Ndryshimet kushtetuese duhet dhe do të ndodhin. “Krahu pro evropian” tek opozita është në rritje dhe aktualisht po zhvillohen negociatat me qëllim që edhe ata të japin mbështetje për këto ndryshime. Kështu deklaroi zv.kryeministri Artan Grubi. Ai madje tha se nga kty proces, fitues më i madh del populli maqedonas. “Them se nga pala bullgare konfirmohet se ka ndarje absolute dhe se ekziston populli maqedonas dhe gjuha maqedonase, se ky është një realitet dhe ata e pranojnë këtë me këto ndryshime kushtetuese. Unë vlerësoj se ‘krahu’ proevropian që është në rritje, tek opozita në Kuvend, do të jep mbështetje për…
Author: Hamdi Kumanova
Zvarritja e procedurave për mosmiratimin e ligjit për lojërat e fatit ka nxitur Lëvizjen “Anti Bixhoz” që në fund të muajit të protestojë para Qeverisë dhe Kuvendit. Drejtuesit e kësaj lëvizje paralajmëruan se do t’i publikojnë edhe emrat e politikanëve të përfshirë në këtë biznes, e që sipas tyre, janë pengesa kryesore për mos miratimin e ligjit të ri, transmeton Alsat-M. “Ne jemi duke përgatitur për të gjithë bosat t’i quaj kështu, duke u nisur nga politika e deri tek njeriu më i vogël që është i përshirë tek lojërat e fatit. Ne do i shpalosim me emër e mbiemër.…
Nëpunës policor nga SP Bit Pazar sot në bulevardin “Kërste Misirkov” në Shkup kanë privuar nga liria I.B. (55) nga Shkupi për vepër penale vjedhje e rëndë sipas nenit 236 të Kodit Penal të RMV-së, e kryer më 15.07.2022, informoi Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb. Është zhvilluar bisedë zyrtare dhe i arrestuari në tërësi e ka shpjeguar mënyrën e kryerjes së veprës penale. Gjësendet e marra i janë kthyer të dëmtuarit, ndërsa kundër I.B. do të ngritet kallëzim penal adekuat deri te prokuroria kompetente, informojnë nga MPB.
ME NDIHMËN E NJË KOMUNE TURKE U RREGULLUAN POMPAT Përfaqësues të Komunës turke, Ejup Sulltan erdhën në Haraçinë për ta përuruar projektin e ujësjellësit, projekt që vet ata ndihmuan që të realizohet. Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi falënderoi kryetarin e Komunës së Ejup Sulltanit, që e mbajti fjalën të cilën ja dha në takimin e parë që patën dy krerët e komunave informon KlanM. – Në katër vitet e fundit as një pikë ujë nuk rrjedhi në shtëpitë tona për shkak se pompat dhe elektronike ishte një problem i madh dhe i papërballueshëm financiarisht për komunën tonë. Falë…
Artan Grubi deklaroi sot se, i gjithë kontinenti përballet me një dimër shumë të vështirë, prandaj u bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike, ndërsa tha se institucionet dhe drejtuesit e tyre, duhet të jenë shembull për kursim edhe të energjisë elektrike dhe të gjitha resurseve shtetërore. Ai u bëri thirrje gazetarëve që të kontrollojnë çdo ditë të gjitha institucionet, duke filluar nga Qeveria, Kuvendi, ministritë, se cilat masa për kursim zbatohen në përputhje me vendimin e qeverisë që ka hyrë në fuqi më 1 shtator. “Ju bëj thirrje t’i kontrolloni çdo ditë të gjitha institucionet, duke filluar nga…
Ekipet e punës të Komunës së Çairit, bashkë me NP “Higjiena Komunale”, pranë qytetit të Shkupit, edhe sot po bëjnë pastrimin e mbeturinave si pasojë e motit të ligë që na kaploi ditën e martë. Vazhdojnë deri sa të jetë e nevojshme.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për televizionin shtetëror serb RTS, duke folur për Iniciativën “Ballkani i Hapur”, theksoi përfshirjen e qeverisë aktuale në fillimet e krijimit të këtij bashkëpunimi rajonal me të vetmin qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik në drejtim të realizimit mbi të gjitha në rrugën e tre vendeve drejt Bashkimit Evropian. Kovaçevski theksoi se “Ballkani i hapur” e arrin qëllimin e tij, që është t’i tregojë Evropës se vendet e rajonit mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, duke zbatuar katër liritë mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian: lëvizjen e lirë të kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve dhe në…
Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e shtunë. Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës i lejuar është 1,76 euro për litër. Një ditë më parë çmimi tavan i naftës ishte 1,78. Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të shtunën është 1,40 derisa një ditë më parë ishte 1,43. Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,76, njëjtë sikur një ditë më parë. Çmimet e lartcekura vlejnë të shtunën prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.
Ministria për Punë të Brendshme njoftonë se me datë 02.09.2022 në ora 12.30 në vendkalimin Aeroporti Ndërkombëtarë Shkup nga nëpunës policor është arrestuar personi me iniciale M.S.(39) nga Republika e Kosovës, përshkak se gjatë kontrollit të pasaportës ka dhënë dokumentr tjetër udhëtimi në emër të M.R(32) nga Republika e Shqipërisë përcjell KlanM. Gjatë kontrollit të personit në fjalë është gjetur pasaporta e tij kosovare./KlanMmacedonia
Duhet të rezervojmë ushqime sepse po vjen një dimër i vështirë. Tash e tutje nuk mund të ketë ndalime për eksportin e produkteve bujqësore ndërmjet Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Ljupço Nikollovski lidhur me përfitimet e Marrëveshjes për Sigurinë Ushqimore që u nënshkrua sot nga të tria vendet në kuadër të panairit “Vizioni i verës në Ballkanin e Hapur”” në Beograd. Ai për “Sitel” ka sqaruar se Marrëveshja nënkupton shfrytëzimin e kapaciteteve të vendeve nga nisma “Ballkani i Hapur” dhe se në kushte krize është garanci se do të ketë ushqim të…
Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (02.09.2022) ka vazhduar me kontrolle të intensifikuara në trafik. Siç thonë nga MPB, vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 157 gjoba, nga të cilat 13 për ngasje me shpejtësi më shumë se e lejuara, 16 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 28 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët. “Pesë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit, shtatë sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, pesë masa për automjete të paregjistruara, tre sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të…
Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka njoftuar për vdekjen e ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ramadan Nazifit, raporton Express. Postimi i plotë i Cufajt: Oh Dan! Shpirtin na e këpute! Me rastin e vdekjes së Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë Veriore në Berlin, Ramadan Nazifit, mgushëllime familjes, miqve dhe institucioneve të vendit. Ramadan Nazifi do të mbetet në kujtime si një personalitet i paharruar dhe profesionist shembullor!”, ka shkruar Beqë Cufaj.

