Zyra e Prokurorit Shtetëror të Qarkut në Varazhdin të Kroacisë ka ngritur aktakuzë kundër një shtetasi të Maqedonisë së Veriut për vepër penale të vrasjes në tentativë.
Aktakuza e akuzon 23-vjeçarin se më 28 prill të këtij viti rreth orës 03:00 në rrugën në qendër të Varazhdinit e ka therë me thikë një bashkëmoshatar.
Shtetasi i Maqedonisë po ashtu akuzohet se ka goditur dhe prerë me thikë katër meshkuj të tjerë, duke i shkaktuar lëndime fizike. Ai ndodhet në paraburgim, raportojnë mediat kroate. (INA)