Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 31 vjetorin si shtet i pavarur. Përmes referendumit të 8 shtatorit të vitit 1991 vendi u shkëput nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, qytetarët vendosën për shet të pavarur dhe sovran. Sot, vendi është anëtar i NATO-s dhe pas shumë sfidave këtë vit filloi negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Me rastin e Ditës së Pavarësisë së RMV-së kryeparlamentari Talat Xhaferi kërkoi stabiletet politik, unitet dhe respektimin e përcaktimeve kushtetuese por tha se sfidat e kohës duhet marrë seriozisht. Xhaferi ka theksuar se procesi i integrimeve evropiane nuk ka alternative, vendi po bën…
Author: Hamdi Kumanova
Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut me seli në Republikën e Kazakistanit organizoI forum-konferencë biznesi B2B. Konferenca e biznesit B2B u mbajt në qytetin Almaty të Kazakistanit në periudhën nga 5 deri më 6 shtator 2022. Në kuadër të këtij forumi për biznesi pjesmarrës ishin shumë kompani dhe zyrtarë të institucioneve nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Forumi i biznesit është organizuar posaçërisht për të ofruar informacione efikase për mundësitë e bashkëpunimit dhe lidhjes ndërmjet kompanive të biznesit përtej kufijve, si dhe ndërmjet përfaqësuesve të pushtetit qendror, përmes sesioneve speciale “B2B” dhe “networking”./KlanMacedonia/
“Vota në referendum e bëri Maqedoninë të pavarur, votimet e referendumit do ta bëjë Maqedoninë me dinjitet”, kështu sot fillimisht e uroi Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. Mickoski edhe në këtë ditë feste bën thirrje për përkrahje të iniciativës për referendum mbi shfuqizimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë. “Referendumi për pavarësinë tonë ishte një sfidë e madhe. Edhe atëherë kishte shumë pikëpyetje, dilema dhe kritika, por koha ka treguar se ky hap ishte historik”. “Tani, 31 vjet më vonë, ne përballemi me të njëjtën sfidë. Me referendum që ta shpëtojmë…
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski në 31 vjetorin e pavarësisë së vendit u shpreh se Qeveria po punon në realizimin e qëllimeve strategjike të vendit. Kovaçevski me këtë rast përkujtoi në vendimet që ka ndërmarr qeveria dhe si rezultat i tyre vendi sot është anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe ka filluar negociatat për anëtarësim në BE. “Për anëtarësimin e vendit në NATO nevojiteshin vendime të rënda, megjithatë qytetarët bashkë me politikanët që ishin të guximshëm, sollën vendime të rëndësishme dhe sot jemi pjesë e NATO-s”, deklaroi Kovaçevski, duke nënvizuar se deri në vitin 2020 Maqedonia e Veriut do të…
Me rastin e festës së sotme “Dita e Pavarësisë”, presidenti Stevo Pendarovski në një ceremoni solemne nderoi katër sportistë të cilët në karrierën e tyre arritën të dekorohen me medalje nga Lojërat Olimpike Verore dhe Paraolimpike, me urdhrin “8 Shtatori”. Ndër të nderuarit janë kampioni olimpik Shaban Trstena, kampionet olimpike paraolimpike Olivera Nakovska-Bikova dhe Branimir Jovanovski dhe djali i argjendtë nga Tokio, Dejan Georgievski. “Sporti i bashkon njerëzit dhe sukseset e sportistëve bëjnë krenar gjithë kombin. Jam jashtëzakonisht i lumtur që sot katër heronj të sportit do të marrin urdhërin “8 Shtatori”, tha presidenti Stevo Pendarovski.
MPB njofton se një aksident në hekurudhat e Maqedonisë ka lënë të vdekur një 64-vjeçar, përcjell TV21. Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit respektivisht rreth otës 02:00, ku një tren mallrash në linjën Tabanoc-Gjevgjeli ka goditur për vdekje një banor të Negotinës. “Më datë 08.09.2022, në ora 02:00 është raportuar se një tren mallrash që udhëtonte në linjën Tabanovc-Gevgjeli në rrugën nga stacioni hekurudhor Negotinë në stacionin hekurudhor të Dubrovës, ka goditur R.U.(64) nga Negotina, i cili ka qenë duke ecur në hekurudhë. R.U. vdiq në vendngjarje. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik”, thonë nga MPB.
Urim me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, dërgoi Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë përmes profilit zyrtar në Tuiter, duke shprehur “dëshirat më të mira për popullin dhe Qeverinë”. “Greqia uron dhe shpreh dëshirat e saja më të mira për popullin dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut sepse sot e festojnë Ditën e tyre të pavarësisë”, shkroi MPJ greke. Paralelisht, bashkë me shkrimin në Tuiter, publikuan edhe një fotografi me flamurin maqedonas dhe porosinë: “Urime Dita e Pavarësisë, Maqedonia e Veriut”.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, prej sot po qëndron për vizitë dyditore pune në Pragë, Republika e Çekisë, e cila nga 1 korriku kryeson me Bashkimin Evropian. Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në, Mariçiq, siç njoftoi SÇE, do të zhvillojë takim dypalësh me homologun e tij, ministrin e Çështjeve Evropiane të Republikës Çeke, Mikulas Bek, me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështjet Evropiane Ondrej Beneshik dhe kryetarin e Grupit Ndërparlamentar për miqësinë e Maqedonisë së Veriut me Republikën Çeke, Petr Beitl. Tema për diskutim në takimet do të jenë përgatitjet për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Unionin,…
Delegacioni i udhëhequr nga Kryeministri Kovaçevski vendosi lule në varret e presidentëve Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski Me një sërë manifestimesh të rastit, nën moton “Të bashkuar në lirinë”, sot Republika e Maqedonisë së Veriut shënon Ditën e Pavarësisë – 8 Shtatorin, ditën kur para 31 vitesh kemi filluar rrugëtimin tonë si shtet sovran dhe i pavarur. Kremtimi i kësaj feste madhështore, në organizim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, filloi me vendosjen e kurorave me lule të freskëta në varret e ish-presidentëve të shtetit, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, në varrezat e qytetit “Butel”. Delegacioni qeveritar që…
Pensionistët në Maqedoni do të marrin pensionet e muajit shtator në fund të muajit me një rritje prej së paku 8 për qind. Shuma e saktë e rritjes do të qartësohet pas analizës së të dhënave të fundit statistikore lidhur me pagën mesatare neto në vend dhe koston e jetesës, apo inflacionin. Sipas këtyre dy treguesve, pensionet do të harmonizohen dy herë në vit, në mars dhe në shtator. Periudha e harmonizimit të ri fillon me pensionet e muajit shtator, ku do të merret parasysh gjysma e rritjes së pagave dhe rritja e kostos së jetesës. Kohë më parë, Qeveria…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka arrestuar tre persona për shkak se të njëjtit janë kapur duke transportuar drurë pa dokumentacion përkatës. Policia njofton se gjatë arrestimit janë kryer kontrolle në tre lokacione. “Më 07.09.2022, në tre lokacione në zonën e SPB-Manastir, pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, zyrtarët policorë nga SPB-Manastir kanë privuar nga liria B.S.(22) dhe E.A.(27), të dy nga Prilepi dhe N.N. (53) nga fshati Belcë i Demirhisarit, pasi janë kapur duke transportuar dru zjarri me automjete, pa poseduar dokumentacion përkatës”, thonë nga MPB duke shtuar se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të…
Presidenti i Republikës së Italisë, Serxho Matarela, sonte në orët e mbrëmjes do të arrijë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në Shkup, siç kumtoi Ambasada e Italisë, presidenti Matarela të premten do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski. Pas takimit tet-a-tet, së bashku me delegacionet e veta, burrështetasit do të mbajnë takim pune, ndërsa pas përfundimit të tij është paraparë konferencë për shtyp me gazetarët. Pas takimit me Pendarovskin, Matarela do të takohet me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi. Në kuadër të mbledhjes solemne, do t’iu drejtohet deputetëve dhe përfaqësuesve qytetarë dhe fetarë në vend. Më…

