Më 01.09.2022 në ora 17:00 në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip kanë ndaluar personin Sh.N.(30) nga Shtipi. Ai kërkohej me urdhër nga Burgu i Kumanovës për arratisje nga burgu. Gjithashtu, Sh.N dyshohet se ka kryer disa vepra penale të “vjedhjes së rëndë” gjatë kohës që ishte në arrati nga burgu. Pas dhënies së një vendimi gjyqësor, në banesën e tij u kontrollua dhe u gjetën disa sende me origjinë nga krimet. Personi është dërguar në institucion për vuajtjen e dënimit dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
Author: Hamdi Kumanova
“Kusht që qeveria bullgare të mbështesë hapjen dhe mbylljen e kapitujve me Bashkimin Evropian është që Maqedonia e Veriut të përmbushë plotësisht dispozitat e Marrëveshjes së vitit 2017, në të cilën çështjet historike janë një pjesë shumë e rëndësishme”, tha ambasadori i ri bullgar në Uashington, Gjeorgji Panajotov, në një intervistë televizive. Për Zërin e Amerikës, ambasadori tha se Komisioni i Përbashkët i përbërë nga historianë maqedonas dhe bullgarë do të duhet të zgjidhë të gjitha periudhat e historisë së përbashkët para se Maqedonia e Veriut të hyjë në Bashkimin Evropian. “Një pjesë shumë e rëndësishme e Marrëveshjes së 2017-ës…
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një deklaratë për media ka kritikuar qeverinë për mos menaxhim të duhur të situatës me krizën ekonomike dhe energjetike në vend. Sipas tyre, për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, ekonomitë vendase vazhdimisht po shënojnë humbje. “Ekonomia humb mbi 1 milion euro në ditë duke paguar rrymë të shtrenjtë për shkak të Kovaçevskit. Qeveria që të mund të bëjë krime, importon rrymë të shtrenjtë në vend që ta prodhojë në kapacitete vendore, me çmime shumë më të ulëta. TC Negotinë funksionon me kapacitet 90 megavat, ndërsa 130 megavat janë të pashfrytëzuara. Është energjia…
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes Dragan Nikoliq ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, dorëheqja e Nikoliqit është për arsye personale dhe shëndetësore, transmeton Portalb.mk. Nikoliq ka qenë sekretar shtetëror në mbrojtje për më shumë se 5 vjet, përkatësisht nga 28 qershori i vitit 2017 deri më 1 shtator 2022. “Gjatë periudhës kur Nikoliq u emërua në këtë funksion të lartë në Ministri, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare me të drejta të plota në Aleancë, ndërsa në kuadër të institucionit u ndërmorën hapa të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të kushteve…
EMV nga dje ka në dispozicion 3,1 miliardë denarë ose rreth 50 milionë euro për të rritur prodhimin dhe për të siguruar sasi shtesë të energjisë elektrike. Kompania apelon që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike. Çdo kilovat orë e kursyer, thekson EMV, do të nënkuptojë më pak shpenzim të qymyrit, mazutit dhe gazit. Edhe shteti bën thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike. Poashtu bën me dije se për përballimin e krizës energjetike janë dhënë mbi 100 milionë euro. “EMV-së i janë vënë në dispozicion 3,1 miliardë denarë për rritjen e prodhimit dhe sigurimin…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij në Samitin “Ballkani i Hapur” në Beograd, theksoi se bashkëpunimi në kuadër të Ballkanit të Hapur nuk është zëvendësim i BE-së. Ai theksoi se iniciativa është evropiane dhe bazohet në politikën e dyerve të hapura. Ai tha se qëllimi i Ballkanit të Hapur duhet të jetë heqja e plotë e kufijve. “Prandaj mendoj se synimi ynë duhet të jetë heqja e plotë jo vetëm e barrierave administrative mes Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë, por edhe heqja e plotë e rampave dhe krijimi i një rajoni që komunikon me njëri-tjetrin në…
Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Ilir Hasani po i bashkohet trendeve të reja të biznesit në vend dhe do të ndërtojë një central fotovoltaik në Kumanovë, konfirmon traumatologu për “Faktor”. Pas “Next Era Solar System”, përveç ish-funksionarit qeveritar, si bashkëpronar figuron edhe anëtari i Këshillit të Komunës së Kumanovës nga radhët e BDI-së, Ridvan Dervishi. “Vetë shteti në ditët e sotme jep nisma të tilla dhe unë dua të ndihmoj në krizën energjetike. Përveç kësaj, unë kam qenë gjithmonë i kujdesshëm për mjedisin jetësor, dhe madje edhe makinat e mia gjithmonë dua të jenë në hap me ruajtjen e mjedisit jetësor. Por…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij të sotëm në kuadër të samitit “Open Ballkan” në Beograd, tha se të tre vendet kanë nënshkruar marrëveshje me të cilat janë zotuar të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast të mungesës së furnizimeve ushqimore apo bujqësore, shkruan Alsat. “Me marrëveshjet që do të nënshkruajmë në këtë samit, do të angazhohemi për disponueshmërinë e ushqimit për qytetarët tanë. Fillimisht le të ndihmojmë njëri-tjetrin, kudo që është e nevojshme, dhe më pas do të tregtojmë në vendet e tjera ku është e nevojshme. Siç u ka hije fqinjëve të mirë. Ne do të ndihmojmë njëri-tjetrin në…
EMV nga dje ka në dispozicion 3,1 miliardë denarë ose rreth 50 milionë euro për të rritur prodhimin dhe për të siguruar sasi shtesë të energjisë elektrike. Kompania apelon që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike. Çdo kilovat orë e kursyer, thekson EMV, do të nënkuptojë më pak shpenzim të qymyrit, mazutit dhe gazit. Edhe shteti bën thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike. Ai po ashtu bën me dije se për përballimin e krizës energjetike janë dhënë mbi 100 milionë euro. “EMV-së i janë vënë në dispozicion 3,1 miliardë denarë për rritjen e prodhimit…
Gjithnjë e më pak nxënës të klasës së parë regjistrohen në shkollat fillore të Strugës. Sivjet numri i tyre është për 30 më pak se vitin e kaluar dhe arrin në 542. Por, krahasuar me vitin 2019, kur kishte 613 nxënës të klasës së parë, këtë vit numri është më i ulët për 71, ose gati 4 klasa më pak. Në fshatrat Xhepin dhe Poum ka vetëm nga një nxënës të regjistruar në klasën e parë. Një numër i vogël nxënësish regjistrohen në klasën e parë në shkollën e Koroshishtës. Jusufi thotë se gjithçka që kanë bërë deri më tani…
Policia e Tetovës njofton se një 22-vjeçar nga Bogovinja ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga rryma elektrike, përcjell TV21. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kamjan, ku 22-vjeçari ka punuar si punonjës ndërtimtarie. Nga SPB-Tetovë njoftojnë se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion. “Sot (1 shtator) në ora 12:20 në SPB-Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë 22-vjeçari E.I. nga Bogovinja e Tetovës, i cili paraprakisht sipas raportit fillestar ka pësuar lëndime të rënda nga goditja elektrike derisa ishte duke punuar pasi ishte angazhuar në punime ndërtimtarie (fasadës) te një…
Më shumë se 100 milionë euro janë siguruar nga shteti për përballje me krizën energjetike dhe investimet kapitale për përmirësimin e infrastrukturës komunale në komuna. Dje në mbledhjen e qeverisë janë miratuar vendimet, qëllimi përfundimtar i së cilës është përmirësimi i kushteve të jetesës së qytetarëve, informojnë nga Ministria e Financave. Me vendimin, nga sot EMV-së i vihen në dispozicion 3,1 miliardë denarë ose rreth 50 milionë euro me qëllim që kompania të rrisë prodhimin dhe të sigurojë sasi shtesë të energjisë elektrike. “EMV-ja do ta shfrytëzojë përkrahjen financiare edhe për furnizim me lëndë të para, si thëngjill, mazut dhe…

