetarja e Qytetit dhe drejtori i NQP-së përgjigje të qartë për pyetjet përse nuk është paguar borxhi dhe kur i njëjti do të paguhet. “Përse deri tani kompanive private “ Sloboda Prevoz” dhe “ Makekspress” nuk u janë paguar 90 milion denarët. Dhe e dyta, kur do të paguhen dhe kur do të tejkalohet ky problem?, u shpreh Stefan Andonov- VMRO-DPMNE. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska përsëri tha se kompanitë…
Nuk kemi mundur të marrim vesh se kush e ka lejuar Barlet Xhaferin të japë provim para kohe, tha kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska. Ajo mohon se nuk kanë dashur të veprojnë, por thjesht kanë shteruar instrumentet dhe me kaq ka përfunduar hetimi. “Dhe ky është problemi ynë, prandaj për ne procedura ndalon këtu”, tha Ivanovska. Në “Top Tema”, Ivanovska tha se hetimi kundër korrupsionit, të cilin e kanë nisur pas një raporti anonim, ka për qëllim që të zbulohet se kush e ka lejuar Xhaferin të japë provimin e jurisprudencës për të aplikuar në Akademinë…
Simbolikisht, më 28 Nëntor filloi rikonstruksioni i objektit që dikur ishte kazermë ushtarake, e që prej Prillit të vitit të ardhshëm pritet të jetë shtëpi për universitetin “Nënë Tereza”. “Si sot 21 vite më parë, dikujt t’i thoshe që unë do të jem këtu bashkë me ju këtu dhe ju bashkë me mua këtu nuk do të besonte assesi. Le të flasë universiteti, ku e le unë le të vazhdojë universiteti”, thotë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Por sfidë për këtë universitet nuk është vetëm objekti. “UNT-ja ka 54 kuadro të angazhuara nga jashtë me shumë vështirësi pasi që asnjë…
Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar që të martën dhe të mërkurën do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit për shkak vizitës së ekipit të Kuvendit të Republikës Gjermane, transmeton Portalb.mk. “Më 29 nëntor dhe 30 nëntor, për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të vjen delegacion i udhëhequr nga Kryetari i Republikës Federale të Gjermanisë”, raporton Policia e Maqedonisë së Veriut. Kjo është arsyeja, sipas Policisë, që do të ketë kufizime në disa pjesë të Shkupit, kryesisht në qendër, ndërsa kërkohet nga qytetarët të respektojnë urdhrat e policëve. Ndryshe, më 29 dhe 30 nëntor…
Nëna e dëshmorit Xhemil Abduramani nuk mund t’i mbajë lotët “Ku qajnë motrën për vellanë, vazhdo moj botë vazhdo me ne, se ra Xhemili ushtri për dhe”. Me këto vargje përkujtohet dëshmori i rënë në konfliktin e 2001-shit, Xhemil Abduramani. E lotët nuk mund t’i mbajnë familijarët e dëshmorit. “Ra dëshmorë për të mos vdekur kurrë”, qëndron në pllakën përkujtimore pranë bustit të dëshmorit i cili u vendos me para të dhuruara nga mërgata e Zvicrës. “Sot falë mëgimtarëve të Zvicrës do ta zbulojmë bustin e dëshnorit tinë Xhemil Abdurahmabi” – tha Sabit Uzairi, drejtor i shkollës. “Falemenderoj mërgaten shqiptare që është…
Në Agjencinë e Punësimit të RMV, sipas të dhënave të fundit, janë të evidentuar si të papunë 623 magjistra dhe 19 doktorë shkencash. Meta.mk ka raportuar se ka trend në rënie të numrit të magjistrave dhe doktorëve të shkencave që kërkojnë punë. “Personat e papunë orientohen të marrin pjesë në trajnime për të fituar njohuri dhe shkathtësi shtesë dhe punëdhënësit janë të motivuar të organizojnë trajnime në vendet e tyre të punës, me pajisjet dhe teknologjinë e tyre, për të trajnuar kandidatët potencialë për punësim sipas nevojave të tyre”, u përgjigjën nga atje, në lidhje me atë se [farë bënë…
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës u përfshi në mënyrë aktive ndaj masave për kursim për energji elektrike për të mirën e qytetarëve dhe në përgjithësi të tërë shtetit. Gjatë muajit tetor, MSHIA ka kursyer 55 % energji elektrike dhe jemi të bindur se ai trend do të vazhdoj. Këtë na dëshmoi edhe angazhimi i të gjithë të punësuarve në ministri, të cilët janë të mendimit se kjo është mënyra e vetme për tu kaluar periudha e dimrit. Për këtë arsye, apelojmë për solidaritet dhe kursim të energjisë elektrike pa përjashtim. Jemi të vetëdijshëm se në këtë mënyrë do të…
Policia serbe në vendkalimin kufitar Preshevë-Tabanoc i arrestoi shtetasin ukrainas V.P.(37) dhe shtetasin hungarez P.K.(42), tek të cilët gjetën 268.000 euro, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Ukrainasi dhe hungarezi janë mbajtur në paraburgim për 48 orë. Ata janë zbuluar kur në rendin e kontrollit në dalje të Serbisë kanë arritur me automjetin “Tuareg” me targa të huaja, me të cilin udhëtonin drejt Maqedonisë së Veriut. Edhe krahas asaj që thanë se nuk kanë për të paraqitur asgjë dhe se i kanë me vete shumat e lejuara të parave, automobili ishte ndaluar në kontroll terminal. Me atë…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot theksoi se janë arritur rezultate të mira në sanksionimin e dhunës ndaj grave, por kemi ende shumë për të bërë në parandalimin e saj. Me rastin e 16 ditëve kundër dhunës me bazë gjinore, ai sot foli në forumin “Qasja multisektoriale për mbrojtje efektive të grave dhe vajzave të ekspozuara ndaj dhunës”, organizuar nga Sindikata e Policisë së Maqedonisë dhe organizata joqeveritare EHO. Nëse i referohemi statistikave të policisë, duket qartë se problemi është ende aktual: vetëm në periudhën nga janari deri në fund të shtatorit të këtij viti, në nivel shtetëror…
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij se zgjedhjet e parakohshme ëpr të cilat këmbëngul opozita nuk janë zgjidhje për këtë situatë në të cilën gjendet vendi. “Mendoj që zgjedhjet nuk janë zgjidhje në këtë situatë, mendoj që para nesh ka detyra shumë më të rëndësishme, ne kemi filluar skriningun dhe duhet të vazhdohet bisedimet për integrimin në BE, në këtë proces nuk duhet të ketë unitet etnik dhe ndëretnik sepse bëhet fjalë për ardhmërinë e shtetit dhe gjeneratave të reja dhe të gjithë duhet të investojmë në këtë ardhmëri”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i…

