Author: Hamdi Kumanova

Maqedonia e Veriut më 8 shtator shënon 31-vjetorin e pavarësisë si shtet. Pavarësinë e fitoi përmes një referendumi ku qytetarët e Maqedonisë së Veriut u deklaruan se janë për shkëputje nga ish-Federata e Jugosllavisë. Përgjatë këtyre tri dekadave, nga strukturat udhëheqëse është premtuar shumë, por janë të pakta projektet kapitale të realizuara në energjetikë dhe infrastrukturë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka pranuar se shteti do të paguajë një kosto të lartë si pasojë e mungesës së investimeve serioze në sektorin e energjetikës gjatë tri dekadave të pavarësisë së shtetit. “Në Maqedoninë e Veriut nuk është investuar në…

Lexo më Shumë

Vendosja e kalorimetrave në gypat e ngrohjes është mënyra më korrekte për arkëtimin e energjisë së konsumuar nga amvisëritë, siguron kreu i KRrE-së Marko Bislimoski. Sektori i OJQ-ve thekson se këto pajisje për matje janë zgjidhje jopopullore për operatorët e energjisë termike, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk. Vendosja e kalorimetrave për ngrohje është zgjidhje nga e cila mund të përfitojnë si qytetarët ashtu edhe shteti, pajtohen ekspertët për energjetikë. Këta matës të saktë të energjisë termike nuk janë shpenzim i madh dhe mund të kontribuojnë në uljen e faturave të ngrohjes dhe kursimin e energjisë. Më shumë se…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga ora 01:20 pas mesnate, deri në orën 05:00 në bashkëpunim me autoritetet tjera në vend kanë kryer kontrolle në disa lokale në Strugë. Policia ka arrestuar dy të mitur dhe disa shtetas të huaj, ndërkaq janë konstatuar parregullsi të shumta “Gjatë kontrollit janë gjetur dy të mitur, një person është ndaluar nën efektin e alkoolit, tek i cili në mjetin motorik të pasagjerëve janë gjetur mjet i mprehtë dhe një mjet metalik–grusht hekuri, për të cilat do të vijojë kallëzim përkatës”. “U konstatua mosrespektimi i ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit…

Lexo më Shumë

Qeveria maqedonase mbështetet Shqipërinë, e cila ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike te Iranit për shkak të sulmit kibernetik. Në deklaratë thuhet se sulme të tilla shkatërruese përfaqësojnë një shkelje flagrante të normave të së drejtës ndërkombëtare, një përpjekje për të minuar sovranitetin e Shqipërisë, si dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve dhe institucioneve të saj. “Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dënon ashpër sulmin kibernetik të 15 korrikut 2022, të kryer kundër Qeverisë së Republikës së Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit. Maqedonia e Veriut solidarizohet me Qeverinë e Shqipërisë, mbështet…

Lexo më Shumë

TURISTË TË HUAJ DHE QYTETARË TË VENDIT VIZITA NËPËR INSTITUCIONE KULTURORE Institucionet kulturore me hyrje falas dhe ekspozita për nder të Ditës së Pavarësisë – 8 Shtator 31 vjetori i ditës së pavarësisë së RMV-së, festohet me një sërë manifestimesh, duke përfshirë ekspozita dhe dyer të hapura të institucioneve kulturore, muzeve dhe galerive në mbarë vendin. Vizitorë të huaj dhe vendas më së shumti ishin drejtuar tek Muzeu i Luftës së Maqedonisë për Pavarësi. “Ne po mendonim ta vizitonim por kur pamë mesazhin se janë falas zgjodhëm ta vizitonim sot. Unë jam nga Holanda, do të ishte mirë të ishin…

Lexo më Shumë

Biznesi e “lufton” krizën energjetike me forcat e fundit. Shqetësimi i biznesmenëve sa vjen e shtohet për faktin, siç thonë ata, se për momentin nuk ka ndihmë konkrete për kompanitë për pagesën e energjisë elektrike. Organizata e Punëdhënësve për Alsat thotë se nëse nuk sigurohet energji elektrike më e lirë për biznesin, do të ndodhë një kolaps i vërtetë në sektorin privat. Angell Dimitrov, nga kjo shoqatë thotë se disa kapacitete të mëdha industriale me disa qindra të punësuar tashmë e kanë vendosur çelësin në derë. “Deri më tani qeveria nuk ka ndarë mjete nga buxheti për të ndihmuar ekonominë,…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 672 të testuarve kanë rezultuar 109 të infektuar, transmeton Portalb.mk. Të dhënat janë si vijon: Raste të reja: 109 Riinfektime: 27 Të vdekur: 1 Të vdekur të raportuar në Termini im: 0 Të shëruar: 130 Testime: 672 Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 1.265. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Ohri, Prilepi dhe Tetova. Nga fillimi i pandemisë: Të infektuar: 341.370 Të shëruar: 330.602…

Lexo më Shumë

“KËTO JANË TENTIMET E FUNDIT TË BLLOKADËS SË INTEGRIMEVE EVROPIANE Kryeministri i vendit dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski e ka quajtur antievropian referendumin e propozuar nga VMRO – DPMNE për shfuqizim të Marrëveshjes me Bullgarinë, për të cilën opozita maqedonase filloi të mërkurën procedurat ligjore. Gjatë një aktiviteti partiak të organizuar me rastin e 8 shtatorit, Kovaçevski akuzoi VMRO-në se në këtë mënyrë po tenton të bllokojë rrugën evropiane të vendit, ndërsa tha se në vend që t’i bashkangjiten angazhimeve për përparim, ata luftojnë që zhvillimi i vendit të ngecë, raporton Klan M. “Këto ditë jemi dëshmitar të tentimeve…

Lexo më Shumë

Për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike që ka filluar të marrë Ndërmarrja Publike “Sistemi i kolektorëve”, në Liqenin e Ohrit mund të ndodhë një katastrofë ekologjike, për shkak të pamundësisë së kompanisë për t’i paguar ato, shkruan Alsat. Kjo mund të çojë në shkyçjen nga rryma të sistemit kolektor. Të gjitha stacionet e kolektorit gjithsej 18, punojnë me energji elektrike dhe mund të fiken të gjitha brenda një dite. “Nga ana e furnizuesit, në pamundësi për të paguar plotësisht faturën e energjisë elektrike, mund të ketë një shkyçje për një periudhë të caktuar, gjatë së cilës do…

Lexo më Shumë

Me rastin e festës së Pavarësisë, kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski së bashku me ministrin e Shëndetësisë Bekim Sali morën pjesë në prezantimin e aparatit për terapi rrezatimi për pacientët onkologjikë në Spitalin e Shkupit “8 Shtatori”. Aparati, i cili duhet të jetë plotësisht funksional deri në fund të vitit, e prezantoi drejtori i spitalit, Hristijan Kostov, transmeton Portalb.mk. Me këtë aparat, i cili pritet të vihet në funksion të plotë deri në fund të vitit, duhet të lehtësohet ndjeshëm presioni në repartin onkologjik të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, pasi që një e treta e pacientëve,do të vazhdojnë të marrin…

Lexo më Shumë

Departamenti amerikan i Shtetit në emër të SHBA-së, sot i dërgoi urim popullit të Maqedonisë së Veriut me rastin e 31-vjetorit të pavarësisë së vendit. “Me hapjen e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut këtë vit bëri përparim të shkëlqyeshëm drejt integrimeve evropiane. Aleanca në Evropë dhe synimi drejt vlerave tona demokratike është shumë më me rëndësi se kurdo herë”, theksoi sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken. Në urim ceket se “në vitet që vijojnë SHBA-ja do të vazhdojë me mbështetje për aleaten tonë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane”. Blinken gjithashtu tha edhe se “të…

Lexo më Shumë

REFERENDUMI MË 8 SHTATOR 1991 – 95% E QYTETARËVE “PËR” MAQEDONI TË PAVARUR Maqedonia e Veriut shënon 31-vjetorin e referendumit të suksesshëm në vitin 1991 ku qytetarët u prononcuan për shtet të pavarur e sovran. Në referendum 95% e qytetarëve pozitivisht u deklaruan në pyetjen “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë hyrjeje në aleancë të ardhshme me shtete sovrane të Jugosllavisë?” Paraprakisht, sic njofton KlanM, më 25 Janar 1991 parlamenti I parë shumëpartiak I Maqedonisë miratoi Deklaratën për Pavarësi. Vullneti I popullit për shtet të pavarur formalisht u konfirmua në Kuvend me Deklaratën për pranimin e rezultateve…

Lexo më Shumë