Pasuri e përmbajtjeve stimuluese në klasën senzorike të SHFK “Bajram Shabani” në Kumanovë, me të cilën nga sot, çdo ditë do të sigurohet mbështetje pedagogjike për nxënësit me vështirësi arsimore. Ky aktivitet është zbatuar si pjesë e projektit “Bëhu IN, Bëhu Inkluziv, Bëhu i Inkluduar” i realizuar nga Fondacioni “Hap pas Hapi” dhe me mbështetje financiare nga donatorë individual në shkollë, si dhe Komuna e Kumanovës, dhe është shembull për përfshirje të plotë të nxënësve me pengesa në rrjedhat arsimore dhe kontribuon në përmirësimin e inkluzivitetit në procesin arsimor në Maqedoninë e Veriut. Hapja e çdo klase senzorike, si rezultat…
Author: Hamdi Kumanova
Rritet çmimi i biletës mujore në relacionin Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas, përcjell TV21. Një biletë mujore për këtë relacion kushton 5.000 denarë. Çmimin e konfirmojnë edhe nga kompania e transportit Rule Turs.
Me dy vjet e gashtë muaj burg është dënuar M.A. nga Tearca e Tetovës në bazë të nenit 193 a. Vendimi gjyqësor është marrë nga ana e gjykatës së Tetovës me 5 shtator, ndërsa 28-vjeçari M.A i është vazhduar paraburgimi deri sa vendimi të behët i plotfuqishëm, përcjell Portalb.mk nga TV21. Pedofili ka shantazhuar një vajzë dymbëdhjetë vjeçare nga Kosova. Ai i ka kërkuar foto lakuriq dhe kur vajza e mitur nuk ia ka dërguar, ia ka marrë fotot dhe videot nga profili dhe ka nisur t’ia publikojë në rrjetet sociale me shkrime të turpshme dhe ofenduese. E ndjerë në…
Pendarovski me bashkëshorten do të marrin pjesë në ceremoninë e funeralit të Mbretëreshës Elizabeta II Kabineti I Presidentit, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se Presidenti Stevo Pendarovski me bashkëshorten do të marrin pjesë në ceremoninë e funeralit të Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, që do të mbahet më 19 Shtator 2022 (e hënë) në Londër./KlanMacedonia/
Qyteti i Shkupit ka shkarkuar Zlatko Perinskin, ushtruesin e detyrës së drejtorit të Ndërmarrjes Publike Ujësjellësi dhe Kanalizim, për shkak të arbitraritetit dhe sjelljes së papërshtatshme në procedurën e ndarjes së tenderit. Për shkak të tentativave për ndikim, të cilat konsiderohen si tendencë që vërteton dyshimet e bazuara të Qytetit të Shkupit për arbitraritet dhe sjellje të papërshtatshme në procedurën për zgjedhjen e kontraktorit për tenderin prej 136 milionë eurosh, për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza, Perinski u shkarkua të premten, më 9 shtator 2022./KlanMacedonia/
Ministria e Drejtësisë në periudhën në vijim do të parashtrojë kërkesa të reja për ekstradimin e Nikolla Gruevskit, Afrim Ismailoviqit dhe Alil Demirit. Deri më tani për Nikolla Gruevskin është dërguar një kërkesë për ekstradim në nëntor të vitit 2018 dhe një shtesë në kërkesën në fjalë, në qershor të vitit 2019. Për personat Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq është kërkuar ekstradim nga Republika e Kosovës më 15.03.2013 dhe më 5 shtator 2018. Për kërkesën e fundit, Ministria e Drejtësisë së Kosovës refuzoi kërkesën për Ismailoviqin, ndërsa për Demirin nuk ka pasur përgjigje.
Dyzet e pesë vjeçari F.K.B. nga Shipkovica e Tetovës, dje (11-shtator) në ora 19:20 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 14:20 në afërsi të shkollës së mesme të Tetovës buzë lumit Shkumbim është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.Ts
Aleanca për Shqiptarët përmes një komtese ka kërkuar përgjegjësi për zjarrin e shkaktuar në kirurgjinë Torakale në Shkup, shkruan Top24 “Pasi u vërshua nga rreshjet e shiut, ndërtesa e klinikave kirurgjikale pranë Qendrës klinike “Nënë Tereza” në Shkup, e më saktë salla e operacionit dhe një pjesë e repartit të Klinikës universitare për kirurgji torakale, u kapluan nga zjarri dhe kështu kanë rrezikuar jetën e pacientëve të shtrirë. Kësaj radhe, për fat, nuk kishte të vdekur e as të lënduar.” tha Bekim Tateshi nga ASH-ja, përcjellë Top24. Aleanca për Shqiptarët pyet: A ka pranim teknik salla e operacionit dhe pjesët…
Deputetja Ilire Dauti, nuk do të jetë më koordinatore e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, shkruan gazeta LAJM. Zonja Dauti, ka njoftuar sot se është dorëhequr nga kjo detyrë, pas rezultateve të dobëta të ASH-së në zgjedhjet e fundit për Këshillin komunal në Tetovë. Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të deputetes Ilire Dauti. Të nderuar qytetarë Të japim mund në çfarëdo forme, t’i shërbejmë kombit e ta perkthejmë atë në një të drejtë më shumë, gjer në barazi të plotë në raport me çdo kend që na trajton si fërtele në kushtetutë e jetë, është detyrë…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton mëngjesin e djeshëm është raportuar se një 59-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën lokale të fshatit Velebërdo, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se është konstatuar se trupi i pajetë nuk ka pasur shenja dhune. Dje (11-shtator) në ora 08:10 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Velebërdo të Rekës së Poshtme, është gjetur i vdekur pa shenja dhune 59-vjeçari I.M. nga ky fshat. Inspektimi është kryer nga ekipi i DPB-Gostivar, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i I.M. i është dorëzuar familjes.
Komisioni Rregullator për Energjetikë sot do të marrë vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës. Nga KRRE njoftojnë se pas mbarimit të mbledhjes do të bëhen të ditura çmimet e reja. Së fundmi KRRE vendosi që çmimi i naftës të ulet për dy denarë. Sipas vendimi të fundit, derivatet shiten për: Eurodisel, 99,5 denarë/l BS-95, 87,5 denarë/l BS-98, 90 denarë/l
Mbrëmë (12-shtator) rreth orës 03:45, në vendbanimin Ciglanë të Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar personin M.B.(42) nga Republika e Kosovës, i cili paraprakisht kishte prishur rendin dhe qetësinë publike dhe nuk kishte patur me vete asnjë dokument identifikimi. Shtetasi kosovar është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për procedura të mëtutjeshme.Ts

