Pas investimit në një fabrikë të re prodhimi, “Replek SHA” vazhdon ciklin e zhvillimit në modernizimin e operacioneve dhe zbatimin e zgjidhjeve inovative. Një pjesë e prodhimtarisë së kompanisë do të furnizohet me energji të rinovueshme përmes qendrës fotovaltike ( solare ) ndërtimi i të cilës në tërësi është i finalizuar. Në këtë projekt të rëndësishëm kompania ka investuar 43 milion denarë, ndërsa fuqia instaluese është 948.29 kWp. Me këtë investim të mbi 40 % nga konsumi i përgjithshëm të energjisë elektrike zëvendësohet me energji të rinovueshme solare.
Midis tjerash, qendra e re solare do të kontribuoje për uljen e CO2 emisioneve, dukshëm do të ndikoje edhe në uljen e harxhimeve për energji të kompanisë.
“Ky investim është pjesë e strategjisë tonë, e cila do të rezultojë me krijimin e mundësive të reja për zhvillim, avancimin e punës së “ Replek SHA “ në të gjitha segmentet. Investimi në mënyrë direkte do të kontribuoj për optimizimin e harxhimeve, rritjen e konkurrencës së produkteve tona dhe përforcimin e pozicioneve të tyre në tregje. Ulja e harxhimeve, që në kushte të krizës energjetike ka rëndësi të madhe, do të na mundësoje orientimin e mjeteve në projekte tjera me çka do të krijojmë vlerë të re për kompaninë tonë, për konsumatorët, aksionarët dhe ekonominë vendore ”, theksoi Dushan Pecovski, kryetar i Bordit Udhëheqës të “ Replek SHA” .
Përskaj investimeve në projektet e reja zhvillimore, “Replek SHA”e përforcoi prezencën e portofolios së saj në tregjet e Bashkimit Evropian, e zgjeroi edhe bashkëpunimin me vendet anëtare të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), dhe është duke punuar edhe në përforcimin e pozicionimit në tregjet vendore dhe regjionale.
“Replek SHA” është një kompani e orientuar drejt eksportit, e cila tregton 75 për qind të prodhimit të saj në tregjet e huaja. Produktet e kompanisë janë të pranishme në më shumë se 25 tregje në mbarë botën. Mes tyre, përveç atyre të vendeve të BE-së, janë edhe tregjet e Rusisë, Azerbajxhanit, Kazakistanit, Moldavisë, Gjeorgjisë, Vietnamit etj.
“Replek SHA” ka të punësuar rreth 500 persona, ndërsa kompania është edhe themeluese e “Replek Farm”.



