Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Kumanovë, do të promovohet të premten, (2 shtator) libri i Abaz Selmanit me titull “Në emër të dashurisë”, njofton Open-TV. “Të dashur miq, shok, dashamir. Ju ftoj që të merrni pjesë në promovimin e librit tim ‘Në emër të dashurisë’ që po realizohet nën organizimin e Shtëpisë së Kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Promovimi mbahet me 2 shtator të vitit 2022, në fillim prej ora 18:00 në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Kumanovë, ndërsa promotor i librit është Hamdi Nuhiju”,…
Author: Hamdi Kumanova
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 222 raste të reja Covid-19, nga 954 testime të bëra, përcjell TV21. Janë regjistruar 268 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima, një 79-vjeçar nga Shkupi dhe një 83-vjeçar nga Kërçova, që të dy kanë ndërruar jetë me diagnozë Covid-19, në kushte spitalore. Sipas regjistrit “Termini im” janë regjistruar edhe 6 pacientë të vdekur me diagnozë Covid-19. Personat kanë ndërruar jetë nga 11.08 deri me 28.08.2022 Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është…
Dy persona janë lënduar ndërsa 20 automjete janë dëmtuar. Mbi 40 drurë kanë rënë, janë vërshuar rreth 80 objekte, janë dëmtuar mbi 15 çati ndërsa tërësisht ka rënë çatia e një ndërtese pesëkatëshe, të paktën 5 shtylla elektrike kanë rënë, mbi 1000 telefonata në numrin telefonik 112, të gjitha këto janë bilanci i motit të lig që dje e kaploi Shkupin. QMK-ja ka menaxhuar 180 situata. “Nga moti i lig që ndodhi dje, nuk kemi viktima, nuk kemi qytetarë të lënduar, përveç dy personave të lënduar që ishin brenda veturës mbi të cilën ka rënë dru dhe morën lëndime trupore.…
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, janar-qershor, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka kryer 1057 inspektime, nga të cilat 692 janë regjistruar si kontrolle të rregullta, 185 të jashtëzakonshme dhe 180 kontrolle si mbikqyrje. Sreten Stojkovski nga ky institucion tha në konferencën e sotme për mediam se në periudhën janar-qershor 2022, shërbimet inspektuese kanë konstatuar 233 parregullsi, për të cilat janë marrë 212 vendime duke urdhëruar ose ndaluar aktivitete të caktuara. Në gjashtë muajt e parë janë pranuar 66 ankesa nga qytetarët, nga të cilat 19 për inspektorët e institucionit dhe 47 për inspektorët komunalë. Në shumicën e rasteve këto…
KRIFCA: LUFTA NË UKRAINË VËSHTIRËSI NË FURNIZIMIN ME USHQIME, NË BEOGRAD FIRMOSET MARRËVESHJA MES PALËVE Në Beograd do të mbahet paniri “vizioni i verës” në kuadër të ballkanit të hapur. Në këtë takim mes krerëve të rajonit do të firmoset edhe një marrëveshje mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për ngritjen e një mekanizmi për furnizimin me ushqime, dhe sigurimin e sasisë që i duhet çdo shteti. Bota po përballet me një krizë të rritjes së çmimeve por edhe vështirësisë për sigurimin e produketeve ushqimore për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. Për të mos patur probleme me…
Përderisa autoritetet lokale në Strugë paralajmërojnë kufizime për ndriçimin e rrugëve, shikuesit na dërgojnë video që tregojnë se si ndriçojnë dritat përgjatë shëtitores së qytetit në Strugë edhe gjatë ditës. Ndërkohë, gastronomët dhe biznesmenë u kërkojnë autoriteteve vendore të gjejnë mënyrë tjetër për të kursyer energjinë elektrike, jo duke errësuar qytetin. Thonë se do të lërë imazh të keq për turizmin. “Struga është qytet i mbushur me kafene, objekte turistike që kërkojnë ndriçimin e duhur. Nuk është mirë nëse shëtitorja është në errësirë ndërsa objekti të funksionojë. Nuk lë përshtypje të mirë as te vendasit e as te mysafirët. Kjo…
Sot në Shkup me fillim nga ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” do të organizohet “Protestë kundër dhunës ndaj vajzave të mitura dhe grave”, njofton Nistori. Protesta në Shkup vjen në shenjë mbështetjeje për aktivistët në Republikën e Kosovës, të cilët sot në Prishtinë po protestojnë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave të mitura, pasi opinioni në Kosovë ditë më parë është tronditur nga përdhunimi i vajzës 11-vjeçare nga 5 meshkuj. “Ne u bashkohemi vajzave dhe grave të Kosovës në thirrjen e tyre drejtuar institucioneve që të marrin masa të menjëhershme ndaj kriminelëve përgjegjës dhe të garantojnë mbrojtjen e vajzave dhe…
Policia mbrëmë e arrestoi një 53-vjeçar nga Shkupi në vendkalimin kufitar Tabanoc në automjetin e së cilit janë gjetur 23 monedha të vjetra dhe rreth 12 mijë euro. “Nëpunësit policorë të Stacionit Policor për vendkalimin kufitar Tabanocë sot në orën 00:25 e kanë privuar nga liria Z.T. (53) nga Shkupi. Gjatë kontrollit është konstatuar se ndodhet në listën e ndalimeve të Qendrës rajonale të punëve kufitare Jug, pas çka, me urdhër gjyqësor, në bashkëveprim me nëpunësit kufitar është kryer kontroll i automjetit “mercedes” me targa holandeze, të cilin e ka drejtuar. Më pas, në automjet janë gjetur dhe janë marrë…
Kuvendi ka kërkuar mendimin e Ministrisë së Arsimit mbi propozim-Ligjin për Arsim të Mesëm të bashkësive fetare në Maqedoni të Veriut, shkruan Alsat. Dikasteri për Arsim dhe Shkencë ka dhënë mendim pozitiv, ndërsa Qeveria vërtetoi mendimin. Drafti i cili ndodhet në procedurë parlamentare pritet të njoh diplomat e shkollave të mesme fetare, përkatësisht medreseve dhe jo vetëm të cilat aktualisht nuk njihen nga universitetet vendase shkaku i zbrazëtirës ligjore. “Me këtë propozim-ligj mendoj se çështja do të zgjidhet. Do të përfshihen brenda sistemit arsimor, do të konsiderohen brenda sistemit arsimor dhe do të kenë mundësi të barabartë për të konkurruar…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka njoftuar se një ditë para fillimit të procesit mësimorë është arritur marrëveshje me SASHK-un për çështjen e rrogave dhe se procesi mësimorë në vend do të fillojë pa vonesa. Për këtë marrëveshje Shaqiri shprehet shumë i lumtur dhe njofton se paga e shtatorit për të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm është më e lartë për 15 përqind. “Kjo do të thotë se rreth 32,500 punonjës, nga të cilët 25,000 janë mësues, marrin motivim shtesë për punë dhe kontribut personal në avancimin e cilësinë e sistemit arsimor kombëtar”, ka shkruar fillimisht…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot tha se është i bindur se abetarja e unifikuar shqipe në Kosovë dhe Shqipëri, do të inkorporohet edhe në Maqedoninë e Veriut. Shaqiri tha se pas fillimit të vitit shkollor në shtete fqinje, libri i abetares do të merret dhe do të dorëzohet për shqyrtim në Byronë për Arsim, pas çka do të vijojnë procedurat. “Që në komunikimet e para që kam pasur me Ministrinë e Arsimit në Kosovë, në të njëjtën kohë me Ministrinë e Arsimit në Shqipëri, kanë qenë procedura që kanë filluar më herët, po shihet çdo lloj mundësie…
MPB njofton se gjatë bastisjes në një shtëpi në Shkup janë zbualuar lëndë narkotike dhe aparate për laboratori për prodhim të mariuanës. “Më 30.08.2022, policia nga SPB Shkup kanë arrestuar B.K. (35) nga Shkup. Gjatl bastisje në shtëpinë e tij, e clia është kryer me urdhër të gjykatës, janë zbuluar dhe konfiskuar 500 gramë mariuhan dhe aparate laboratorike për prodhim të mariuhanës. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas plotësimit të dokumentacionit ndaj tij do të parashtrohen procedura përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

