Deri më tani ka dinamikë të shkëlqyeshme të realizimit të projektit për lidhje të shpejtë të Dibrës me Kërçovën, përkatësisht në pjesën e trasesë nga vendi “Ura Garski” drejt fshatit Burim dhe pritjet tona janë se do të përfundohet tërësisht deri në fund të vitit të ardhshëm apo në fillim të vitit 2024, vlerësoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski. “Bëhet fjalë për drejtim tërësisht të ri, investim prej rreth 20 milionë eurove, që është shumë i rëndësishëm për tërë rajonin dhe do ta lidhë Dibrën me Korridorin 8. Atje kemi progres të mirë në punë dhe pritjet…
Author: Hamdi Kumanova
Ambasada Ruse në Maqedoninë e Veriut ka shpërndarë në Twitter të dielën e 6 nëntorit një murale në Mitrovicën e Veriut e cila shkruan “Kosova është Serbi, Krimea është Rusi”. “Krimea është Rusi, plus Luhansk, Donetsk, Zaporozhye dhe Kherson”, ishte provokimi i diplomacisë ruse në rrjet. Publikimi nuk ka kaluar pa shkaktuar zhurmë në median sociale, por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar që e dënon këtë veprim në mesin e tensioneve në veri të Kosovës./Express
Shpenzimet e jetesës në tetor të vitit 2022, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 19.8 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë 15.4 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Krahasuar me shtatorin e këtij viti, ndërkaq, shpenzimet e jetesës janë më e lartë për 1.4 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 0.6 për qind. Rritje në indekset e shpenzimeve të jetesës në tetor të vitit 2022, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur te perimet e freskëta dhe të ftohta, me përjashtim të patateve dhe frutave të tjera me rrënjë për 7.3%,…
Kryetarja e RDM-së, Maja Moraçanin para takimit të liderëve tha se nuk pret që sot të arrihet marrëveshje mes partive politike për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese, përcjell TV21.Sipas saj, fillimisht duhet të dëgjohen edhe kërkesat e opozitës. “Nuk pres që sot të arrihet një marrëveshje, duke marrë parasysh paralajmërimet dhe deklaratat e opozitës se janë ende kundër, pra kërkojnë garanci shtesë për ndryshimin e Kushtetutës, por është mirë të flasim bashkë sepse kjo është mënyra më e mirë për të diskutuar çështje të tilla strategjike që janë të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët”, tha Moraçanin.
Zv/kryeministri Artan Grubi sot mori pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor, të organizuar në Prishtinë nga ku theksoi kronologjinë e zhvillimit të ngjarjeve kundër diskriminimit në Maqedoninë e Veriut, duke krahasuar situatat nga viti 2001 e deri në arritjet e viteve të fundit. Marrëveshja e Ohrit vendosi standardet e përfaqësimit të drejtë dhe të garantuar institucional të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, teksa shtoi se synimet e brezave të dikurshëm që dukeshin ëndrra, sot po i gëzojnë me të drejta të plota më bashkëkombësit e tyre edhe shqiptarët. “Sot, në Maqedoninë e Veriut mundohemi të vëmë standarde…
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, pret debat konstruktiv në takimin e thirrur të liderëve nga Kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Sipas tij, do të ishte mirë që të arrihet konsensusi midis qeverisë dhe opozitës që përfundimisht dhe definitivisht të mbyllen bllokimet e rrugës eurointegruese të vendit. Në pyetjen nëse PDSH-ja do të vendos kushte për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, Thaçi ka thënë se propozimi I tyre është që të hiqet formulimi 20% nga Kushtetuta dhe se për këtë ka biseduar me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. “Mirë është që përfundimisht në Maqedoni të bisedohet edhe për identitetin e Shqiptarëve, respektivisht për…
Gjatë vizitës në Zvicër, Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, ka vizituar Ambasadën e RMV-së në Bern, ku është takuar me Ambasadorin Kenan Ramadani dhe Këshilltaren e ambasadës, Melehat Muftarovska. Siç njoftohet, gjatë periudhës së kaluar vetëm në Bern janë dhënë 2.445 dokumente të udhëtimit përmes projektit të përbashkët të MPB-së dhe MPJ-së që ka nisur më 01.10.2021, lidhur me dorëzimin e kërkesave për dhënien e dokumenteve të udhëtimit përmes stacioneve bazë në përfaqësitë diplomatiko-konsulore. Që nga fillimi i projektit, përmes përfaqësive diplomatiko-konsulore janë dhënë 17.650 dokumente të udhëtimit për shtetas të RMV-së në vende të huaja, që siç u tha,…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,62% në raport me vendimin e datës 4.11.2022. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,994 %, te nafta ka ulje për 0,558 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,436 % dhe te mazuti ulja është për 0,165% . Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar,…
Sot, Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, bashkë me nënkryetaren Safije Sadiki – Shaini, e pritën në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, SH.T. z. Fatos Reka. Me këtë rast u diskutua për aktualitetin politik, për mundësitë e ndryshimeve kushtetuese, që duhet të bëhen për shkak të procesit integrues dhe tema të tjera të zhvillimeve politike. Në frymë të kësaj, Kryetari Gashi e njoftoi Ambasadorin Reka për propozimin e Alternativës që, gjatë hapjes së ndryshimeve kushtetuese, në kushtetutë të sanksionohet që lëndët e korrupsionit politik të mos vjetrohen asnjëherë. Ambasadori Shqiptar e vlerësoi iniciativën e Alternativës dhe shfaqi inkurajim që të…
NGA VITI 2017 SHËNOHET PROGRES NË KËTË LISTË Sipas Indeksit Global për paqë, RMV-ja është vendi më I sigurtë në Ballkanin Perëndimor. Këtë vit vendi ynë gjendet në mesin e 36 vendeve më të sigurta të botës. Sipas Institutit për ekonomi dhe paqë, i cili për cdo vit bën listën e vendeve më të sigurta të botës, Maqedonia e Veriut, e ranguar në vendin e 36-të, renditet më mirë në rajon. Para vendit tonë janë vetëm Sllovenia dhe Kroacia. Sipas Indeksit Global për paqë, duke filluar nga viti 2017, kur ishte në vendin e 103, Maqedonia vazhdimisht shënon progres në…
Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, ka theksuar se në takimin e liderëve do të hap cështjen për zgjedhje të parakohshme ose për Qeveri me të gjitha partitë politike. Sipas tij, cështja kryesore që do të diskutohet është futja e bullgarëve në Kushtetutë, që do ta mbështet, vetëm nëse Maqedonasit njihen në Bullgari. “Do të kërkoj të bisedohet për t`i dërguar një mesazh të fuqishëm Bullgarisë, kreut politik atje, t`i njohin maqedonasit si përkatësi kombëare dhe t`i realizojnë të drejtat ë tyre. Të formojnë klube, asociacione, si parti politike që do të kultivojnë karaktersitikat e kombit. Do ta ngrejë këtë…
SHA EMV më 06.11.2022 prodhoi 14.007 MWh energji elektrike. Në termoelektranat janë prodhuar 8.891 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 5.116 MWh. SHA EMV me datë 06.11.2022 ka përmbushur plotësisht nevojat për energji elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël ekskluzivisht nga kapacitetet e veta vendore. * Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 06.11.2022.

