Author: Hamdi Kumanova

Janë testuar gjithsej 4.984 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rënie prej 14,8%. Pozitive janë 1.069 raste, nga 31 qytete, me një rënie të numrit nga java e kaluar për 39,3%. Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 9,8% deri më 23,3%, mesatarisht 19,9%. Numri më i madh i rasteve janë regjistruar në Shkup ((n=564; 52,7%). Incidencë më e lartë javore është regjistruar në Berovë (165,3/100.000), Kavadar (101,2/100.000), Shkup (92,9/100.000) dhe Kratovë (92,8/100.000. Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më…

Lexo më Shumë

Me nderimet më të larta ushtarake, në prani të anëtarëve më të afërt të familjes, përfaqësues të Ambasadës sonë, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, sot nga Berlini u nis drejt vendit kufoma e ambasadorit Ramadan Nazifi, i cili ndërroi jetë më 3 shtator në kryeqytetin gjerman. Siç kumtoi MPJ, varrimi i ambasadorit Nazifi do të mbahet nesër, më 7 shtator, në orën 13:30 në vendlindjen e tij, Radushë. Ministria e Punëve të jashtme, gjatë javës së ardhshme do të organizojë komemoracion ku do të shprehen nderimet dhe respekti për veprën dhe personalitetin e ambasadorit…

Lexo më Shumë

Në vend që të përfshihet politika në shkollat, kryetari i Komunës së Tetovës është e nevojshme të fokusohet në realizimin e pandërprerë dhe cilësor të procesit eduktivo-arsimor në nivel lokal. Nxënësit dhe mësimdhënësit nuk duhet të jenë viktimë e lojërave dhe intrigave politike, por përkundrazi, interesat e tyre duhet të jenë në fokus të punës së vetëqeverisjes lokale. Ministria e Arsimit dhe Shkencës reagon ndaj vendimeve të kryetarit të Komunës së Tetovës për mos vazhdimin e kontratave të disa mësimdhënësve nga shkollat e kësaj komune, për shkak të asaj që iu raportua si papërshtatshmëri politike, e cila prish vazhdimësinë e…

Lexo më Shumë

Në këtë mënyrë u ulën në bankat shkollore nxënësit e klasës së parë në shkollën fillore “Imri Elezi” në Lagjen Dizhon të Komunës së Çairit. Gjashtë ditë me rradhë nxënësit e klasës së parë mësonin në paralele me nga 48 nxënës. Gjegjësisht ishin të ndarë në tre paralele ndërsa kjo shqetësoi shumë prindër të cilët u lajmëruan në Klan M. Shumica prej tyre të cilët i pyetëm thonin se klasat janë të stërngarkuara dhe se presin që të hapet një paralele e re. “37 janë, shumë nxënës. Keq është, deklaroi një prind për tv KlanM Kështu edhe ndodhi duke qenë…

Lexo më Shumë

Pas mbledhjes, Këshilli i Sigurisë Kombëtare shpalli masat kundër krizës, të cilat ishin paralajmëruar disa herë nga Qeveria, shkruan Alsat. Në periudhën në vijim shteti duhet të blejë thëngjill shtesë, mazut dhe naftë. Të gjitha kapacitetet e prodhimit të energjisë elektrike do të vihen në punë. Kreu i shtetit Stevo Pendarovski, paralajmëron se dimri do të jetë i vështirë. “E kam mbledhur Këshillin e Sigurisë sepse mendova se ishte e rëndësishme t’i dëgjojmë të gjithë kompetentët për temën që është më e rëndësishmja për të gjithë ne. Nuk është sekret që, ashtu si Evropa, edhe neve na pret një dimër…

Lexo më Shumë

Bullgaria nga fillimi i tetorit deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm do të dërgojë 200 megavat orë energji elektrike për të zbutur krizën energjetike në Maqedoninë e Veriut, duke siguruar furnizim të pandërprerë të industrisë me energji elektrike, që është një nga kërkesat kyçe të sektorit të biznesit në vend, është dakorduar pas takimit të djeshëm në Sofje të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kolegut të tij bullgar Galab Donev. Dy kryeministrat ranë dakord për formimin e një grupi punues i cili duhet t’i përcaktojë aspektet teknike në lidhje me nënshkrimin dhe përfundimin e marrëveshjes në fushën e…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Serbisë në mbledhjen e sotme solli vendim për ndalesë të eksportit të qumështit të papërpunuar dhe të pasterizuar, përveç për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë, ndërkaq me qëllim që të mundësohet furnizim i rregullt me qumësht për popullatën dhe të parandalohet dalja e lëndëve t[ë para jashtë kufijve të shtetit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Siç kumtuan nga Qeveria serbe, është miratuar edhe ndryshimi i Rregullativës për kufizim të çmimit të prodhimeve themelore ushqimore, që do të vlejë deri më 30 shtator 2022. Me ndryshimin e Rregullativës, çmimi i qumështit UHT…

Lexo më Shumë

Nesër, në ora 13:00 është caktuar të mbahet mbledhja e parë konstituive e Këshillit të Komunës së Tetovës, shkruan gazeta LAJM. Lëvizja Besa e cila fitoi 12 këshilltarë në zgjedhjet e 20 gushtit pritet të formojë shumicën në Këshillin e Tetovës së bashku me 4 këshilltarët e VMRO-DPMNE-së. Kryetar i Këshillit pritet të zgjidhet, Besar Durmishi, i cili edhe në përbërjen e kaluar ka ushtruar detyrën e njejtë. Siç mëson gazeta LAJM, në rend dite, në mbledhjen e parë do të propozohen katër pika: 1. Propozim-Vendim për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Verifikues; 2. Propozim-Vendim për verifikimin e…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme dhe UNDP zhvilluan fushatë për parandalimin e pasojave të padëshiruara nga përdorimi i armëve dhe mjeteve piroteknike në dasma dhe festa të tjera familjare. – Advertisements – Jo vetëm këtë verë, por tradicionalisht në disa festa familjare në të gjithë vendin, disa prej të ftuarve qëllojnë në ajër gjatë festës, por askush nuk garanton se me këtë mund të ndodhë tragjedi. “Jam e sigurt se askush nuk dëshiron qëllimisht ta kthejë ditën më të lumtur të një familjeje në tragjedi të madhe, por në të vërtetë mundet dhe ka ndodhur. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të…

Lexo më Shumë

–Kemi marrë pyetje me të cilën në thelb qytetarët maqedonas i pyesin, ose do t’i pyesin: A doni të ndalim së shkuari drejt Bashkimit Evropian, kështu presidenti Stevo Pendarovski e komentoi fillimisht pyetjen e VMRO-DPMNE-së në propozimin për referendum në lidhje me propozimin francez, përcjell TV21. Pendarovski tha se nuk beson se VMRO-ja kërkon mbajtjes e referendumit, në këmbim të mbështetjes për ndryshime kushtetuese me të cilat bullgarët futen në Kushtetutë. “Cila është pyetja e opozitës për referendum? Praktikisht ta ndërpresim rrugën evropiane. Do të thotë nëse ju i jepni mbështetje një referendumi të tillë, klasik anti-evropian, me pyetjen, nuk…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se duhet të ndërpritet gërmimi i kriptovalutave në vend, përcjell TV21. Kovaçevski tha se kjo është e padrejt pasi që energjia elektrike në vend aktualisht po subvencionohet. “Kur i analizuam shpenzimin e energjisë elektrike, ka shtëpi të caktuara dhe persona juridik ku ka shpenzim enorm të lartë të energjisë elektrike dhe kjo është, ja mos të them 100%, por me shumë shancë për shkak të gërmimit të kriptovalutave, kjo duhet të ndërpritet, për shkak se ajo energji elektrike që përdoret në mënyërë enerme, është…

Lexo më Shumë

MILLOSHOSKI: DEPUTETËT E BDI-së NUK KANË ÇERTIFIKATA TË SIGURISË Në lidhje me ngecjen e punës të Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvend, një nga hapat para se të dërgohen në detyrë ambasadorët e rinj të vendit, Kryetari i Komisionit Antonio Milloshoski tani gishtin e drejtoi kah deputetët e BDI-së, të cilët sipas tij – nuk kanë çertifikata të sigurisë që të marrin pjesë në këtë organ të Kuvendit, larg syve të opinionit. Para disa ditëve shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, bëri thirrje që Milloshoski të mos e frenojë procesin për shkak të pikëve politike, raporton Klan M. Në Komisionin…

Lexo më Shumë