Bursat, siç duket, do të funksionojnë në një cikël të ri të oscilimit të madh dhe inflacionit të lartë dhe normave të interesit. Parashikimet janë më të zymta se kurrë, tha drejtori kryesor ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev. Në Konferencën e 21-të vjetore të Bursës, e cila po mbahet sot në Ohër, Shteriev tha se, sipas shumëkujt, viti 2022 do të jetë historik për lëvizjet në ekonomi, rrjedhimisht edhe në bursa. Çmimi i të gjitha zhvillimeve do të jetë rritja ekonomike letargjike dhe recesioni i mundshëm. “Paradigmat për atë që është normale në drejtimin e politikave makroekonomike dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetarja e Shkupit Danela Arsovska tha se derisa të tejkalohet kriza energjetike, nuk mund të japë përgjigje definitive se kur do ta realizojë premtimin për transport publik falas, transmeton Portalb.mk. Në emisionin “Click Plus” në TV21, ajo tha se askush nuk e priste që të ndodhte një krizë kaq e madhe energjetike dhe se çmimet e larta të energjisë po e ngarkojnë shumë buxhetin e qytetit të Shkupit. “Është e drejtë të thuhet se askush nuk e priste një krizë kaq të madhe energjetike. Çmimet e energjisë, derivateve të naftës dhe naftës për djegie janë kaq të larta në këtë…
ALISHAN: 17 MILION DENARË HARXHOHEN PËR NEVOJA PERSONALE Кeqpërdorim i parave që ndanë shteti për të verbërit po bën Lidhja nacionale e personave të verbër, akuzon kolicioni “Ndryshojmë” që poashtu është shoqatë e cila punon për përmirsimin e kushteve të personave me shikim të dëmtuar. “17 milion denarë shteti ndanë për personat e verbër por këto para nuk po alokohen për nevojat tona. Dy makina të cilat i posedon Lidhja nacionale e të verbërve nuk është vënë në funksion por shfyrtëzohet për nevoja personale. Librat në alfabet braik nuk janë printuar edhe pse Ministria e Kulturës ka ndarë para” –…
Qytetarëve të rajonit të Pollogut, pas rritjes së pagës minimale, u janë ndërprerë shtesat fëmijërore. Qeveria SDSM-BDI godet kategorinë më të rrezikuar sociale, në një kohë të krizës së rënduar ekonomike. Aleanca për Shqiptarët fton Qeverinë dhe Ministrinë përkatëse që urgjentisht të korrigjojnë këtë padrejtësi dhe të paguhen të gjitha shumat që u takojnë me ligj. Në të kundërtën i ftojmë qytetarët që ta padisin shtetin.
Krerët e institucioneve shtetërore do të duhet të japin rezultate në muajin e parë të nisjes së masës së kursimit të energjisë elektrike. Drejtorët janë përgjegjës për dorëzimin e të dhënave në Qeveri jo më vonë se data 15 e muajit tjetër. Në raport obligohen të japin të dhëna krahasuese për energjinë e konsumuar në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. “Sipas pakos së miratuar të rekomandimeve për qytetarët, dhe detyrave të Institucioneve për uljen e konsumit të energjisë elektrike dhe ngrohjes, nga 1 shtatori, institucionet shtetërore duhet të konsumojnë 15 për qind më pak energji elektrike në krahasim…
Ministri i Financave, Fatmir Besimi, u bën thirrje të gjithëve të kursejnë, edhe pse institucionet publike dhe komunat vazhdojnë të shpenzojnë para për kosto joproduktive. Ai thotë se nuk do të jetë e lehtë të kalohet ky dimër, sepse Maqedonia si ekonomi e hapur, nuk është e izoluar nga ngjarjet e tregjeve botërore. “Tronditja që është në nivel botëror nuk mund të mbulohet vetëm me buxhet. Secili do të duhet të kontribuojë në mënyrën e vet për të kursyer energjinë elektrike, dhe me mënyra të tjera për të shoqëruar konsumin e energjisë dhe për t’iu përshtatur këtyre mundësive të reja…
Debati në Komisionin parlamentar të mbrojtjes dhe sigurisë për gjendjen e krizës në sektorin e energjetikës sipas paralajmërimeve duhet të vazhdojë edhe sot. Do të jetë dita e tretë e diskutimeve në komisionin amë dhe pas përfundimit të tij, në seancë plenare do të mund të votohet për vazhdimin e gjendjes së krizës në këtë fushë edhe për gjysmë viti.
Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë të drejtë ekskluzive për të siguruar shërbime postare të rezervuara deri më 31 dhjetor të vitit 2023, parashikon Projektligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbimet postare, që me procedurë të shkurtuar, sot mori mbështetje nga komisioni amë kuvendor. Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji pa diskutim e ka përcjellë Projektligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend, pasi zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi ka raportuar se nuk janë paraqitur amendamente për ndryshimet e propozuara ligjore. Me Propozimin shtohet nen i ri 41a, me të cilin operatorit kombëtar…
“KËSHILLA IME PËR ANGEL DIMITROVIN ËSHTË TË FLASË MË PAK NË PUBLIK” Skriningu që zhvillohet në mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut do të tregojë incizim rentgen të gjithë sektorëve jetikë në vend, por nuk do të vlerësohet vetëm ajo që është shkruar në letër, por edhe fakti sa zbatohen këto ligje, ka deklaruar Presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për TV Klan Maqedoni. Derisa zgjat ky proces, deri në realizimin e ndryshimeve kushtetuese, kusht i vendosur nga Bullgaria fqinje, ai shpreson se nuk do të ketë provokime të reja nga Sofja, sepse është bërë e qartë se kërkesat nebuloze…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot me kompaninë Aplak-eko nga Shkupi nënshkroi kontratën për menaxhimin e mbetjeve nga paketimet në territorin e Komunës së Gostivarit. Me kontratën parashihet mbajtja e ligjëratave dhe trajnimeve të ndryshme nëpër shkolla fillore për ngritjen e vetëdijes për selektimin dhe klasifikimin e mbetjeve nga paketimit, investime në infrasturkturën ekologjike (kryesisht në vendosjen e kontejnerëve për selektimin e mbetjeve të paketimit) dhe krijimin e pikave të grumbullimit për mbledhje të selektuar të mbeturinave të paketimit..
Dy meshkuj janë lënduar sot në mëngjes rreth orës 5 e 10 minuta kur me veturën kanë dalë nga rruga lokale Tetovë – Trebosh, informojnë nga policia. “Sot (23 shtator) rreth orës 5 e 10 minuta në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën lokale Tetovë – Trebosh, në afërsi të Mbikalimit të Treboshit, një veturë ‘opell korsa’ me targa të Tetovës, e drejtuar nga E.L. (41) nga Tearca e Tetovës, ka dalë nga rruga. Në aksident, shoferi ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari F.H. (29) nga Gllogja e Tetovës lëndime në trup, të konstatuara në Spitalin Klinik…
Pjestarë e policisë e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje rreth orës 13:30, kanë privuar nga liria 48-vjeçarin F.T. nga një fshat i rrethit të Gostivarit, për shkak të dyshimit se më datë 20 të këtij muaji rreth orës 20:00 në shtëpinë e tij familjare është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht vajzën e tij 20-vjeçare. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

