Author: Hamdi Kumanova

Vëllezërit Ramadan dhe Imer Azizi (ish ushtar i dy luftërave të UÇK-së) nga Kumanova për të cilët javën e kaluar ALSAT raportoi se për 40 vite jetojnë në Kumanovë dhe nuk kanë shtetësi, mësohet se përfundimisht kanë fituar statusin shtetas. Informacionin për ALSAT e kanë konfirmuar vetë vëllezërit Azizi por edhe zyrtarë të MPB-së, shkruan Alsat. Në procedurë për të fituar këtë të drejtë janë edhe motrat e tyre, të cilat gjithashtu janë të lindura dhe të rritura në Kumanovë por që nuk posedojnë shtetësi.

Lexo më Shumë

“Paaftësia e VMRO-DPMNE-së e solli në kolaps transportin publik dhe krijoi kaos në funksionimin e qytetit të Shkupit”. Kështu shprehen sot nga Lidhja Social Demokrate Maqedonisë lidhur me protestat që po mbahen në udhëkryqin te “Mavrovasja” nga shoferët të autobusëve privatë. Sipas tyre, shoferët e autobusëve privatë nuk funksionojnë përshkak borxheve të papaguara nga ana e Qytetit të Shkupit. “Shkupjanët janë të obliguar t’i shfrytëzojnë vetëm linjat e NQP-së, të cilat nuk janë të rregullta dhe kjo shkakton nervozë, vonesë në punë, në shkollë, në fakultet, në mjek. Përshkak paaftësisë dhe papërgjegjësisë së VMRO-DPMNE-së, Shkupi për herë të parë në…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi ka uruar 110 vjetorin e ditës së flamurit dhe mëvetësisë së Shqipërisë duke theksuar se kombi duhet të nderohet dhe bashkohet edhe përmes veprave dhe punëve të mira në dobi të tij. Bushi ka vlerësuar se lidhja e kombit tashmë po bëhet realitet përmes ngritjes së Korridorit 8 dhe rrugën Shkup-Bllacë si dhe me thjeshtëzimin maksimal të kalimit të kufirit me Shqipërinë e Kosovën. Ky është statusi i plotë i Bushit në faqen e tij zyrtare në facebook: 110 vjetori i ditës së flamurit më të bukur në botë dhe i mëvetësisë na…

Lexo më Shumë

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në fjalimin e tij në seancën e përbashkët të parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës, vlerësoi se do të ketë një njohje përfundimtare të Kosovës dhe se nuk do të duhet shumë kohë për të pritur, transmeton InfoShqip. “Besoj se njohja përfundimtare e saj do të vijë më shpejt dhe se Kosova nuk do të presë aq sa ka shpallur pavarësinë e saj, që më në fund të njihet ndërkombëtarisht dhe të jetë në çdo rast prezente në të gjithë organizimin e përgjithshëm të botës në të cilën jetojmë“, tha Rama. Ai i vlerësoi marrëdhëniet mes dy…

Lexo më Shumë

Një 17-vjeçare ka pësuar djegie në trup teksa përpiqej të realizonte një sfidë për rrjetin social “Tik Tok”. Në orën 13:41 në Shkup, ajo ka hipur mbi një vagon kur u ndesh me rrymën elektrike. E mitura është dërguar në Qendrën Emergjente për ndihmë mjekësore. Vajza është në gjendje stabile, por me shkallë dhe përqindje të lartë të djegies në trup.

Lexo më Shumë

Uji i pijshëm në Shkup i plotëson kriteret për siguri dhe cilësi, sipas analizave të Departamentit për kontrollë sanitar të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim”. – Në periudhën prej 21.11.2022 deri më 25.11.2022 ka marrë 199 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 199 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 45 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga testet, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm, informojnë nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup.

Lexo më Shumë

Transportuesit privatë sot prej orës 7:00 me më shumë se 30 autobusë protestojnë me bllokimin e plotë të të gjitha akseve rrugore në udhëkryqin tek “Mavrovasja”, gjegjësisht bulevardi “Goce Dellçev” dhe bulevardi “Kërste Penov Misirkov”. Nga transportuesi privat i autobusëve urban “Slloboda prevoz” thonë se nuk është konfirmuar kohëzgjatje e protestës sepse planifikohet të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesave. Nga atje paralajmërojnë se nëse së shpejti nuk zgjidhen kërkesat e tyre në ditët në vazhdim bllokada do të zgjerohet edhe në pjesë të tjera të Shkupit. Në kuadër të aktiviteteve për zgjidhjen e problemit aktual sot “Slloboda prevoz” duhet…

Lexo më Shumë

Shoqata Kulturore, Artistike dhe e Valltarëve “ Ibe Palikuqi ” nga Shkupi, nesër në fillim prej ora 19 do të marr pjesë në një koncert festiv në Rahovec të Kosovës, me rastin e festës së 28 nëntorit, transmeton Almakos. “ Muaji nëntor, muaji i festave, muaji i ngjyrave tona kuq e zi! Në 110 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptarë dhe të gjithë shqiptarisë, AKV Ibe Palikuqi nga Shkupi, me padurim pret që të shfaqet përballë publikut të Rahovecit dhe të festoj me bashkë atdhetarët e shtetit të Kosovës. Ashtu siç na ka hije, të unifikuar dhe me një zë,…

Lexo më Shumë

Hulumtimi që ka realizuar Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar MCMS, ka nxjerrë në pah nivelin e ulët të tolerancës së qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj grupeve që janë më ndryshe. Ky hulumtim tregon se mbi 50 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk dëshirojnë që fqinji i tyre të jetë me përkatësi etnike rome. Po 50 për qind e qytetarëve nuk pranojnë që në fqinjësi të kenë migrantë, persona me nevoja të veçanta ose pjesëtarë të grupeve tjera kulturore. Mbi 90 për qind e qytetarëve janë shprehur se nuk dëshirojnë të jetojnë në fqinjësi me personat që janë…

Lexo më Shumë

“Marrëveshja për furnizimin është në vlerë prej 632 mijë euro” VMRO – DPMNE akuzon Kombinatin e Minierave energjetike se ka lidhur marrëveshje për furnizimin në vlerë prej 632 mijë euro me një kompani familjare të drejtorit të termocentralit Negotinë. Marrëveshjen e ka nënshkruar drejtori i kombinatit Manastir, Pece Matevski. Siç tha zëdhënësi i kësaj partie, Naum Stoilkovski, arsyetimi i kombinatit Manastir ka qenë se, ky furnizim është i domosdoshëm për parandalim dhe mbrojtje nga emetimet e pluhurit në ambient të hapur, posaçërisht gjatë temperaturave të larta dhe gjatë motit të thatë dhe me erë. “Më 20 tetor SHA EMV për…

Lexo më Shumë

“Ka grupe të brendshme dhe të jashtme që nuk duan raporte të mira mes dy shteteve” Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani ka deklaruar se edhe përskaj, raporteve të javëve të fundit, trendi i bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është pozitiv. Në një intervistë të dhënë për televiozionin bullgar NOVA, rreth sulmeve ndaj klubeve bullgare në vend, Osmani tha se, këto janë provokime që tentojnë t’i përkeqësojnë raportet mes dy shteteve. Sipas tij, kjo nuk paraqet qëndrim të shtetit apo shoqërisë ndaj komunitetit bullgar. “Vlerësoj se kjo që po ndodh javët e fundit në raportet tona, unë i përshkruaj…

Lexo më Shumë

Në një lagje të Zajazit por ndërtohen sistem ujitës bujqësor. Do të jetë i gjatë 1300 metra për 100 hektarë tokë dhe kap vlerën 150 mijë euro. Ky investim bëhet vetëm për një lagje, e cila viteve të fundit ka filluar të mbjellë duhan, sepse tokat tjera bujqësore në këtë pjesë ku po ndërtohet sistemi ujitës nuk mbillen prej vitesh. Gazetarja: Zotëri ka toka edhe në fshatin Kollarë dhe fshatrat tjerë pse u zgjodh pikërisht pjesa ku mbillet duhan nga familja Ahmeti? “Këto projekte unë u kam gjetur këtu dhe këto duhet të përfundohen të filluara më herët, të kompletohet…

Lexo më Shumë