Islam Rushiti nga Tetova thotë se autoritetet pas dy jave do të fillojnë me rrënimin e shtëpisë së tij për ndërtimin e bulevardit “Bllagoja Toska”, përcjell TV21. Rushiti tha se brenda kësaj periudhe pritet të caktohet edhe çmimi i dëmshpërblimit sipas super-ekspertizës.
“Njëherë është vendosur për 2 javë ditë, do të shohim pastaj se çfarë do të bëhet, me vlerësimin çfarë do të bëhet, sa do të na japin, sa do të jetë. Njëherë për dy javë ditë është vendosur që të rrimë, dy javë do të jemi këtu”, tha mes tjerash Rushiti i cili shtoi se i është premtuar se pas rrënimit do të qëndrojë në një banesë të përkohshme./tv21.tv