Juria e Konkursit të Pestë Rajonal të Tregimit të Shkurtër Biber, mori vendimin për çmimet dhe zgjodhi 25 tregime që do të botohen në përmbledhjen shumëgjuhëshe. Çmimin e parë e mori “Doba linjanja” i autores Ana Kutlesha, çmimi i dytë “Fertik” i autores Lidija Dedush dhe çmimi i tretë “Zemlja sreće” i autorit Ante Storiq dhe “Reči” i autorit Milosh Perishiq, transmeton Portalb.mk. Autorët/et e tri tregimeve do të shpërblehen me këto çmime: 1. çmimi i parë 800 euro 2. çmimi i dytë 600 euro 3. çmimi i tretë 400 euro Juria lavdëroi në veçanti tregimin “Vaške” të autorit Dushan…
Author: Hamdi Kumanova
Ndryshimet në Kodin Penal i referohen edhe çështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e gazetarëve ka njoftuar zv. i Drejtësisë Agim Nuhiu! Nuhiu sqaroj se grupi i punës propozoi ndryshime në disa vepra penale me formë kualifikuese nëse vepra ishte kryer kundër një gazetari, për të cilat janë parashikuar dënime më të rrepta, si vrasja, parandalimi i personit zyrtar në kryerjen e veprimtarive zyrtare, rrezikimi i sigurisë dhe detyrimi! Ndryshimet në drejtësinë penale janë rezultat i procesit të reformave në drejtësi!
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot i pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadores së re të ambasadores së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofia Filipidu. “Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në kryerjen e funksionit, Osmani përcolli bindjen se dinamika pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve mike do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të saj”, informuan sot nga MPJ. Sipas MPJ-së, në takim u konfirmuan marrëdhëniet e ngushta dhe shkëmbimi produktiv tregtar mes dy vendeve, gatishmëria për bashkëpunim aktiv dhe të hapur në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm dypalësh, si dhe…
Euro-deputetja Iratxe Garcia Perez gjatë qëndrimit të saj në Shkup theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut i takon familjes evropiane. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ajo theksoi se është koha që interesat partiake të lihen anësh dhe të arrihet kompromis për të realizuar reformat e nevojshme. “Kam ardhur në një moment të rëndësishëm, hapja e negociatave dhe procesi i skriningut. Një punë duhet të jetë e qartë, RMV-ja i takon Evropës ajo është pjesë e familjes evropiane”. “Por ardhmëria është në duart e juaja dhe në vullnetin e Kuvendit dhe qytetarëve. Është e rëndësishme që interesat…
Lirimi i rrugës që do të mundësonte vazhdimin e punës për bulevardin “Bllagoja Toska” nuk do të bëhet të paktën edhe për dy javë. Edhe pse për dje (e hënë) ishte paralajmëruar rrënimi i shtëpisë së vetme që ka mbetur në trasenë ku duhet të kalojë bulevardi, kjo nuk u bë! Përfaqësues të Komunës së Tetovës ranë dakord me pronarin e shtëpisë që hapësira të hapet pas dy javësh, ndërsa komuna do ta paguajë qiranë për 6 muaj ku do të vendoset familja Rushiti. “Njëherë është vendosur dhe për dy javë të qëndrojmë këtu. Brenda dy javësh ne duhet ta…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut po bën kalkulime që mos të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike pas 1 janarit. Kjo u bë e ditur sot nga ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai po ashtu nuk përjashtoi mundësinë që pas 1 janarit të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël. “Qytetarët të jenë të qetë! Të gjitha përgatitjet janë bërë, në vazhdimësi do të furnizohen me rrymë elektrike. Po bëhen kalkulimet që pas 1 janarit mos të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, ndërsa me siguri do të ketë ulje për konsumatorët…
Shqetësues është fakti, edhe më shqetësuese janë pamjet kur disa huliganë të maskuar në orë të vona të natës sulmojnë një të ri shqiptar në lagjen më të vjetër të qytetit të Kumanovës. Këto pamje u ngjajnë atyre të para ca viteve të kohës së ish regjimit dhe ku pësuan shumë qytetarë e kryesisht të rinjë. U bëjmë thirrje urgjente organeve kompetente, Ministrisë së Punëve të Brenshme në krye me Ministrin Oliver Spasovski dhe Zëvendësministrit Nazim Bushi, që sa më shpejt të bëjnë identifikimin, arrestimin dhe vënien para organeve të drejtësisë të këtyre huliganëve që shqetësojnë kalimtarë të rastit dhe…
Republika e Maqedonisë së Veriut përkrah të gjitha nismat e përbashkëta në rajon që kanë për qëllim Luftën kundër Trafikimit të Njerëzve dhe ballafaqimin me sfidat e emigracionit si dhe luftën kundër dukurive kriminele që burojnë nga ky fenomen. Në këtë temë mbrëmë gjatë një darke të shtruar në rezidencën e ambasadorit të Republikës së Austrisë në Shkup, kanë biseduar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, Koordinatorja Kombëtare Austriake për Luftën kundër Trafikimit të Njerëzve, Petra Schneebauer, ambasadori Austriak Georg Woutsas dhe Oficeri Ndërlidhës i Policisë së Republikës Federale të Gjermanisë, Kora Tile. Sipas Bushit përkrahja e vazhdueshme e…
Mbrëmjen e djeshme (14-nëntor) rreth orës 20:45, në rrugën “Nikola Parapunov” në Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë- DPB Gostivar kanë privuar nga liria 21-vjeçarin I.A. nga Gostivari i cili një orë më parë ishte raportuar nga gruaja e tij 20 vjeçare nga Tetova me të cilën nuk ishin të kurorëzuar, se në banesën e tyre në Gostivar, e kishte sulmuar fizikisht rreth orës 19.00. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski pas takimit që realizoi sot me eurodeputeten dhe lideren e Aleancës Progresive të Socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, Iraçe Garsija Perez deklaroi sot se vendi jonë nuk ka alternativë tjetër dhe se Bashkimi Evropian është rruga e vetme e vendit tonë, për një jetë më të mirë të qytetarëve. “Biseduam për procesin e skriningut dhe përpjekjet tona që ta përfundojmë ashtu siç edhe planifikuam për 14 muaj. Hap i ardhshëm në rrugën tonë evropiane janë ndryshimet kushtetuese, për çka pres që të gjithë 120 deputetët në Kuvend të tregohen burrështetas dhe të miratojnë vendimin e duhur…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se rreziku real për vazhdimin e rrugës evropiane të RMV-së vjen nga “E majta” dhe kryetari i saj Dimitar Apasiev. Nga LSDM thonë “E majta” në programin e saj kundërshton integrimin evropian dhe anëtarësimin në NATO. “Dhe një rrezik edhe më i madh është se ‘E majta’ po merr peng Hristijan Mickoskin. Një person pa qëndrim, vizion dhe vendosmëri mund të merret lehtësisht peng, gjë që po ndodh tani me Mickoskin, të cilit ‘E majta’ i merr frymë në qafë”. “LSDM dhe forcat demokratike nuk do të lejojnë që të braktiset rruga drejt së…
Katër institucionet që kanë dhënë mendim pozitiv për pajisjen me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, për oligarkun ukrainas, Oleksandr Onyshenko, nuk japin asnjë sqarim për opinionin se mbi çfarë baze e kanë bërë një gjë të tillë. Këto institucione i kishin rekomanduar Qeverisë pajisjen e Onyshenkos me pasaportë maqedonase. Oligarku ukrainas, sipas Rrjetit ballkanik për gazetari hulumtuese, BIRN dhe deputetit të VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski, ka një dosje me precedent të rëndë penal. Oleksandr Onyshenko është arratisur nga drejtësia në Ukrainë pas akuzave për shpëlarje parash dhe pasurim nga biznesi i gazit, por ai është sanksionuar edhe nga SHBA-ja, më…

