Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në pres konferencën e sotme ka deklaruar se përgjegjësi për dhënien e shtetësisë Onishenkos duhet që të kërkohet te Viktor Dimovski dhe Oliver Spasovski, transmeton Almakos.
“ Këtyre ditëve Agjencia për Siguri Nacionale dhe Viktor Dimovski kanë bërë edhe një skandal me të ikurin Onishenko. Viktor Dimovski dhe Oliver Spasovsli duhet që të japin përgjegjësi për dhënien e shtetësisë maqedonase ndaj kriminelit sovjetik-ukrainasit Onishenko i cili është në listën e zezë të SHBA-së, ndaj të cilit zyrtarisht ka lëshuar fletarrest edhe Ukraina.” , deklaroi Nikollovski./Almakos/



