Author: Hamdi Kumanova

Aktorja Silvija Stojanovska është liruar pas gjykimit të përsëritur para Gjykatës Themelore Penale Shkup, për rastin e transportimit të 700 kilogramëve kokainë nga Kolumbia në Spanjë, përcjell TV21. Gjatë gjykimit të parë, aktorja ishte dënuar me tre vite e gjashtë muaj burg, ndërsa partneri i saj, Voisllav Budisavjeviç mori dënim prej 7 viteve burg. Megjithatë, Gjykata e Apelit e la në fuqi dënimin për Budisavjeviç, të cilit dënimi iu rrit në 12 vjet, ndërsa për aktoren e ktheu rastin në rigjykim. Ndryshe, Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit aktakuzën për këtë rast e ka dorëzuar më 12…

Lexo më Shumë

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, ishte pjesë e panel-diskutimit “Inteligjenca artificiale dhe të drejtat e njeriut në internet: gjendja, rreziqet dhe sfidat”. Paneli u organizua nga Fondacioni Metamorfozis në kuadër të konferencës rajonale për lirinë në internet të ABA ROLI e cila mbahet në periudhën prej 5 deri në 7 shtator në Ohër dhe i mbledh më shumë se 60 përfaqësues të organizatave qytetare, institucione, biznese, aktivistë për të drejtat e njeriut nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Moldavia dhe Bjellorusia. Në fjalimin e tij, Jashari foli për rolin e organizatave qytetare në procesin e krijimit të politikave dhe praktikave lidhur…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi theksoi se Qeveria e ka patjetër të mbështesë amvisëritë dhe harxhuesit e vegjël, andaj siç shtoi një kohë të gjatë e subvencionon energjinë elektrike për 80% nga çmimi real të cilën qytetarët do të duhej ta paguajnë. Bytyqi theksoi se Qeveria po përpiqet të gjejë burime shtesë të prodhimit të energjisë, për të ndihmuar edhe bizneset më të mëdha që ata të paguajnë çmim më të ulët se sa çmimet e berzës. Por ai shtoi se kjo varet edhe nga bisedimet me Bulgarinë. “Kjo varet nga bisedimet që po i zhvillojmë me Bullgarinë, sepse…

Lexo më Shumë

NË KSHZ DORËZOHET NISMA PËR REFERENDUMIN OBLIGUES Lideri i VMRO – DPMNE-së sot edhe zyrtarisht i dorëzoi Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve iniciativën qytetare për referendum, me pyetjen “A jeni për shfuqizimin e ligjit të ratifikimit të Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë”. Në deklaratën e dhënë për media para KSHZ-së, Mickoski u bëri thirrje qytetarëve për dalje masive në referendum, për të shfuqizuar Marrëveshjen me Bullgarinë, për të cilën ai vlerëson se bllokon procesin eurointegrues të shtetit, raporton Klan M. “Nëse mbahet referendumi, qytetarët do të kenë mundësi të deklarohen…

Lexo më Shumë

Harxhimet jetësore në Gusht krahasuar me Korrikun janë rritur për 1.3%, kurse çmimet me pakicë për 0.6%. Në Gusht të këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, harxhimet jetësore janë rritur për 16.8%, kurse cmimet me pakicë për 14.2% – ka njoftuar sot Enti Shtetëror për Statistika. Rritja e cmimeve të produkteve ushqimore në Gusht të këtij viti, krahasuar me muajin e kaluar, është shënuar tek buka dhe drithërat për 6.4%, pemët e freskëta për 3.8%, qumështi për 3.6%, mishi për 2.5%, lëngjet e pemëve dhe pijet e gazuara për 1.5% e kështu me radhë. Në…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e dënon ashpër sulmin kibernetik të 15 korrikut 2022, të kryer ndaj Qeverisë së Republikës së Shqipërisë nga ana e Republikës Islamike të Iranit, transmeton Portalb.mk. “Maqedonia e Veriut solidarizohet me Qeverinë e Shqipërisë, i mbështet masat e marra në këtë kontekst dhe bën thirrje për përgjegjësi për autorët e aktiviteteve të tilla malinje destabilizuese, që e rrezikojnë jo vetëm sigurinë nacionale të Shqipërisë, por kanë edhe implikime më të gjera rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në kumtesën e MPJ-së. Sulmet e këtilla destruktive, sipas MPJ-së, paraqesin shkelje flagrante të…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot tha se me rënien e rasteve të reja me Covid-19, ka rënë interesi edhe për vaksinim, përcjell TV21. Numri i personave të cilët vaksinohen me vaksinën anti-covid për së dyti ose treti herë në nivel javorë është diku 1000. Sali tha se për komentin Maqedonia e Veriut ka mjaftueshëm vaksina kundër koronavirusit. “Pajtohemi të gjithë se ka ra interesi për shkak të uljes se rasteve të reja me Covid-19. Në pjesën e vaksinave më duhet të përmend se të gjitha ato 350 mijë vaksina që ne kemi si shtet janë donacion nga vendet mike.…

Lexo më Shumë

SHA EMV vazhdon me shitjen e tepricës së natës të energjisë elektrike SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se në ankandin e hapur public për periudhë 07 – 11 Shtator, ka shitur 1.800 megavat-orë teprica nate të energjisë elektrike, sic thuhet, nga ora 01 – 07 për 402 euro për megavat-orë dhe nga ora 02 – 06 me cmim prej 362 euro për megavat-orë. Ofertën më të mirë në ankand e ka dhënë DUFERKO MK. Nga shitja SHA EMV ka realizuar të ardhura prej 868.400 euro – thonë nga kompania. Më tej në komunikatë thuhet se SHA EMV…

Lexo më Shumë

Presidenti italian, Sergio Matarrela, pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vizita do të nisë ditën e sotme dhe do të zgjasë dy ditë, deri më 9 shtator. Mbërritja në Tiranë është planifikuar për mbrëmjen e së mërkurës së 7 shtatorit, e ndjekur nga një darkë private në rezidencën e ambasadorit italian në Shqipëri. Të enjten, Mattarella do të takohet me kreun e shteti shqiptar, Bajram Begaj, me të cilin do të mbajë edhe një konferencë për shtyp. Në orën 12:00 Presidenti i Republikës do të pritet në selinë e qeverisë nga kryeministri Edi Rama. Në vijim është dreka…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka folur në lidhje me kërkesën e dorëzuar si propozim deri te Bashkësia e komunave dhe Ministria e Arsimit, e cila ka të bëjë me kohëzgjatjen e pushimeve dimërore. Taravari tha se edhe ai ka rekomanduar një pushim të zgjatur për këtë vit shkollor që do të zgjaste në dhjetor dhe janar. “Ideja është të kursehen shpenzimet dhe të kapërcehet kriza. Pikërisht në këtë periudhë është më ftohtë dhe është një mundësi për kursim të energjisë për ngrohje. Në kontakt me disa kryetarë kam marrë mbështetje e tyre, sepse përndryshe komunat do ta…

Lexo më Shumë

–Para disa muajve, për fat të mirë filluan negociatat dhe besoj që duke marrë parasysh se jemi dy vende anëtare të NATO-s, shpresoj që shumë shpejtë do të jemi bashkë edhe në BE, këtë e tha sot fillimisht presidentja sllovake Zuzana Çaputova në konferencën e sotme për shtyp në Shkup, bashkë me presidentin Stevo Pendarovski. “Tash një kohë të gjatë Sllovakia mbështet ambiciet e Ballkanit Perëndimor, përfshi vendin tuaj, në procesin e integrimit”, theksoi Çaputova duke përshëndetur pozicionimin e Maqedonisë së Veriut afër vendeve të BE-së dhe në dënimin e agresionit rus në Ukrainë.

Lexo më Shumë

Sot (07.09.2022) në ora 08:30, në fshatin Debreshtë, rajoni i Prilepit, zyrtarë policorë nkanë privuar nga liria I.R.(41) nga Debreshta. “Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, i janë gjetur dhe konfiskuar pesë pushkë dhe një pistoletë të kalibrave të ndryshëm dhe disa municione të kalibrave të ndryshëm, të cilat i posedonte pa leje. Ai është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë