Ambasadorja e re e SHBA-së në Shkup, Angela Price Aggeler sot ka shijuar ushqimin e saj të preferuar në Maqedoni, pastërmajlinë, përcjell TV21. Nga Ambasada thonë se Aggeler po realizon vizita në mbarë vendin.
“Ambasadorja Aggeler shijoi një nga gatimet e saj të preferuara maqedonase, pastërmajlinë në Shtip! Ajo po udhëton sot në mbarë vendin për t’u takuar me të rinj të talentuar, drejtues të shoqërisë civile dhe stafin tonë të ‘Këndit Amerikan’ “, thonë nga Ambasada.