–Para disa muajve, për fat të mirë filluan negociatat dhe besoj që duke marrë parasysh se jemi dy vende anëtare të NATO-s, shpresoj që shumë shpejtë do të jemi bashkë edhe në BE, këtë e tha sot fillimisht presidentja sllovake Zuzana Çaputova në konferencën e sotme për shtyp në Shkup, bashkë me presidentin Stevo Pendarovski. “Tash një kohë të gjatë Sllovakia mbështet ambiciet e Ballkanit Perëndimor, përfshi vendin tuaj, në procesin e integrimit”, theksoi Çaputova duke përshëndetur pozicionimin e Maqedonisë së Veriut afër vendeve të BE-së dhe në dënimin e agresionit rus në Ukrainë.
Author: Hamdi Kumanova
Sot (07.09.2022) në ora 08:30, në fshatin Debreshtë, rajoni i Prilepit, zyrtarë policorë nkanë privuar nga liria I.R.(41) nga Debreshta. “Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, i janë gjetur dhe konfiskuar pesë pushkë dhe një pistoletë të kalibrave të ndryshëm dhe disa municione të kalibrave të ndryshëm, të cilat i posedonte pa leje. Ai është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
I pari i shtatorit nuk mund të imagjinohet pa fytyrat e emocionuara dhe britmat e gëzueshme të studentëve. Miq të rinj, çanta plot me libra të rinj… është e gjitha një sfidë për ta. Në të njëjtën kohë, prindërit e nxënësve do të duhet të ndajnë një pasuri për pajisjet shkollore, dhe në fund ajo do të bjerë fjalë për fjalë në kurrizin e dobët të fëmijëve, trupat e të cilëve po rriten dhe zhvillohen. Çantat shkollore të mbushura me libra nuk duhet të kalojnë 10 për qind të peshës trupore të fëmijës. Hulumtimet tregojnë se 65 për qind e…
Bashkimi Evropian i dhuron vendit makina e frigorifer për qasje më të mirë deri te vaksinimi kundër Kovid 19, përcjellë Klan M. “Bashkimi evropjan gjatë gjithë kohës ndihmon sistemin shëndetësor në vend dhe u faleminderoj për këtë”, tha ministri Shëndetësisë Bekim Sali. Donacioni përfshin 4 makina për transport të vaksinave, 36 frigorifer, karrige dhe tavolina. /KlanMacedonia/
Si anëtare e NATO-s me përkushtim kontribuojmë drejt sigurisë kolektive dhe kjo mund të shihet gjatë vitit të kaluar përmes të gjitha aktiviteteve pa dallim a është ndihma dhe mbështetja për Ukrainën, stërvitjet ushtarake Përgjigja e shpejtë ose Shkëlqimi 22 dhe aktivitete të tjera. Por aktivitetet ushtarake dhe politike janë të lidhura ngushtë me komunikimin e tyre dhe me aftësinë që të njëjtat t’i bashkojmë sa më afër dhe sa më saktë për qytetarët. Nga komunikimet dhe nga transparenca jonë varet se a do ta kuptojnë dhe si do ta kuptojnë qytetarët mënyrën se si ne punojmë çdo ditë në…
Në takimin e djeshëm, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, pas prezantimit të informacioneve për nevojën e dërgimit të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në grupin luftarak të NATO-s në Republikën e Bullgarisë dhe në Republikën e Rumanisë, qeveria mori vendime të veçanta për dërgimin e njësive të ushtrisë në të dy vendet. “Detyra e grupit luftarak të NATO-s është, si pjesë e aktiviteteve të vigjilencës së shtuar të NATO-s (NATO enhanced Vigilance Activities – NATO), të forcojë mbrojtjen e kufijve lindorë të NATO-s në Republikën e Bullgarisë dhe në Republikën e…
Një 67-vjeçar nga Tetova dje ka raportuar në polici se është mashtruar nga një kompani në Strumicë. Nga MPB thonë se personi në fjalë ka raportuar se kompania nga Strumica ka marrë material ndërtimi, por të njëjtin nuk e ka paguar. “Gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçari S.A. nga rrethina e Tetovës, dje (06-shtator) në ora 18:30 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 08:20 një person ka telefonuar djalin e tij, kinse pronar i një kompanie nga Strumica dhe ka porositur më shumë materiale ndërtimi. Pas disa kohësh S.A. materialet i ka ngarkuar në kamion dhe i ka dërguar në…
Shteti i Maqedonisë po kërcënohet vazhdimisht me krizën e qumshtit, kjo për faktin se qumësht ka gjithnjë e më pak dhe nuk ka ku të importohet. Prodhuesit e qumështit janë shprehur të dëshpëruar lidhur me situatën aktuale në tregun vendor, ata thonë së nuk është aspak larg situata kur në raftet e marketeve të ketë vetëm disa kompani të qumshtit ndërsa dhe ato që do të jenë në stok do të shiten me çmim të lartë. Përndryshe, për çmimin, është normale që çmimet të rriten kur ka më pak ofertë dhe më shumë kërkesë. “Ne kujdesemi dhe tashmë u japim…
Sot (07-shtator) në pikën kufitare Bllacë është privuar nga liria 25-vjeçari N.L. nga Tetova, përcjellë Klan M. Gjatë kontrollit të pasaportave dhe gjatë kontrollit në evidencat operative është konstatuar se ai kërkohej me urdhër të gjykatës vuajtjen e dënimit me burg. N.L. është dorëzuar në INKP burgu në Tetovë për vuajtjen e dënimit, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.
Rreth 70 për qind e nxënësve kanë qenë dëshmitarë të sjelljes së dhunshme në shkollat e tyre. Megjithatë, ata nuk e raportojnë dhunën për arsye të shumta, duke përfshirë edhe atë se nuk e dinë te kush dhe si ta denoncojnë, e të mbeten anonimë, ka treguar hulumtimi i think tank i organizatës “Analitika”, që është realizuar në tre shkolla të mesme në territorin e Qytetit të Shkupit – SHMQSH “Zdravko Cvetkovski”, SHMQSH “Zef Lush Marku” dhe SHMQSH “Shaip Jusuf”, raporton Meta, përcjell Portalb.mk. Gjetjet e hulumtimit japin një pasqyrë dëshpëruese se sa dhe në çfarë forme shfaqet dhuna në…
VMRO-DPMNE-ja nuk mund të kërkojë mbështetje për referendumin nga pushteti në këmbim të votimit të ndryshimeve kushtetuese, sepse këto dy çështje janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Kështu vlerëson Presidenti Stevo Pendarovski kur komenton paralajmërimin e VMRO-DPMNE-së për të iniciuar referendum. “Cila është pyetja e opozitës për referendumin? Praktikisht ta ndërpresim rrugën evropiane. Ju nëse i jepni mbështetje një referendumi klasik antievropian me këtë pyetje, nuk ka nevojë më tej ta ndryshoni Kushtetutën. Njëra gjë e përjashton tjetrën. Atë që e prisnim edhe e morëm. Morëm pyetje me të cilën qytetarët e vendit i pyesin: a doni të ndalojmë të…
Aleanca për Shqiptarët ka shpalosur kushtet për të mbështetur ndryshimet kushtetuese. Nënkryetari i partisë dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se tetë deputetët e tyre do të votojnë pro vetëm nëse paraprakisht nga Kushtetuta hiqet termi “20 përqind”, që i referohet nurmit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Duke komentuar pyetjen e referendumit që mbrëmë shpalosi VMRO-DPMNE, ai tha se kjo çështje nuk i tangon shumë shqiptarët dhe shtoi se shumica aktuale nuk i ka 80 votat e mjatueshme për ndryshimet kushtetuese. “Është punë më shumë e partive maqedonase dhe ne shqiptarët nuk tangohemi shumë me këtë…

