Shkupi, Kumanova dhe shumë qytete tjera të Maqedonisë të dielën duken të boshatisur.
Qytetarët mezi gjejnë një dyqan të hapur për të blerë bukë e cigare…
Disa frekuentojnë pompat e benzinës, të cilat janë të hapura, por shumica ja mësyejnë Kosovës.
Shkupjanët vizitojnë me të madhe Ferizajin dhe kjo vërehet nga fluksi në vendkalimin kufitar Bllacë, ndërsa kumanovarët nisen për Gjilan, përmes vendkalimit kufitar Bellanocë.
Derisa Maqedonia të dielën është pothuajse totalisht e mbyllur, në Kosovë gjithçka është hapur dhe vërehet një frekuencë e madhe e qytetarëve të cilët bëjnë shoping dhe hanë ndonjë drekë. (INA)