Author: Hamdi Kumanova

Një vit të suksesshëm shkollor të punësuarve në arsim u uroi kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) Jakim Nedelkov. “Të dashur kolegë, Na lejoni t’ju urojmë që ky vit i ri shkollor të fillojë me energji të reja, shpresa të reja, përvoja dhe suksese të reja sindikale. Le t’u mësojmë nxënësve gjëra që nuk i dinin më parë. Ne dëshirojmë të nxjerrim më të mirën e nxënësve në këtë vit që vjen me punën dhe durimin tonë. Gjitha te mirat! Fillim të mbarë!, ka shkruar Nedelkov në Fejsbuk. Mësimdhënësit me pagën e muajit shtator do…

Lexo më Shumë

Në Vjenë, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka prezantuar kornizën prioritare të kryesimit të RMV-së me OSBE-në në vitin 2023. Duke u prononcuar para ambasadorëve në kuadër të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, Ministri Osmani, sic njofton KlanM, ka sqaruar platformën e kryesimit në vitin 2023, duke informuar ambasadorët për qëllimet dhe projeksionet prioritare  që fokusohen në sfidat aktuale në rajon dhe OSBE. Ai ka thënë se agresioni rus në Ukrainë dhe roli I OSBE-së në uljen e pasojave të krizës padyshim se do të ketë vend qendror në agjendën e venit tonë për vitin 2023. “Fatkeqësisht jetojnë në epokën…

Lexo më Shumë

Nga sot e deri më 31 mars të vitit të ardhshëm do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”, transmeton Portalb.mk. Ministria e Ekonomisë ka përgatitur një plan, rekomandime, indikacione dhe detyra të cilat ndahen në disa kategori varësisht nëse janë amvisëri, kompani apo hapësira publike në pronësi të shtetit (ministritë, agjencitë, organet e administratës shtetërore, kompanitë shtetërore, komunat dhe qyteti i Shkupit). Për amvisëritë dhe kompanitë janë dhënë vetëm rekomandime që duhet të respektohen për të…

Lexo më Shumë

Sot bëhen gjashtë muaj që kur qeveria e Maqedonisë së Veriut ka filluar të zbatojë për herë të pare sanksionet evropiane ndaj Rusisë. Me këtë rast, Instituti për Politika Publike “Arbën Xhaferi” ka analizuar të dhënat më të reja të Entit Shtetëror të Statistikave për vëllimin e përgjithshëm të tregtisë së jashtme në periudhën janar-qershor 2022 përcjell KlanM. Ndërsa vlera e përgjithshme e eksporteve drejt Rusisë mbetet thuajse konstante me rreth 25.5 milionë euro, ajo që bie në sy, është se vlera e importeve nga Rusia është 186.7 milionë euro, apo një rritje prej 405.8% krahasuar me të njëjtën periudhë…

Lexo më Shumë

ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri i cili sot në mëngjes, në ditën e parë të shkollës e vizitoi Shkollën e sapondërtuar fillore “Goce Dellçev” në Komunën e Ilindenit. Shaqiri u dëshiroi sukses në punë edhe mësimdhënësve, duke i porositur fëmijët të jenë motivim për të gjithë, siç tha, “ku duhet të lëvizim dhe si të punojmë”. Kryetari i Komunës së Ilindenit, Aleksandar Georgievski në shfaqjen në hollin e shkollës tha se shkolla e re do të jetë vend ku fëmijët do të shoqërohen, do të njoftojnë shokë dhe do të ndërtojnë personalitetin e tyre. “Obligim i yni është…

Lexo më Shumë

ar për verë, ushqim dhe turizëm “Vizioni verës në Ballkanin e Hapur”, nën patronazhin e Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. Samitin do ta hapin liderët e Ballkanit të Hapur, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në kuadër  të aktiviteteve në Beograd do të mbahet edhe samiti tradicional i liderëve të Ballkanit të Hapur i kryesuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në Beograd gjendet edhe një…

Lexo më Shumë

Në samitin e radhës të iniciativës Ballkani i Hapur, që mbahet më 2 shtator në Beograd, krahas organizatorëve, do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga Hungaria dhe Turqia. Sipas presidencës serbe, liderët e vendeve që kanë krijuar këtë nismë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, do të presin ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto dhe minstrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu. Sikur edhe në takimin e fundit të kësaj iniciative, të mbajtur në Ohër, të pranishëm do të jenë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka mohuar zërat të cilat flasin për rikonstruimin e Qeverisë ose ndrrimin eventual të eshaloneve mes partnerëve të koalicionit. Në daljen e fundit para mediave, zëvendës kryetari i parë I Qeverisë tha se një temë e tillë nuk është diskutuar fare brenda për brenda qeverisë. “Tek LSDM-ja dhe BDI-ja po edhe Alternativa nuk ka asnjë iniciativë për rikonstruim apo ndryshime në kabinetin Qeverisës. Sa i përket parnterëve të tjerë më të vegjël besoj që duhet të drejtoheni tek ato sepse nuk kam kontakt të përditshëm. Por një debat i tillë nuk është hapur as ndërmjet…

Lexo më Shumë

Deaga e Aleancës për Shqiptarët në Strugë ka reagyar lidhur me gjendjen e shkollave në këtë qytet. Reagimi i plotë i ASH-Strugë! Dega e ASH – Strugë, në prag të fillimit të vitit shkollor 2022/2023, vazhdon me anë të fotografive në terren, të pasqyrojë situatën e objekteve shkollore në Strugë dhe ua parashtron këto pyetje Ministrit për Arsim dhe Shkencë, kryetarit të Komunës së Strugës dhe udhëheqësive të shkollave: 1. Pse Komuna e Strugës si themeluese me ligj e arsimit fillor dhe të mesëm hesht ndaj gjendjes së këtillë të shkollave të Strugës? 2. Ç’farë ka pritur dhe ç’farë pret…

Lexo më Shumë

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut është arrestuar për shkak të sjelljeve të çuditshme në në aeroplanin e “Wizz Air”, që po udhëtonte në linjën ajrore Londër-Shkup, përcjell TV21. 31-vjeçari është arrestuar pasi është zhveshur dhe ka masturbuar në aeroplan. Personi i është dorëzuar efektivëve të Policisë së Petrovecit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. “Me datë 30.08.2022 në ora 03.50 në “Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit”, zyrtarët policorë e kanë ndaluar D.C.(31) nga Dellçeva, pasi i njëjti ishte zhveshur dhe kishte masturbuar në aeroplanin “Wizz air”, i cili fluturonte nga Londra për në…

Lexo më Shumë

Nga nesër nxënësit e Bllacës në Shkup do të ndjekin mësimet në shkollën e re e cila është ndërtuar në këtë vend. Pas gjithë angazhimit pas marrjes se detyrës siç patëm premtuar 1 shtatori nga ky vit shkollor nxënësit do të fillojnë mësimin që nesër në këtë shkollë në këtë objekt deklaroi ministri i arsimit Jeton Shaqiri. Si objekt do të jetë nga klasa e parë deri në klasën e pestë por do shofim edhe më tutje se si do të jetë regjistrimi i nxënësve, tha Shaqiri. Fëmijët e Bllacës mësimet i kanë ndjekur janë arsimuar jashtë shtetit ku kanë…

Lexo më Shumë

MPB njofton se ka arrestuar një person në shtëpinë të cilit gjatë bastisjes janë gjetur lëndë narkotike dhe armë pa leje. “Sot (31.08.2022) rreth orës 12:00 në fshatin Kovanec të Gjevgjelisë, zyrtarë policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare jug kanë liruar nga liria Gj.I. (42) nga fshati Kovanec. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe konfiskuar tetë kërcell me lartësi rreth dy metra dhe një kërcell kanabis sativa i tharë, tre pushkë, gëzhoja, municione luftarake, një mini laborator i improvizuar dhe një peshore digjitale. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas…

Lexo më Shumë