Nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njoftojnë se pjesëtar të saj nga Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar, dje (4-shtator) rreth orës 19:30, kanë privuar nga liria 30-vjeçarin Sh.F. nga Çegrani i Gostivarit, i cili më herët në rrugën “Borce Jovanovski” në Gostivar, në afërsi të një barnatore, në mënyrë të kundërligjshme ka marrë një motoçikletë me targa të Gostivarit, në pronësi të banorit Xh.R.(30) nga Gostivari, skuteri është gjetur dhe është kthyer pronarit, kurse Sh.F. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përpilohet kallëzim përkatës nga neni 235 i…
Author: Hamdi Kumanova
Zëvëndëskryeministri i parë Artan Grubi, të dielën denoncoi që menaxhmenti i SHA “Ekonomia e Ujrave” po merr rroga më të mëdha se ministrat dhe kryeministri, shkruan Flaka Nga hulumtimi i redaksisë, në faqen zyrtare të Qeverisë ku janë publikuar pagatt e Kryetarit të Qeverisë, Zëvendëskryetarëve dhe Ministrave, rroga maksimale arrinë 88.260,00 denarë, ajo e kryeministrit, ndërsa më e vogla 65.989,00 denarë, ajo e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini. Nisur nga deklarata e zv.kryeministrit Grubi, rezulton që rroga e drejtorit ekzekutiv dhe bordit të drejtorëve të SH.A “Ekonomia e Ujërave” kanë rroga më të mëdha madje edhe…
Në kushte të krizës botërore energjetike, institucionet e udhëhequra nga LSDM-ja po zbatojnë masa efikase dhe me kohë për sigurimin e sasisë adekuate të energjisë elektrike për qytetarët dhe biznesin. Me vendimin e fundit të Qeverisë, janë siguruar 50 milionë euro të reja për EMV, që të mundet maksimalisht ta rrisë prodhimtarinë e energjisë elektrike. Prodhimtaria vendore e rrymës tashmë është rritur, në funksion po vendosen të gjitha kapacitetet dhe potencialet energjetike, si dhe nga burime të reja të rinovueshme të energjisë. Këtu janë edhe masat për kursim të rrymës në institucione, me të cilat konsumi i tyre duhet të…
Nga viti i ri shkollor, shahu do të jetë lëndë zgjedhore për fëmijët e klasës së parë dhe të dytë, konfirmuan nga Federata e shahut të Maqedonisë (FShM), pasi programi i tij u pranua nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit. Fillimisht, do të përfshihen vetëm këto mosha, pasi kjo lejohet nga kurrikula dhe programi, transmeton Portalb.mk. “Prej disa vitesh jemi përpjekur ta fusim shahun si lëndë zgjedhore, duke ndjekur shembullin e disa vendeve të tjera si Polonia dhe Anglia. Këtë vit kemi hasur në një qasje pozitive nga Ministria e Arsimit dhe ministri Jeton Shaqiri, kështu që nisi e gjithë…
8 shtatori (e enjte) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Siç njoftojnë nga MPPS, të enjten do të shënohet Dita e Pavarësisë së RMV-së. “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 8 shtator 2022 (e enjte) – Dita e Pavarësisë, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”. “Në të njëjtën kohë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut…
Pres sot pasdite dhe në dy ditët në vijim, blloku 1 i TEC Manastir do të shkyçet nga sistemi elektrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndërprerja afatshkurtër e funksionimit ka për qëllim rritjen e besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së impiantit, njoftojnë nga EMV. Nga atje kujtojnë se sivjet, duke pasur parasysh krizën energjetike në vend dhe Evropë, TEC Manastir nuk do të bëjë remonet klasike të blloqeve, por do të shfrytëzojë mundësitë për operacione tekniko-teknologjike për rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e impianteve prodhuese sipas rrethanave. Në ndërkohë, Blloku 2 i TEC Manastir vazhdon të punojë. “SH.A. EMV siguron nevojat për energji…
Sot mbushen 25 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, Shën Nënë Tereza. Humanistja shqiptare ndërroi jetë në 5 shtator 1997, në Kalkutë të Indisë. 6 vjet më parë, në 2016 Papa Françesku, duke lexuar formulën e shenjtë në emrin e Zotit e shpalli Nënë Terezën shenjtore duke e quajtur Shën Tereza. Вратете го видот на која било возраст со овој метод…не се потребни операции !!! Shën Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e…
Moti sot në Republikën e Maqedonisë së veriut paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me shi lokal, kryesisht në pjesët juglindore, ndërsa pasdite vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 19 gradë , ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 22 deri 27 gradë celsius. Indeksi UV do të jetë 6. Në Shkup në orët e hershme të mëngjesit mot i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të bie deri në…
Anëtarë të Shoqatës së Mjekëve Privatë të Republikës së Maqedonisë (SHMPRM) prej sot filluan protestën treditore në të cilën do jenë në ditët e punës dhe do të pranojnë vetëm raste urgjente, por nuk do të japin receta dhe udhëzime. Kërkesë kryesore e mjekëve amë është rritja e pikëve të kapitacionit për shkak të rritjes së shpenzimeve për jetë. Bordi Drejtues i SHMPRM më 27 gusht solli vendim që më 5,6 dhe 7 shtator të mbahet protestë në vendin e punës – për shkak, siç thonë në publikimin në ueb-faqen e Shoqatës, mospranimin e kërkesave strategjike nga autoritetet shëndetësore. Sipas…
Pas më shumë se dy muajsh nga fillimi i kryesimit me BE-së, në Kuvend do të prezantohen prioritetet e presidencës çeke. Ambasadori i Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut, Jarosllav Ludva, siç ësjtë theksuar në ueb-faqen e Kuvendit, do t’i prezantojë Programin dhe Prioritetet për punën e Presidencës Çeke me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën korrik – dhjetor të vitit 2022, para anëtarëve të Komisionit Evropian. Motoja e presidencës çeke është “Evropa si detyrë: heto, ripërtërij, përforco”, ndërsa prioritetet e saj janë menaxhimi i shkëmbimit të refugjatëve dhe rindërtimi i Ukrainës pas luftës, siguria energjetike, forcimi i kapaciteteve evropiane…
MPB njofton se gjatë ditës së djeshme policia në Gjevgjeli për drogë ka arrestuar dy persona, respektivisht personat A.K. (46) dhe J.R. (43), përcjell TV21. Policia tek personat nga Gjevgjelia ka gjetur heroinë dhe metamfetaminë. “Gjatë kontrollit të mjetit motorik të pasagjerëve “Audi” me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga A.K., janë gjetur 27 pako me heroinë, ndërsa gjatë kontrollit të J.R., i cili ishte pasagjer në automjet, është gjetur amfetaminë”, thonë nga MPB. Në pamjet e shpërndara nga MPB shihet se njëri prej autorëve drogën e ka fshehur në çelësat e veturës.
Deri në orën tetë të mëngjesit, më së shumti shi ka rënë në Gjevgjeli dhe Dojran, ku janë matur 23 litra për metër katror, si dhe në Demir Kapi – 18 litra për metër katror dhe. 12 në Shkup-Petrovec. Pas tyre vijnë Berova me 9, Topolçani me 8, Kriva Pallanka dhe Shkupi Zajçev Rid me 6, Manastiri dhe Popova Shapka me 4, Vinica me 3, Tetova, Pozharane, Mavrova dhe Strumica 2 dhe Prilepi me 1 litër për metër katror. DPHM për sot paradite paralajmëron vranësira të pjesshme me reshje të dobëta shiu lokale, kryesisht në pjesët juglindore. Pasdite vranësitë do…

