Një protestues ka debatuar ashpër me efektivët e policisë të vendosur në rresht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu drejtuar me tone të forta: “Mos u bëni garipa me maska! Legena. Hiqeni maskën!”.
Protesta, e thirrur nga studentët dhe e mbështetur nga Partia Demokratike, nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendos drejt Kryeministrisë.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur me ujë me presion, spray me piper dhe gaz lotsjellës.
<!– Panorama TV desktop
fund Panorama TV–>
<!– Panorama TV mobile
fund Panorama TV–>



