Muaj më parë banorët e fshatit Pallçisht protestuan për shkak të problemit dekadash me ujin e pijshëm të këtij vendbanimi, atëkohë u premtua që projekti është i gatshëm dhe do të kalohet në ministri për të filluar punimet. Kanë kaluar disa muaj nga këto premtime dhe akoma punimet për ujin e Pallçishtit nuk kanë filluar por sot gjat përurimit të ujësjellësit të ri të fshatit kamjan Zëvendësministri i transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi në një vij me kryetarin e komunës së Bogovinës Besnik Emshiu premtuan se së shpejti dhe tani në radhë punimet për ujësjellësin e fshatit Pallcisht do të…
Author: Hamdi Kumanova
SPB Tetovë njofton se një 73-vjeçar shtetas i Belgjikës ka humbur jetën derisa po merrte pjesë në një turne malor. “Me datë 18.09.2022 në ora 08.25 në Stacionin Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar “Strezimir” është raportuar se në afërsi të stacionit policor personi B.C.(73) nga Belgjika, me vendbanim të përkohshëm në fshatin Kosovrasti, Rajoni i Dibrës, i cili ka qenë pjesëmarrës në një turne malor, ishte sëmur dhe ishte shtrirë. Një ekip i ndihmës mjekësore emergjente konfirmoi vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Në Vendin e ngjarjes inspektimin e ka kryer prokurori publik dhe një ekip inspektues nga…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri sot po merr pjesë në Samitin e Transformimit të Arsimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Samiti synon të mobilizojë aksionin politik global, të kërkojë zgjidhje dhe të tregojë solidaritet në periudhën pas pandemisë, por edhe të përmirësojë cilësinë e arsimit. Siç njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Samiti u hap me një diskutim mbi temën e lëvizjes globale drejt transformimit të arsimit, gjatë të cilit u theksua rëndësia e solidaritetit, si dhe rëndësia e fokusimit në zëri i të rinjve. U mbajt edhe një debat kushtuar dialogut ndërmjet brezave, në të cilin…
Çmimi i qumështit ka pësuar rritje të pandërprerë në gjashtë muajt e fundit, duke bërë që qytetarët të mendohen dy herë para se të blejnë këtë produkt bazë. Nëse një litër qumësht i një kompanie të caktuar disa muaj më parë është blerë 35 apo 40 denarë, tani çmimi ka mbërritur në së paku 67 denarë. Çmimi i qumështit në 6 muajt e fundit Në gusht, krahasuar më muajin korrik 3.6% Në korrik, krahasuar më muajin qershor 3.6% Në qershor, krahasuar me muajin maj 6.7% Në maj, krahasuar më muajin prill 5.4% Në prill, krahasuar me muajin mars 3.7% Në…
Kontributi i universiteteve në kohëra turbulente (të trazuara), nëpër të cilat po kalon shoqëria jonë ishte çështja kryesore në përvjetorin e Magna Charta Universitatum, e cila u mbajt në Universitetin e Bolonjës, prej 14 deri më 16 shtator 2022, ku mori pjesë edhe delegacioni nga Universiteti i Tetovës, në përbërje: Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti – Kryetar i Senatit, Prof. Dr. Faton Shabani – Senator nga Fakulteti Juridik dhe Mr. Sc. Donika Kamberi – Drejtore e Qendrës për Paqe dhe Studime Transkulturore. Tema qendrore “Angazhimi i universiteteve me shoqërinë në kohë turbulente (të trazuara)”, u promovua nga Observatori Magna Charta Universitatum,…
Shoqata për Edukim dhe Mendim “Fettah Efendi”, në bashkëpunim me Universitetin New York Tirana, Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, shoqatën ILEM, dhe Presidencën e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike, kanë realizuar Kongresin e Dytë për Studime Ballkanike në hapësirat e Universitetit New York Tirana, nga 16 – 18 Shtator, në Tiranë, Shoqëri. Pjesë e Kongresit për Studime Ballkanike kanë qenë 28 pjesëmarrës nga 6 vende të ndryshme si Shqipëria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, dhe Azerbajxhani. Ata kanë prezantuar punimet e tyre shkencore nga 10 disciplina të ndryshme si Histori, Studime të Religjioneve, Gjuhë dhe Literaturë, Studime të Medieve dhe…
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini apeloi qytetarët që të mos përdorin materiale të dëmshme ngrohëse për të shmangur ndotjen e ajrit gjatë sezonit të ngrohjes. Apeli është një pyetje nga gazetarët se si do të përballet qeveria me këtë rrezik të mundshëm për shkak të çmimeve gjithnjë e më të larta të burimeve që përdoren për ngrohjen e dhomave. “Kjo nuk do të thotë që të gjithë duhet të ngrohemi me gjithçka që është e mundur, kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të jenë më efikas në ruajtjen e energjisë. Është më lirë të ngrohesh me energji…
Ekziston mundësi e lartë që strukturat në vend të jenë marrës të parave ruse, me synimin për të minuar kapacitetin demokratik dhe ndikimin antiperëndimor. Këtë tezë, sipas analistit Petar Arsovski, e vërtetojnë edhe analizat e MPJ-së. Arsovski vlerësoi se Maqedonia është vend i ndjeshëm ndaj këtij lloj ndikimi, veçanërisht nga aspekti kulturor. Si shembull, ai i theksoi përpjekjet e një pjese të publikut për të refuzuar Marrëveshjen e Prespës që mundësoi anëtarësimin në NATO, si dhe lajmet e rreme të prodhuara nga Velesi gjatë zgjedhjeve në SHBA, të cilat ishin në favor të Donald Trampit. “Bëhet fjalë për organizata –…
BANORËT E REVOLTUAR VET RREGULLOJNË KABLLO PËR TË PASUR RRYMË ELEKTRIKE Në mungesë të orëmatësve të rrymës banorët e disa ndërtesave në Çair me vetëiniciativë po rregullojnë kabllo për të pasur rrymë në banesat e tyre. E kjo paraqet rrezik për të ardhur deri të shpërthimi i zjarrit. Qytetarët të cilët kryesisht jetojnë në ndërtesa të reja në Çair kanë problem dhe kërkojnë vendosjen e orë matësve të rrymës. Banorët e revoltuar prapa kamerave thonë se në këtë gjendje kur vendi përballet me krizë energjitike vështirë ta kalojnë dimrin pa kushtin elementar për jetë. Për njërën nga banesat nga EVN…
VAZHDON “SKRININGU” NË MES MAQEDONISË SË VERIUT DHE BE-së Zv/Kryeministri për çështje evropiane dhe negociuesi kryesor me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, në fjalimin e tij të skriningut sqarues sot në Bruksel, për reformat në administratën publike në vend, theksoi se kjo fushë do të jetë e rëndësishme për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së dhe sfidë në klasterin “Themelet”. Ekipi shumëanëtarësh nga disa ministri dhe institucione shtetërore javën e kaluar ka udhëtuar drejt Brukselit, ku filloi i ashtuquajturi skrining, para hapjes praktike të klasterëve të procesit të negociatave aderuese me BE-në. Zv/Kryeministri Bojan Mariçiq në Bruksel vuri në dukje…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në tre ditët e fundit janë regjistruare 173 raste të reja me Kovid-19, numri më i madh i të cilëve në Shkup, gjithsejtë 123, Manastir 15, Kavadar 7, Prilep 6, Veles 4, Komuanovë, Ohër dhe Shtip nga 3, Strumicë, Resnjë dhe Kratovë nga 2 raste të reja, Tetovë dhe Radovish vetëm nga një rast. Ndërkohë sipas Institutit të Shëndetit Publik janë regjistruar dhe 186 pacientë të shëruar dhe 3 viktima.
Pensionistët në fund të muajit do të kenë rritje rreth shtatë për qind, përshtatje të pensioneve sipas metodologjisë së re që e miratuam në mars të vitit 2022, gjegjësisht korrigjim prej 50 për qind të kostos të jetesës dhe 50 për qind në raport me pagën mesatare, deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska në Shtip. Ministrja informoi se diku rreth 36 mijë familje janë përfituese të ndihmës minimale të garantuar që përfshihen në sistemin e mbrojtjes sociale. Me masat e reja që bashkë me ministrin e Financave dhe ministrat e tjerë në Qeveri po i krijojnë…

